S`fundmi | K2.0

Kërkojmë dy gazetarë

Nga - 03.07.2018

Aplikoni tani për t’iu bashkuar ekipit të K2.0.

A jeni të pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë? A doni t’i shtjelloni çështjet e rëndësishme në Kosovë dhe më gjërë?

Jemi duke kërkuar dy gazetarë për t’iu bashkuar ekipit tonë të redaksisë që është gjithnjë në rritje, meqë po përpiqemi t’i zgjerojmë përmbajtjet tona të guximshme dhe interesante. Këta gazetarë do të jenë të fokusuar veçanërisht në fusha që ndërlidhen me qeverisje, llogaridhënie, transparencë, drejtësi dhe sundim të ligjit.

Gazetarët që do t’i punësojmë duhet të jenë të përkushtuar për ta thelluar kuptimin për çështjet aktuale të politikës dhe drejtësisë në Kosovë. Ata duhet të jenë të aftë për të identifikuar dhe zhvilluar përmbajtje interesante që ndërlidhen me këto fusha dhe të realizojnë artikuj nëpërmjet mediumeve të ndryshme.

Kjo është mundësi shumë emocionuese për gazetarë që duan të jenë pjesë e gazetarisë progresive dhe cilësore.

Detajet kyçe:

2x Pozita: Dy gazetarë që kryesisht mbulojnë çështje të qeverisjes, llogaridhënies, transparencës, drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: e hënë, 16 korrik, 2018

Data e fillimit të punës: gusht 2018

Përgjegjësitë:

  • Prodhimi i përmbajtjeve, si tekst dhe multimedia, për revistën online, me fokus të veçantë në çështje që ndërlidhen me qeverisje, llogaridhënie dhe transparencë dhe/ose drejtësi dhe sundim të ligjit;
  • Përcjellja e zhvillimeve dhe prezantimi i pikëpamjeve të frymëzuara nga Kosovo 2.0, si dhe identifikimi i fushave të pashtjelluara;
  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të kontakteve dhe burimeve relevante;
  • Pjesëmarrja në takime të redaksisë së Kosovo 2.0 në përputhje me direktivat dhe pritshmëritë;
  • Angazhimi në takime për formësim të projekteve të Kosovo 2.0, veçanërisht sa i përket planifikimit për përmbajtje;
  • Pjesëmarrja në Programin Profesional të Mentorimit si mentor/e;
  • Ndihma për organizatën sa i përket ngjarjeve promovuese të Kosovo 2.0 dhe çështje ad hoc.

Kandidatët idealë për këtë rol janë:

  • Të informuar për çështjet aktuale në Kosovë;
  • Të informuar mirë për politikë dhe qeverisje, dhe/ose sundim të ligjit dhe drejtësi, përfshirë këtu njohuri të mira për institucionet relevante
  • Të aftë për të punuar brenda afateve të caktuara kohore;
  • Të vetëmotivuar dhe pasionuar për gazetari të pavarur dhe të cilësisië së lartë;
  • Shumë profesional gjatë gjithë kohës kur përfaqësojnë K2.0;
  • Me karakter dinamik dhe të organizuar mirë me aftësi për t’i prioritizuar në mënyrë efektive ngarkesën e madhe të punës;
  • Të aftë për të punuar në mënyrë ekipore në një organizatë që gjithnjë është duke u zgjeruar;
  • Të aftë për ta toleruar stresin dhe për të punuar në mënyrë efektive edhe kur janë nën presion

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Përvojë në gazetari OSE përvojë me forma të tjera të shkrimeve të publikuara
  • Diplomë bachelor apo master në degët e Gazetarisë, Komunikimit Masiv, Shkencave Politike, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Juridikut (apo fusha të tjera të ngjashme dhe relevante)
  • Gjuhët e folura: kërkohet nivel i lartë i aftësive në gjuhën shqipe; preferohet nivel i lartë i aftësive në gjuhën angleze; përparësi është edhe njohja e gjuhës serbe
  • Gjuhët e shkruara: aftësi të shkëlqyera në gjuhën shqipe; preferohen edhe aftësitë për të shkruar artikuj në gjuhën angleze
  • Komunikues të shkëlqyer

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni email në [email protected] me titull “Aplikim për Gazetar/e”, duke përfshirë:

  • CV-në tuaj
  • Dy shembuj të shkrimit tuaj
  • Një letër të shkurtër motivimi duke spjeguar pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë rol
  • Dy ide artikujsh për kontributin tuaj të parë, duke i përmendur çështjet të cilat dëshironi t’i trajtoni dhe arsyet pse mendoni se janë të rëndësishme, dhe qasjen të cilën dëshironi ta përdorni për t’i raportuar ato.K

Foto kryesore: Atdhe Mulla / K2.0.