Në thelb | Media

K2.0 shpjegon: E drejta e gazetarëve për t’i mbrojtur burimet e tyre

Nga - 27.07.2021

Në thelbin e demokracisë, burimet janë të shenjta – pothuajse gjithmonë.

Burimet janë thelbësore për ushtrimin e lirisë së medias dhe të drejtën për informacion. Kur gazetarëve u bëhet presion për t’i zbuluar burimet e tyre, dëmet shkojnë përtej një lajmi —  kjo mund të dëmtojë besimin e një mjedisi të tërë medial. 

Pa njerëz të gatshëm të flasin, gazetarët dhe gazetaria nuk mund të ekzistojnë. Pyesni çdo gazetar profesionist dhe ata do t’ju thonë se një burim është i shenjtë.

Ndonjëherë ka raste kur gjyqtarët ose policia u kanë kërkuar gazetarëve ose redaktorëve t’i zbulojnë burimet e tyre — dhe në disa raste shumë specifike, ata mund ta bëjnë këtë. Por për shkak të pasojave të ardhshme në detyrimit e medias për t’i zbuluar burimet e tyre, kjo nuk mund të ndodhë çdo ditë.

Kohët e fundit, mediumi Insajderi solli në qendër të vëmendjes mbrojtjen e burimeve. Publikimi i informacionit që përfshin Ministrinë e Shëndetësisë dhe procesin e vaksinimit çoi në marrjen në pyetje nga policia në lidhje me burimet e informacionit të Insajderit. Asociacionet e medias nxituan ta dënojnë çdo përpjekje për të bërë presion ndaj gazetarëve për t’i zbuluar burimet e tyre — pavarësisht nga saktësia e informacionit të publikuar.

Atëherë, çfarë të drejtash kanë gazetarët në Kosovë për t’i mbrojtur burimet e tyre? Dhe pse është mbrojtja e burimeve kaq jetësore për një demokraci të shëndetshme?K

Hulumtimi dhe skripta: Cristina Marí
Redaktimi: Besa Luci
Narracioni: Aulonë Kadriu
Muzika: Studio 11 Prishtinë
Dizajni dhe animacioni: Agon Dana
Video: Agon Dana and Matko Bulent

 

Kjo video është realizuar në kuadër të projektit ‘’Angazhimi qytetar’’, që financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk paraqet pikëpamjet e Bashkimit Europian.