S`fundmi | K2.0

K2.0 kërkon korrespondentë në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Maqedoni

Nga - 16.03.2018

Ju mund të jeni njëri nga korrespondentët tanë të rinj!

K2.0 është duke e zgjeruar mbulueshmërinë nga Ballkani Perendimor dhe për këtë na duhen zëra të rinj nga i gjithë rajoni – veçanërisht nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia. Kjo është një mundësi e mirë për cilindo gazetar që është i interesuar të jetë pjesë e gazetarisë progresive. Me suksesin tonë të vazhdueshëm, jemi të gatshëm ta rrisim rrjetin tonë të korrespondentëve për ti ofruar audiencës tonë më shumë përmbajtje të guximshme nga rajoni.

Si një revistë online, K2.0 nuk është e interesuar të prodhojë artikuj të “lajmeve” të përditshme, kështu që ju duhet të keni ide origjinale në mënyrën se si i paraqitni storiet tuaja, për të sjellë një qasje të freskët për tema të caktuara. Mbase një çështje nuk është trajtuar mjaftueshëm ose është lënë anash në shtetin tuaj ose në rajon, ose një çështje që është trajtuar shumë, por vetëm nga një perspektivë, dhe ju besoni se është më komplekse se kaq.

Nëse dëshironi të kontriboni në trajtimin cilësor të çështjeve të ndryshme me rëndësi, ne dëshirojmë të dëgjojmë nga ju!

Si korrespondent i K2.0, ju do të:

  • Propozoni storie tek redaktorët tanë në lidhje me politikë, kulturë, shoqëri, ngjarje aktuale dhe më shumë;
  • Koordinoheni me ekipin tonë redaktues për caktimin e detyrave, udhëzimeve, afateve dhe redaktimit;
  • Punoni (në distancë) me ekipin tonë redaktues gjatë procesit të publikimit.

Aplikuesit duhet të kenë njohuri të shkëlqyera gjuhësore dhe të kenë mundësi të shkruajnë bindshëm, me saktësi dhe në mënyrë koncize në gjuhën e tyre, dhe të kenë mundësi të kuptojnë gjuhën angleze shumë mirë.

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni email në [email protected] me titull “Regional correspondent application [+ shteti]”, duke përfshirë:

  • CV-në tuaj
  • Dy shembuj të shkrimit tuaj
  • Një letër të shkurtër motivimi duke spjeguar pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë rol
  • Dy ide artikujsh për kontributin tuaj të parë, duke i përmendur çështjet të cilat dëshironi t’i trajtoni dhe arsyet pse mendoni se janë të rëndësishme, dhe qasjen të cilën dëshironi ta përdorni për t’i raportuar ato.

Afati për aplikim: E diel, 1 prill 2018.

Presim me ëndje të dëgjojmë nga ju.

Foto kryesore: Wellcome Library, London. Wellcome Images (Creative Commons license).