S`fundmi | K2.0

Kërkojmë redaktor/e të gjuhës shqipe

Nga - 22.03.2018

Aplikoni tani për t’u bashkuar me ekipin e K2.0.

A jeni të pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë? A doni t’i shtjelloni thellësisht çështjet e rëndësishme në Kosovë dhe më gjërë?

Nëpërmjet revistave online dhe në shtyp, debateve dhe nismave të avokimit, K2.0 u sjell zëra të ndryshëm dhe pikëpamje të reja, si dhe i kundërshton rrëfenjat e vendosura.

Ne jemi duke kërkuar një redaktor/e të gjuhës shqipe për ekipin tonë të redaksisë i cili është gjithnjë në rritje, meqë po përpiqemi t’i zgjerojmë përmbajtjet tona të guximshme dhe magjepsëse.

Personi të cilin do ta marrim në punë duhet të jetë i/e përkushtuar për ta thelluar kuptimin e çështjeve aktuale politike, shoqërore dhe kulturore në Kosovë dhe Ballkan Perëndimor. Ai/ajo duhet të jetë i/e aftë për të identifikuar dhe zhvilluar ide tërheqëse për përmbajtjet tona nëpërmjet së cilave mbulojmë çështje të ndryshme. Ai/ajo duhet t’i kushtojë rëndësi hollësive dhe të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës së shkruar shqipe.

Kjo është mundësi shumë interesante për një redaktor/e i/e cili/a ka dëshirë të jetë pjesë e një organizatës që merret me gazetari cilësore, progresive dhe të avancuar.

Detajet kyçe:

Pozita: Redaktor/e i/e Gjuhës Shqipe

Orari: 40 orë në javë

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: 15 prill, 2018

Data e fillimit të punës: maj 2018

Si pjesë e përgjegjësive përfshihen:

  • Bashkëpunimi me redaktorin menaxhues për mbikëqyrje të prodhimit të përmbajtjeve për uebfaqe në gjuhën shqipe
  • Redaktimi i të gjitha përmbajtjeve në gjuhën shqipe deri përpilimin e produkteve finale duke përdorur standarde profesionale të gazetarisë
  • Bashkëpunimi i afërt me redaktorë, gazetarë, ekipin vizual, përkthyesit dhe menaxherin e komunitetit
  • Identifikimi dhe zhvillimi i temave të interesit për përmbajtje të K2.0 dhe pjesëmarrja aktive në takime dhe diskutime të redaksisë së K2.0
  • Kontributi për uebfaqen si gazetar/e, kur është e domosdoshme
  • Ndihma për organizatën sa i përket ngjarjeve promovuese të K2.0

 

Kandidati/ja i/e përkryer për këtë rol është:

  • I/e mirëinformuar për çështje që janë aktuale në Kosovë
  • I/e aftë për të punuar brenda afateve të caktuara kohore dhe për t’i menaxhuar tjerët që ata të punojnë brenda afateve të caktuara
  • I/e vetëmotivuar dhe pasionuar për gazetari të pavarur dhe të kualitetit të lartë
  • Shumë profesional/e në të gjitha kohët kur përfaqëson K2.0
  • Karakter dinamik dhe i organizuar mirë me aftësi për ta prioritizuar në mënyrë efektive ngarkesën e madhe të punës
  • I/e aftë për të punuar në mënyrë ekipore në një organizatë që gjithnjë është duke u zgjeruar
  • I/e aftë për të demonstruar aftësi të shkëlqyeshme të gjykimit dhe vendimmarrjes
  • I/e aftë për ta toleruar stresin dhe punën në mënyrë efektive edhe kur është nën presion

 

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Të paktën tre vite përvojë me redaktim të përmbajtjeve gazetareske të kualitetit të lartë në gjuhën shqipe
  • Diplomë baqellor/master në drejtimin e Gazetarisë, Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe (apo ndonjë fushë të ngjashme)
  • Aftësi të shkëlqyeshme për të shkruar në gjuhën shqipe
  • Komunikues/e i/e shkëlqyeshme
  • Gjuhët: Rrjedhshmëria në gjuhën shqipe është thelbësore. Preferohen edhe aftësitë në gjuhën angleze.

 

Për të aplikuar ju lutem dërgoni postë elektronike në kosovotwopointzero@gmail.com me subjektin “Aplikim për Redaktor/e të Gjuhës Shqipe” deri të dielën, më 15 prill, 2018, duke përfshirë :

  • CV
  • Letër motivimi
  • Dy mostra të shkrimeve (nëse keni)
  • Emrin dhe kontaktet e dy personave të cilët K2.0 mund t’i kontaktojë për referencëK

Foto kryesore: Besnik Bajrami / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.