S`fundmi

K2.0 po punëson: Koordinator/e të përmbajtjes digjitale

Nga - 28.05.2025

Aplikoni për t’iu bashkuar ekipit të K2.0!

Jemi në kërkim të një koordinatori/eje të përmbajtjes digjitale, që do të angazhohet ta rrisë praninë digjitale të K2.0, nga publikimet e përditshme deri te inovacioni me ndikim afatgjatë. Përtej menaxhimit të rregullt të platformës, kemi nevojë për dikë që përcjell trendet teknologjike gjithnjë në zhvillim, eksperimenton me formatet e reja digjitale dhe sigurohet që çdo përmbajtjeje e jona të arrijë, informojë dhe tërheqë audienca të ndryshme.

Nëse të intereson ndërthurja mes analitikës, inovacionit dhe rrëfimtarisë, kjo është mundësi e shkëlqyer që të kontribuosh në një organizatë mediale që sheh kah e ardhmja. Do të punosh për së afërmi me ekipin e redaksisë dhe prodhimit, për t’u siguruar që K2.0 të mbetet pionere në rrëfimtarinë digjitale.

Hollësitë kryesore

  • Pozita: Koordinator/e i/e përmbajtjes digjitale
  • Orari: 40 orë në javë
  • Vendndodhja: Prishtinë
  • Afati i fundit për aplikim: 15 qershor 2025
  • Data e fillimit: Korrik 2025

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore

  • Menaxhimi publikimeve ditore – Menaxhon futjen, planifikimet dhe optimizimin e përmbajtjes në webfaqe dhe platformat e rrjeteve sociale, duke siguruar publikim në kohë dhe të përshtatur enkas për secilën platformë.
  • Zhvillimi i strategjisë së platformave – Zbaton dhe përmirëson strategjinë e pranisë digjitale të K2.0 në webfaqe, rrjete sociale, buletin (newsletter) dhe programin e anëtarësimit “HIVE”.
  • Vendosja dhe përcjellja e indikatorëve kyçë (KPI) – Përcakton objektivat vjetore për secilin kanal; monitoron Search Engine Optimization (SEO-në), angazhimin, trafikun, konvertimin dhe metrikat e anëtarësimit; rekomandon optimizime të bazuara në të dhëna.
  • Dorëzimi i raporteve me të dhëna – Ofron raporte të qarta dhe praktike për performancën (javore, dy-javore, gjashtë-mujore dhe vjetore), si dhe analiza sipas nevojës për ta udhëhequr vendimmarrjen.
  • Propozimi i formateve të reja – Përcjell rregullisht trendet digjitale dhe bashkëpunon me redaksinë dhe ekpin e prodhimit për të adoptuar formate të reja, si vizualizime interaktive, video të shkurtra, karosela dhe artikuj që bazohen në të dhëna.
  • Ruajtja e koherencës së brendit – Bashkëpunon me redaktorë/et dhe dizajnerë/et për ta ruajtur identitetin vizual dhe redaktorial, si dhe për të ruajtur një standard të lartë të paraqitjes multimediale (audio, video, grafikë, podkaste, statistika).
  • Mirëmbajtja teknike – Bën mirëmbajtjen e përditshme të webfaqes; bashkëpunon me zhvillues/e të jashtëm/e për zgjidhjen e problemeve; realizon përditësime dhe projektin e rikonceptimit të vazhdueshëm të faqes.
  • Paketimi i përmbajtjes – Ndihmon në dizajnimin e postimeve, karuselave dhe produkteve të tjera sociale; optimizimin e paraqitjes së buletinëve; mbështet komunikimet, që ndërlidhen me modelin tonë të anëtarësimit “HIVE”.
  • Mbështetja e nismave më të gjera të K2.0 – Ofron ekspertizë në angazhimin digjital për ngjarjet dhe fushatat tona, si dhe nismat për ngritje fondesh.
  • Në hap me zhvillimet – Përcjell rregullisht përditësimet e platformave, ndryshimet e algoritmeve dhe tërheqjes së audiencës; ndan njohuritë me ekipin.

Kërkesat:

  • Përvoja: Të paktën dy vjet përvojë në pozita që lidhen me rrjetet sociale, webfaqe apo përmbajtje digjitale.
  • Aftësitë teknike: Ka njohuri të avancuara në përdorimin e platformave kryesore sociale; përvojë praktike me sisteme menaxhimi përmbajtjeje (CMS), preferohet WordPress; njohuri pune me mjete për buletine (p.sh. Mailchimp) dhe njohuri bazë në HTML/CSS.
  • Leximi i të dhënave: Ka njohuri të mira në përdorimin e SEO, Google Analytics, statistikave të platformave dhe KPI-ve për rrjetet sociale; aftësi për t’i shndërruar të dhënat në strategji të qarta.
  • Qasje rrëfyese: Aftësi të dëshmuara për të zhvilluar dhe zbatuar formate digjitale inovative, që arrijnë të angazhojnë audienca të ndryshme.
  • Shkathtësi vizuale: Njohuri bazë në Adobe Creative Suite, Canva apo mjete të ngjashme; Vëmendje të mprehtë për koherencën vizuale të brendit.
  • Shkathtësi të buta: Ka të zhvilluara aftësinë e të menduarit kritik, zgjidhjen e problemeve, bashkëpunim dhe aftësi të forta në shkrim dhe komunikim në anglisht.
  • Përparësitë: Përvojë me modele anëtarësimi apo fushata për angazhimin e komunitetit; diplomë në Marketing, Komunikim, apo fusha të ngjashme.

Pse t’i bashkohesh ekipit të K2.0?

Në K2.0 do të punosh në një mjedis dinamik dhe bashkëpunues, ku idetë e tua ndihmojnë në formësimin e mënyrës se si informojmë, angazhojmë dhe frymëzojmë komunitetin tonë. Kjo është mundësi e shkëlqyer për t’i zhvilluar aftësitë ua, për të konceptuar ide në rrëfimtarinë digjitale dhe kontribuuar në misionin tonë.

Si të aplikosh?

Dërgo CV-në tënde, një letër motivimi të shkurtër dhe një portfolio (nëse ke), deri më 15 qershor 2025.

Apliko këtu.

Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0.