Kështu duket paqja - Kosovo 2.0

Kështu duket paqja

Zina më e re e K2.0

Në një prej fjalorëve të shqipes, fjala “paqe” shpjegohet edhe si gjendje pa shqetësime e njeriut. Paqja shndërrohet në ëndërr për ata që përjetojnë luftë e shtypje. Bëhet vizioni që u prin përpjekjeve për çlirim. Nganjëherë, bëhet qëllimi i fundmë — mendohet se me paqe gjithçka bie në vend të vet.

Por paqja kërkon shumë mund për t’u bërë. Kur fillon lufta mbaron paqja, por kur mbaron lufta, jo domosdo ka paqe. 

Mbarimi i luftës, argumentojnë autoret e autorët e kësaj zine, qoftë përmes rrëfimeve të veta, qoftë duke sjellur tek ju rrëfimet e të tjerëve/ave, nuk është liri prej shqetësimit. Paqja, që lartësohet si gjendja e dëshiruar, është shqetësuese, e hidhët, e lodhshme. 

Njerëzit që mbesin gjallë pas luftës, mund të jetojnë e vdesin pa e ndier kurrë paqen e mendjes e shpirtit të tyre — pa gjetur një vesh t’ua dëgjojë kujtimet e dhimbjet, pa gjetur një adresë për ta sjellë në jetë drejtësinë.

Kjo zinë flet me këta njerëz dhe i dëgjon ata. Kështu duket paqja për ta.  

Kujtesa e trenit

Nga Vlora Konushevci

Shpalosja e mitit rreth Betejës së Kosovës së vitit 1389

Nga Vesa Maxhuni

Arkivi alternativ

Nga Besian Beha

Gjithçka që humbi në luftë

Nga Aurela Kadriu

Fjalorth i (pas) luftës në gjuhën shqipe

Nga Qerim Ondozi

A mundet njohja e gjuhës t’i përafrojë komunitetin shqiptar dhe serb?

Nga Fisnik Minci

Lufta vazhdon edhe pas luftës

Nga Uridije Lajci

Në të keq e në të mirë

Nga Rexhep Maloku

“Ndjenjat tona janë të natyrshme, por janë edhe të ndryshueshme”

Nga Catriona O’Sullivan

T’i mbijetosh një masakre

Nga Dafina Halili