Në thelb | Ambienti

“Kampi i të mbijetuarve të Šodroš”

Nga - 12.10.2022

Dy kilometra prej qendrës së Novi Sad-it, një oazë e natyrës, e njohur si “Šodroš” shtrihet përgjatë brigjeve të Danubit.

Ky vend është shtëpia e pemëve autoktone dhe specieve të rrezikuara të shpendëve; është strehë në një qytet ku autoritetet po planifikojnë ta zhvillojnë zonën në një “Novi Sad Waterfront”, duke ndjekur hapat e projektit “Belgrade Waterfront”. Po flitet se ka plane për ta ndërtuar një urë të re në Danub, që nxiti aktivitetet për pastrimin e pyjeve.

Ishte alarm i kuq për qytetarët e Novi Sad-it — ata u mblodhën në protestë duke ngritur një kamp në zonë, për ta mbrojtur pyllin e vendit me trupat e tyre, si dhe brigjet e Danubit nga prishja dhe operacionet e ndërtimit.