Nëse keni studiuar në vende të ndryshme gjatë jetës, me siguri do të identifikoheni me të ftuarat tona në episodin e fundit të Kontekstit. Me këtë rast, dhe si pjesë e monografisë tonë për Edukimin, i shtjellojmë përvojat personale të të ftuarave tona – Eurisa Rukovci, Marigonë Drevinja dhe Rreze Hoxha – në arsim.
Marigona u kthye në Kosovë pas fundit të luftës, pasi kishte qenë në kopsht fëmijësh dhe në shkollë fillore për disa vjet në Zvicër. Eurisa e nisi vitin e parë të shkollës fillore në Kosovë, por familja e saj shkoi për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku vijoi mësimin në shkollë fillore në Nju Xhersi, pastaj u kthye në sistemin publik të Kosovës kur ishte 14 vjeçe. Rrezja e kreu një vit studimi në një universitet në Minnesota, pasi e përfundoi arsimin e detyrueshëm në Kosovë, e me të folëm për çështjen se si e përgatiti sistemi i këtushëm që ta bënte ndryshimin e kundërt: të shkonte për të studiuar jashtë vendit. Si përshtaten studentët me sistemin arsimor, pasi i shijojnë sistemet e tjera?
Në episodin tonë të fundit të Kontekstit, kryeredaktorja e K2.0, Besa Luci, flet me të ftuarat tona rreth përpjekjeve të tyre për t’iu përshtatur mësimnxënies në Kosovë ose jashtë vendit, pasi kanë qenë pjesë e sistemeve të arsimit në vende të tjera, rreth përvojave të tyre me integrimin në klasë, rreth pasurimit ose shokut kulturor potencial që shkakton lëvizja në vende dhe kultura, duke marrë pjesë gjithashtu në arsimim, që ka për qëllim përgatitjen për jetë.
Klikoni ‘play’ për ta dëgjuar episodin tonë dhe abonohuni në Konteksti në aplikacionin tuaj të preferuar për podkaste, për të na dëgjuar nga telefoni mobil rrugës për në punë, para gjumit, ose kurdo që keni dëshirë.K