A jeni të dhënë pas çështjeve aktuale, gazetarisë dhe avokimit? A dëshironi të jeni pjesë e një projekti medial i cili është gjithnjë në rritje? A dëshironi të kontribuoni në rritjen e këti projekti?
Përmes revistës sonë online, debateve, punëtorive dhe nismave të avokimit, K2.0 ka prezantuar një model më ndryshe të mediave i cili është i domosdoshëm në shekullin 21.
Jemi duke kërkuar menaxher/e të programit që t’i bashkohet ekipit tonë, meqë synojmë zgjerimin e përmbajtjeve, programeve dhe aktiviteteve tona. Personi që po kërkojmë ta marrim në punë duhet të jetë i/e përkushtuar për mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e programeve dhe projekteve tona, si dhe identifikimin e mundësive të reja të financimit, për të siguruar qëndrueshmërinë e organizatës.
Kjo është mundësi shumë interesante për një menaxher/e të programit që ka dëshirë të jetë pjesë e një organizate mediale të avancuar dhe progresive, dhe të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e organizatës sonë.
Detajet kryesore:
Pozita: Menaxher/e i/e Programit
Orari: 40 orë në javë
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 20 prill, 2018
Data e fillimit të punës: maj 2018
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Shkrimi i projekt-propozimeve dhe menaxhimi i projekteve thelbësore të organizatës, duke përfshirë këtu raportet e ndërmjetve dhe ato përfundimtare, respektimin e afateve përfundimtare dhe bashkëveprimin me menaxheren e financave
– Zhvillimi i korrespodencës dhe komunikimi me donatorë dhe organizata partnere
– Identifikimi i mundësive të reja për mbledhje të fondeve për organizatën
– Mbikëqyrja e zbatimit të projekteve
– Pjesëmarrja në takime organizative, mbajtja e shënimeve për statusin e projekteve dhe koordinimi i komunikimit ndërmjet drejtoreshës, ekipit të financave dhe organizatave partnere apo financuese
– Asistimi i organizatës me aktivitete të rregullta dhe çështje ad-hoc
Kandidati/ja ideal/e për këtë pozitë duhet të jetë:
– I/E mirëinformuar për zhvillimet aktuale në gazetari dhe media
– I/E organizuar dhe me vetëbesim për të menaxhuar me njerëz dhe projekte
– I/E aftë për të punuar brenda afateve kohore dhe për t’i menaxhuar të tjerët, që edhe ata t’i respektojnë afatet
– I/E vetëmotivuar dhe me vullnet për të kontribuar në rritjen e organizatës
– Profesionist/e e nivelit të lartë gjatë tërë kohës përderisa përfaqëson K2.0
Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:
– Përvojë në menaxhimin dhe mbledhjen e fondeve për projekte në OJQ-ve
– Zotërim të shkëlqyer të gjuhës së shkruar angleze
– Komunikim të shkëlqyer
– Përvojë me Google Docs dhe Google Drive
– E preferueshme: dy vjet përvojë pune të ngjashme
– Gjuhët: Njohuri e shkëlqyer e gjuhës angleze dhe shqipe
Për të aplikuar ju lutem dërgoni e-mail në në [email protected] me subjektin “Menaxher/e i/e Programit” deri me 20 prill, 2018, duke përfshirë:
- CV
- Letër motivimi;
- Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojmë për referencë.K
F0to kryesore e huazuar nga forcat airore të Sh.B.A-së.