Konteksti Podcast | Muzikë

Konteksti – Flasim për Muzikë!

Nga - 02.06.2019

Jeta e muzikës në Kosovës me Arif Muharremin & Alush Gashin.

Në episodën tonë më të re të podcast-it Konteksti, i bërë me rastin e monografisë më të fundit të K2.0 të quajtur Kult-ivimi, i kemi ftuar dy dashamirës të muzikës, Arif Muharremin dhe Alush Gashin, që të na japin një shëtitje nëpër kujtesën kolektive të muzikës në Kosovë.

Dy të ftuarit e nisin udhëtimin e tyre muzikor në vitet e 80-ta, kur skena muzikore jugosllave ishte ende duke lulëzuar dhe kishte ndikim në Kosovë; ata vazhdojnë në vitet e 90-ta, ku skenat muzikore dhe hapësirat private ishin një formë e ikjes dhe rezistencës; pastaj na dërgojnë në mijëvjeçarin e ri dhe e kujtojnë çka ka ndodhur në 20 vitet e fundit. Së fundmi, të dy thellohen në kontekstin që e ka lehtësuar realitetin dhe përpjekjet e prodhimit muzikor sot në Kosovë.

Pa e harruar edhe ndikimin e muzikës ndërkombëtare, të ftuarit tanë iu ftojnë t’i ndiqni në këtë shëtitje të kujtesës.

Klikoni tani apo dëgjojeni këtë episodë kur të dëshironi përmes Google Podcasts, Apple Podcasts, apo përmes aplikacionit tuaj të preferuar të podcast-it.

Dëgjoni episodat e tjera të Kontekstit këtu.K

Foto kryesore: Cristina Marí / K2.0.

Kthehu prapa tek Monografia