S`fundmi | K2.0

K2.0 po kërkon – redaktor/e rajonal/e

Nga - 26.01.2017

Aplikoni tani për të iu bashkuar ekipit të K2.0.

A jeni të pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë? A dëshironi të shtjelloni më thellë çështjet e rëndësishme të Ballkanit Perendimor?

Nëpërmjet revistës sonë online, debateve e aktiviteteve të avokimit, K2.0 sjell zëra të rinjë dhe pikëpamje të ndryshme, si dhe i sfidon diskursin e krijuar publik.

Prandaj, jemi duke kërkuar një redaktor/e  rajonal/e që t’i bashkohet ekipit tonë redaktorial, që është gjithmonë e në rritje, kjo meqë synojmë zgjerimin e përmbajtjeve tona në mënyrë të guximshme dhe joshëse për opinionin. Personi që po kërkojmë të marrim në punë duhet të jetë i përkushtuar për të thelluar kuptimin e çështjeve aktuale politike, sociale dhe kulturore të Ballkanit Përendimor.

Kjo është mundësi shumë interesante për një redaktor/e që ka dëshirë që të merret me gazetari të avancuar e progresive. Duke bashkëpunuar me ekipin redaksional në Prishtinë, ju do t’i koordinoni përmbatjet nga pesë shtetet e rajonit si dhe do të keni mundësi t’i formësoni përmbajtjet tona rajonale.

Detaje kyçe:

Pozita: Redaktor/e rajonal/e

Orari: Fleksibil

Lokacioni: Fleksibil (mund të punoni jashtë zyres e të jeni të bazuar kudo në Ballkanin Perendimor)

Afati i fundit për aplikim: 12 shkurt, 2017

Data e fillimit të punës:  1 mars 2017

Pjesë e përgjegjësive janë:

  • Menaxhimi dhe koordinimi i prodhimit të përmbajtjeve rajonale të K2.0;
  • Identifikimi i shkrimtarëve dhe fotografëve profesionalë në Ballkanin Përendimor;
  • Identifikimi i temave rajonale interesante për përmbajtje të K2.0;
  • Redaktimi i përmbajtjeve të rregullta rajonale;
  • Bashkëpunimi me ekipin redaksional në Prishtinë për të koordinuar punët sipas një orari të miratuar.

Kandidati/ja ideal/e për këtë pozitë duhet të jetë:

  •  I/E mirëinformuar për çështje aktuale të Ballkanit Perendimor;
  •  I/E organizuar dhe me vetëbesim, sa i përket menaxhimit të personave dhe projekteve;
  • I/E aftë për të punuar brenda afateve të caktuara kohore e për të menaxhuar me persona të tjerë në mënyrë që edhe ata të kenë sukses në këtë aspekt;
  • I/E vetëmotivuar dhe i/e pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë;
  • Profesionist/e në nivel të lartë gjatë tërë kohës përderisa përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Përvojë me redaktim të përmbajtjeve gazetareske në serbisht dhe anglisht;
  • Zotërim të shkëlqyer të gjuhës së shkruar serbe;
  • Komunikim të shkëlqyer;
  • Përvojë me Google Docs dhe Google Drive;
  • E preferueshme: dy vite përvojë të ngjashme;
  • Gjuhët: Rrjedhshëm gjuhët serbe e angleze.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni postë elektronike në contact@kosovotwopointzero.eu me subjektin “Aplikim për Redaktor/e Rajonal/e” deri me 12 shkurt, 2017, duke përfshirë:

  • CV
  • Letër motivimi;
  • Dy mostra të shkrimeve (nëse keni);
  • Emrin dhe detajet e kontaktit të dy personave që mund t’i kontaktojmë për referencë.K

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / Kosovo 2.0.