A jeni i/e apasionuar pas ngjarjeve aktuale, gazetarisë dhe avokimit? A dëshironi të bëheni pjesë e entitetit medial, që është gjithnjë e në rritje? A dëshironi të kontribuoni në rritjen dhe ndikimin tonë?
Po e kërkojmë një menaxher/e të lartë të projekteve i/e cili/a është i/e përkushtuar në mirëmbajtjen dhe mbikëqyrjen e projekteve ekzistuese, si dhe identifikimin e mundësive të reja të financimit, për të siguruar qëndrueshmërinë e organizatës.
Kjo është mundësi shumë interesante për një menaxher/e të lartë të projekteve, që ka dëshirë të jetë pjesë e një organizate mediale të zhvilluar e përparimtare dhe të luajë rol të rëndësishëm në rritjen e saj.
Detajet kryesore:
Pozita: Menaxher/e i/e lartë i/e projekteve
Orari: 40 orë në javë
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 15 shtator 2024
Data e fillimit të punës: Tetor (me mundësi negociimi)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
– Shkrimi i projekt-propozimeve dhe menaxhimi i projekteve thelbësore të organizatës, duke përfshirë këtu përgatitjen e raporteve të ndërmjetme dhe atyre përfundimtare, respektimin e afateve kohore dhe bashkëveprimin me menaxheren e financave dhe menaxheren e redaksisë;
– Zhvillimi dhe mbajtja e korrespodencës dhe komunikimit me donatorë dhe organizata partnere;
– Identifikimi i mundësive të reja për mbledhje të fondeve për organizatën;
– Mbikëqyrja dhe zbatimi i disa projekteve që mbështesin aktivitetet e K2.0, duke përfshirë mbikëqyrjen e nismavee për dhënien e granteve të K2.0;
– Pjesëmarrja në takime organizative, mbajtja e shënimeve për statusin e projekteve dhe koordinimi i komunikimit ndërmjet drejtores, ekipit të financave dhe organizatave partnere apo financuese;
– Asistimi i organizatës me aktivitete të rregullta dhe ad-hoc në lidhje me Hub K2.0, platforma për ngritjen e kapaciteteve dhe angazhimin e qytetarëve, si dhe zbatimin e strategjisë së organizatës;
— Udhëheqjen e ekipit të projekteve të K2.0.
Kandidati/ja ideal/e për këtë pozitë duhet të jetë:
– I/E mirëinformuar për zhvillimet aktuale në gazetari dhe medie;
– I/E organizuar dhe me vetëbesim për të menaxhuar me njerëz dhe të gjitha aspektet e ciklit të projektit;
– I/E aftë për të punuar brenda afateve kohore dhe për t’u siguruar që edhe të tjerët i respektojnë afatet;
– I/E vetëmotivuar dhe me vullnet për të kontribuuar në rritjen e organizatës;
– Profesionial/e i/e nivelit të lartë kurdo që përfaqëson K2.0.
Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:
– Të paktën tre vjet përvojë në menaxhimin e projekteve dhe mbledhjen e fondeve në OJQ;
– Diplomë Bachelor/Master në fusha relevante, si gazetari, marrëdhënie ndërkombëtare ose menaxhment;
– Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
– Përvojë me Google Docs dhe Google Drive;
– Gjuhët: Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur. Ndonëse njohja e gjuhës shqipe është shumë e preferueshme, nuk është e domosdoshme.
Për të aplikuar ju lutem klikoni këtu deri më 15 shtator 2024, duke përfshirë:
– CV, duke vënë theksin te përvoja në menaxhimin e ciklit të projekteve
– Letër motivimi;
– Emrin dhe të dhënat e kontaktit të dy personave që K2.0 mund t’i kontaktojë për referencë.
Kosovo 2.0 është një punëdhënës që ofronmundësi të barabarta. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një vend pune ku nuk ka diskriminim apoo ngacmim bazuar në racë, ngjyrë, fe, moshë, seks, origjinë kombëtare, aftësi të kufizuara, orientimi seksual, identiteti gjinor apo çfarëdo statusi a karakteristike tjetër të mbrojtur me ligjet në fuqi. Vendimet rreth punësimit bazohen në kualifikime, meritë dhe nevoja të organizatës. Ne inkurajojmë në mënyrë aktive aplikimet nga kandidatë/e të të gjitha prapavijave për të siguruar që kemi një fuqi punëtore që e pasqyron diversitetin e komuniteteve, të cilave u shërbejmë.
Imazhi i ballinës: K2.0.