S`fundmi | K2.0

K2.0 po kërkon – Koordinator/e të Komunikimit

Nga - 20.08.2019

A jeni të gashëm për një sfidë të re?

A keni pasion për rrjetet sociale dhe komunikimin? A jeni të interesuar për çështje aktuale, gazetari dhe avokim? Doni një punë dinamike me ritëm të shpejtë që gjithmonë ju mban në lëvizje?

Përmes revistave tona online dhe të shtypura, debateve, punëtorive dhe nismave të avokimit, K2.0 ka prezantuar një model më ndryshe të mediave i cili është i domosdoshëm në shekullin 21. Po kërkojmë një koordinator/e të komunikimit për ekipin tonë që është gjithnjë në rritje, pasi po synojmë zgjerimin e pranisë sonë online dhe në komunitet.

Personi që po kërkojmë do të jetë në qendër të çdo gjëje që lidhet me praninë tonë publike, prej projektimit të një strategjie dinamike për komunikim e deri te mirëmbajtja e llogarive tona në rrjete sociale për t’u siguruar që ato e angazhojnë vazhdimisht komunitetin, si dhe të uebfaqes tonë për t’i lënë mbresa të mira vizitorëve.

Do të punoni nga afër me ekipin e redaksisë tonë, për t’u siguruar që gazetaria jonë kualitative arrin tek një audiencë gjithnjë më e gjërë, si dhe për t’i promovuar organizimet tona dhe për të qenë pika jonë primare e kontaktit me publikun.

Kjo është mundësi shumë interesante për personat që dëshirojnë të merren me gazetari të avancuar dhe progresive. Do të punoni nga afër me të gjitha departamentet e K2.0 dhe duhet të jeni të gatshëm t’i përvetësoni informatat në mënyrë efikase dhe të saktë, gjersa bëni punë të ndryshme.

Nëse jeni dinamik/e, i/e organizuar dhe doni të jeni pjesë e një organizate që është në rritje, na shkruani!

Detajet kryesore:

Pozita: Koordinator/e të Komunikimit 

Orari: 40 orë në javë

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: e diel, 1 shtator (mesnatë)

Muji i fillimit të punës: shtator 2019

Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e të gjitha rrjeteve sociale të K2.0, përfshirë: Facebook, Twitter dhe Instagram (në bashkëpunim me Agjencinë e Rrjeteve Sociale) për të garantuar përditësimin e tyre dhe angazhimin e komunitetin;
  • Planifikimi dhe zbatimi i strategjisë së K2.0 për komunikim; vlerësimi dhe raportimi për efikasitetin e saj;
  • Ndërmarrja e nismave për ta përmirësuar praninë e K2.0 online dhe offline;
  • Përgatitja/optimizmi i përshkrimeve për të gjitha përmbajtjet redaktoriale të K2.0;
  • Shërbimi si pikë e kontaktit për pyetje nga publiku, përfshirë këtu monitorimin e gjithë komunikimit të K2.0 me palë të jashtme – përfshirë (por jo vetëm) emailat, inbokset e rrjeteve sociale, komentet në uebfaqe dhe rrjete sociale etj.
  • Inkuadrimi i tekstit dhe materialeve vizuale në uebfaqen e K2.0, për ta përditësuar çdo ditë atë.
  • Pjesëmarrja në procese të redaksisë, për ta koordinuar në mënyrë efektive publikimin dhe promovimin e përmbajtjeve të redaksisë, dhe mbajtja e shënimeve gjatë takimeve.
  • Mirëmbajtja e komunikimit të rregullt dhe koordinimi me ekipin vizual të K2.0 dhe partnerëve të dizajnit;
  • Koordinimi dhe organizimi i vizitave për palët e interesuara në lokacionin e K2.0;
  • Përditësimi i databazës së kontakteve.

Kandidati/ja ideal/e për këtë rol duhet:

  • Të jetë i/e mirëinformuar për zhvillimet aktuale në gazetari dhe media dhe ta kuptojë se si funksionojnë përmbajtjet në rrjetet sociale;
  • Të jetë shumë kreativ/e me ide për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e pranisë publike dhe online të K2.0 – të na ndihmojë të lidhim praninë tonë në internet me atë jashtë internetit;
  • Të jetë i/e organizuar dhe motivuar, me aftësi për ta prioritizuar orarin dinamik me plot punë, dhe të punojë brenda afateve të caktuara kohore – si dhe të identifikojë mundësi dhe t’i realizojë ato;
  • Të jetë i/e pasionuar për të kontribuar në rritjen e organizatës;
  • Të jetë shumë profesional/e gjatë gjithë kohës kur përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Preferohet diploma Bachelor/Master në Gazetari, Komunikim Masiv, Marrëdhënie me Publikun (apo ndonjë fushë të ngjashme, relevante);
  • Preferohet: minimum dy vjet përvojë të ngjashme;
  • Përvojë me punë korrekte dhe efektive në një ambient dinamik dhe me ritëm të shpejtë;
  • Komunikim të shkëlqyer në të gjitha format, përfshirë këtu komunikim të fuqishëm me shkrim dhe me gojë për artikulim të ideve tek kolegët dhe publiku, si dhe përvojë me fjalime publike;
  • Gjuhët: Njohuri të shkëlqyer të gjuhës shqipe dhe angleze. (Njohuria e gjuhës serbe është përparësi, por jo e kërkuar domosdoshmërisht).

Ju lutem krijoni një video të shkurtër ku na tregoni:

  1. Kush jeni (pa përmendur punën/arsmin/prejardhjen)?
  2. Çfarë do të thotë ‘komunikimi’ për juve? [Duheni ta ruani dhe të vendosni vegzën e Wetransfer në fushën përkatëse tek forma e aplikimit];

Për të aplikuar, klikoni këtu.K

Foto kryesore: Besnik Bajrami / K2.0.