Konteksti Podcast

Konteksti – Çka po na pret në 2019?

Nga - 01.03.2019

Mirësevini në Konteksti, podcast i K2.0 që synon me transformu zhurmën dhe me shpjegu të tashmen.

Në Konteksti bashkohemi për me i shpjegu, kuptu dhe analizu çështjet që kanë rëndësi.

Konteksti drejtohet nga kryeredaktorja e K2.0, Besa Luci dhe në episodën e parë, gazetarët e K2.0 janë bashku për me jep pikëpamjen e tyre mbi çështjet me të cilat punojnë çdo ditë: Fitim Salihu për politikë; Arian Lumezi për drejtësi dhe qeverisje; Ngadhnjim Avdyli për çështje sociale; dhe Dafina Halili për të drejtat e njeriut.

Në episodën tonë të parë shpjegojmë se pse po hymë në eksperimentin e podcast-eve.

Për më tepër, flasim për vitin që po na pret dhe domethënien që ka me pas për qytetarët. Çka mundemi me pritë nga viti 2019? Flasim për dialogun Kosovë-Serbi, por flasim edhe për ligjet e të drejtat, të drejtat e punëtorëve, barazinë dhe drejtësinë.

Dëgjojeni tani episodën tonë të parë dhe ndiqeni emisionin në aplikacione të podcast-eve, qoftë në iPhone, Android apo çfarëdo lloj telefoni. Kërkoni ‘Konteksti’ në aplikacionin tuaj të preferum (Apple Podcasts, Google Podcasts etj.) dhe ju lajmërojmë për çdo episodë të re!

 

Vizitoni K2.0 Podcasts

 

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.