A jeni të pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë? A dëshironi të shtjelloni më thellë çështjet e rëndësishme të Ballkanit Perendimor?
Nëpërmjet revistës sonë online, debateve e aktiviteteve të avokimit, K2.0 sjell zëra të rinjë dhe pikëpamje të ndryshme, si dhe i sfidon diskursin e krijuar publik.
Prandaj, jemi duke kërkuar një redaktor/e rajonal/e që t’i bashkohet ekipit tonë redaktorial, që është gjithmonë e në rritje, kjo meqë synojmë zgjerimin e përmbajtjeve tona në mënyrë të guximshme dhe joshëse për opinionin. Personi që po kërkojmë të marrim në punë duhet të jetë i përkushtuar për të thelluar kuptimin e çështjeve aktuale politike, sociale dhe kulturore të Ballkanit Përendimor.
Kjo është mundësi shumë interesante për një redaktor/e që ka dëshirë që të merret me gazetari të avancuar e progresive. Duke bashkëpunuar me ekipin redaksional në Prishtinë, ju do t’i koordinoni përmbatjet nga pesë shtetet e rajonit si dhe do të keni mundësi t’i formësoni përmbajtjet tona rajonale.
Detaje kyçe:
Pozita: Redaktor/e rajonal/e
Orari: Fleksibil
Lokacioni: Fleksibil (mund të punoni jashtë zyres e të jeni të bazuar kudo në Ballkanin Perendimor)
Afati i fundit për aplikim: 12 shkurt, 2017
Data e fillimit të punës: 1 mars 2017
Pjesë e përgjegjësive janë:
- Menaxhimi dhe koordinimi i prodhimit të përmbajtjeve rajonale të K2.0;
- Identifikimi i shkrimtarëve dhe fotografëve profesionalë në Ballkanin Përendimor;
- Identifikimi i temave rajonale interesante për përmbajtje të K2.0;
- Redaktimi i përmbajtjeve të rregullta rajonale;
- Bashkëpunimi me ekipin redaksional në Prishtinë për të koordinuar punët sipas një orari të miratuar.
Kandidati/ja ideal/e për këtë pozitë duhet të jetë:
- I/E mirëinformuar për çështje aktuale të Ballkanit Perendimor;
- I/E organizuar dhe me vetëbesim, sa i përket menaxhimit të personave dhe projekteve;
- I/E aftë për të punuar brenda afateve të caktuara kohore e për të menaxhuar me persona të tjerë në mënyrë që edhe ata të kenë sukses në këtë aspekt;
- I/E vetëmotivuar dhe i/e pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë;
- Profesionist/e në nivel të lartë gjatë tërë kohës përderisa përfaqëson K2.0.
Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:
- Përvojë me redaktim të përmbajtjeve gazetareske në serbisht dhe anglisht;
- Zotërim të shkëlqyer të gjuhës së shkruar serbe;
- Komunikim të shkëlqyer;
- Përvojë me Google Docs dhe Google Drive;
- E preferueshme: dy vite përvojë të ngjashme;
- Gjuhët: Rrjedhshëm gjuhët serbe e angleze.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni postë elektronike në [email protected] me subjektin “Aplikim për Redaktor/e Rajonal/e” deri me 12 shkurt, 2017, duke përfshirë:
- CV
- Letër motivimi;
- Dy mostra të shkrimeve (nëse keni);
- Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojmë për referencë.K
Foto kryesore: Majlinda Hoxha / Kosovo 2.0.