Episodi i fundit i podkastit Konteksti u kushtohet kujtimeve të luftës. Redaktorja rajonale e K2.0 Nidžara Ahmetašević flet me themeluesin dhe drejtorin e Muzeut të Fëmijëve të Luftës në Sarajevë Jasminko Halilović.
Halilović formoi këtë muze të vogël në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës në vitin 2017, duke synar të paraqesë përvojat e fëmijëve që i kanë shpëtuar luftës. Si dikush që është rritur në Sarajevë gjatë luftës, Halilović kishte ëndërruar ta hapte një muze të tillë që nga viti 2010.
Muzeu nisi si një platformë virtuale ku mblidheshin rrëfimet e të mbijetuarve dhe në vitin 2013, Halilović botoi një libër të bazuar në dëshmitë e grumbulluara. Sakaq, ai nisi të mblidhte gjësende të veçanta që përfaqësojnë kujtimet e luftës për njerëzit të cilëve ua mblidhte rrëfimet. Dalngadalë lindi një muze.
Prej kur i hapi dyert për herë të parë, muzeu shihet si thesar i vërtetë nga shumë vizitorë dhe në vitin 2018 e fitoi Çmimin e lakmueshëm Muzeor të Këshillit të Evropës, i cili është një ndër shpërblimet më prestigjioze në botën e muzeve.
Më 11 korrik të këtij viti, Muzeu i Fëmijëve të Luftës do të shënojë 25-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës me një ekspozitë të veçantë që u kushtohet fëmijëve të qytezës. Në folëm me Halilović-in ndërsa ai ishte në terren duke mbledhur ende më shumë kujtime dhe rrëfime që askush nuk bën t’i harrojë.
Shtypni “Play” për ta dëgjuar episodin dhe abonohuni me Kontekstin në aplikacionin e preferuar të podkasteve për të na dëgjuar në pajisjet tuaja mobile tek shkoni në punë, para se të flini, ose kurdo që dëshironi.K
Së shpejti vijnë titrat në gjuhën shqipe…
Imazhi i ballinës nga Muzeu i Fëmijëve të Luftës.