Depotë e braktisura e që kanë mbetur jashtë përdorimit, mbrapa stacionit kryesor të trenit në qendër të Beogradit, janë shëndrruar në strehë për më shumë se 1,000 persona që kanë ngecur në kryeqytetin e Serbisë gjatë rrugëtimit të tyre nga Lindja e Mesme për në Evropën Perendimore. Në pritje për ta kaluar kufirin me Hungarinë, refugjatë dhe emigrantë tjerë që kryesisht kanë ardhur nga Afganistani e Pakistani po e kalojnë dimrin e ftohtë e me temperatura nën zero në depo që dikur përdoreshin për doganë e që sot janë në gjendje të mjerueshme – pa dyer, dritare, energji elektrike apo ujë.
Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, diku 6,500 emigrantë aktualisht janë duke qëndruar në Serbi. Megjithatë, OJQ-të lokale thonë se ka shumë më shumë – të paktën 10,000. Pjesa dërrmuese po përpiqen që ta kalojnë kufirin hungarez përmes Ballkanit për të arritur Evropën Perendimore. Megjithatë, vetëm disa dhjetëra arrijnë sukses çdo ditë.
Në 19 qendrat shtetërore të Serbisë për emigrantë ka hapësirë për 6,000 persona. Megjithatë, shumë emigrantë po zgjedhin që të qëndrojnë në depo të rrënuara, në kushte të tmerrshme jetese, të dekurajuar për të kërkuar akomodim në strehimoret e shtetit për shkak të një kushti që thotë se për të qëndruar aty emigrantët duhet të kërkojnë azil në Serbi. Shumica nuk duan që ta bëjnë këtë, meqë kanë frikë që do t’u refuzohen kërkesat e tyre për azil në vendet tjera ku kanë dëshirë të shkojnë.
Depotë e ftohta te stacioni i trenit po zgjedhen prej disave edhe për një arsye tjetër – frika nga deportimi i paligjshëm. Edhe pse zyrtarët e Serbisë shpeshherë e mohojnë mundësinë për këtë, gjithnjë e më shumë ka thasheteme në mesin e refugjatëve dhe emigrantëve për deportime në Bullgari e Maqedoni. Këto dyshime kryesisht janë rritur nga një rast i pazgjidhur nga muaji dhjetor, kur një familje shtatë-anëtarëshe nga Afganistani u nxorr nga një autobus që po i dërgonte në një strehimore, duke i lënë në një pyll afër kufirit me Bullgarinë. Familja u shpëtua, ndërsa Avokati i Popullit është duke hetuar se çfarë ndodhi me rastin.
Thashethemet për deportime të paligjshme u konfirmuan një muaj më parë edhe zyra e Agjencisë për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara e njohur si UNHCR, në Beograd. Të dhënat e kësaj zyre kanë treguar se vetëm gjatë nëntorit të fundit diku 1,100 emigrantë u deportuan në mënyrë të paligjshme nga Serbia.
Refugjatët dhe emigrantët tjerë që prapë se prapë vendosin të trokasin në dyert e disa prej kampeve shtetërore mund të përballen me refuzim për shkak të mungesës së kapacitetit për strehim. Disa që e kanë gjetur vetën në depo ndërkaq, thonë se kanë qëndruar aty deri në tre muaj pasi u është mohuar qasja në strehimoret në periferi të Beogradit, saktësisht në Krnjaca, e pastaj u drejtuan për në Preshevë.
Ata që po qëndrojnë në depotë, që dikur përdoreshin nga dogana, janë lënë aty pak a shumë për t’u kujdesur për vetën. Organizatave humanitare vendase u është ndaluar që t’i ndihmojnë refugjatëve dhe emigrantëve që janë jashtë qendrave shtetërore, pasi u publikua një letër e hapur nga Ministria e Çështjeve Sociale, të Punës, Punësimit dhe Veteranëve e Qeverisë së Serbisë. Organizata humanitare britaneze, Hot Food Indomeni, që ua dërgon nga një shujtë në ditë, dhe Doctors without Borders, janë burimet e vetme zyrtare mbështetëtese.
