Në thelb | Migrimi

Këtu apo atje? Historia e migrimit kosovar

Nga - 25.08.2021

Pse kaq shumë kosovarë jetojnë jashtë vendit?

Numrat e migrimit nga Kosova janë mbresëlënës.

Mes viteve 2014 dhe 2015, brenda pak muajsh rreth 5% e popullsisë së Kosovës u largua nga vendi. Në atë kohë, kosovarët përfaqësonin numrin e katërt më të lartë të kërkesave për azil për herë të parë në BE, menjëherë pas qytetarëve të Sirisë, Afganistanit dhe Irakut. Mesatarisht mbi 50,000 njerëz më shumë largohen nga Kosova sesa mbërrijnë çdo vit, ndërsa diku midis 380,000 dhe 700,000 kosovarë jetojnë jashtë vendit.

Kjo shkallë e lartë e migrimit nuk shfaq shenja zbehjeje; një sondazh i fundit tregon se pothuajse 50% e popullsisë është e gatshme të dalë jashtë vendit.

Megjithatë, emigrimi nuk është diçka e re. Në këtë video-shpjeguese, ofrojmë një përmbledhje të valëve kryesore të migrimit të Kosovës në 70 vitet e fundit, me fokus në faktorët shtytës dhe tërheqës që kanë ndikuar në eksodin e fundit gjatë shtatë viteve të fundit.

 

 

 

 

 

Kjo video është prodhuar mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e projektit “Qytetarë Angazhohuni”, që realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.