Vullnetarët nga organizata ndërkombëtare Doctors without Borders duke pompuar ajër të nxehtë në lokacionin ku po qëndrojnë refugjatët dhe emigrantët tjerë.
sq
Vullnetarët nga organizata ndërkombëtare Doctors without Borders duke pompuar ajër të nxehtë në lokacionin ku po qëndrojnë refugjatët dhe emigrantët tjerë.
Për ta mbajtur zjarrin të ndezur, njerëzit përdorin materiale të papërpunuara që i gjejnë në rrethinë.
sq
Për ta mbajtur zjarrin të ndezur, njerëzit përdorin materiale të papërpunuara që i gjejnë në rrethinë.
Refugjatët dhe emigrantët tjerë nga Lindja e Mesme kanë gjetur strehë brenda depove që dikur shërbenin për doganë, mbrapa stacionit kryesor të trenit në qendër të Beogradit.
sq
Refugjatët dhe emigrantët tjerë nga Lindja e Mesme kanë gjetur strehë brenda depove që dikur shërbenin për doganë, mbrapa stacionit kryesor të trenit në qendër të Beogradit.
Një kalimtar i rastit shikon deri sa një burrë i ri që po qëndron në depo e ngrohë ujin në një kusi për t’u larë.
sq
Një kalimtar i rastit shikon deri sa një burrë i ri që po qëndron në depo e ngrohë ujin në një kusi për t’u larë.
Vullnetarët e organizatave ndërkombëtare përpiqen që ta pastrojnë njërën prej depove.
sq
Vullnetarët e organizatave ndërkombëtare përpiqen që ta pastrojnë njërën prej depove.
Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, diku 6,500 emigrantë aktualisht janë duke qëndruar në Serbi. Megjithatë, OJQ-të lokale thonë se ka shumë më shumë - të paktën 10,000.
Njëra prej dhomave të zbrazëta përdoret për zbavitje. Brenda saj, disa burra të ri e kalojnë kohën duke luajtur futboll.
sq
Njëra prej dhomave të zbrazëta përdoret për zbavitje. Brenda saj, disa burra të ri e kalojnë kohën duke luajtur futboll.
Depotë nuk kanë dyer, kështu që njerëzit që kalojnë kohën në to e nxejnë vetën me zjarr.
sq
Depotë nuk kanë dyer, kështu që njerëzit që kalojnë kohën në to e nxejnë vetën me zjarr.
Në strehimoren e improvizuar nuk ka shtretër e dyshekë, kështu që njerëzit detyrohen që të flenë në tokë.
sq
Në strehimoren e improvizuar nuk ka shtretër e dyshekë, kështu që njerëzit detyrohen që të flenë në tokë.
Mbrëmjet e netët janë më të ftohtat. Temperaturat bien nën minus 15 gradë Celsius.
Ata që po qëndrojnë në depotë, që dikur përdoreshin nga dogana, janë lënë aty pak a shumë për t’u kujdesur për vetën.
Mbulesat e rrobat janë shpëtimi i vetëm nga i ftohti.
Dhoma mbushet me tym të dendur që del nga zjarri i ndezur me materiale të ndryshme.
sq
Dhoma mbushet me tym të dendur që del nga zjarri i ndezur me materiale të ndryshme.
Kushtet e tmerrshme në të cilat refugjatët dhe emigrantët tjerë po jetojnë po i pengojnë ata që të bëjnë plane për një të ardhme më të mirë.
sq
Kushtet e tmerrshme në të cilat refugjatët dhe emigrantët tjerë po jetojnë po i pengojnë ata që të bëjnë plane për një të ardhme më të mirë.
Një prej mënyrave për t’u ngrohur është një strehë e improvizua brenda së cilës pompohet ajër i nxehtë.
sq
Një prej mënyrave për t’u ngrohur është një strehë e improvizua brenda së cilës pompohet ajër i nxehtë.