Zhvillimet kyçe:
- Vetëvendosja (VV) është duke shënuar fitore bindëse në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës.
- Pas numërimit të të gjitha votave të rregullta të ditës së votimit*, VV ka rreth 48% të votave.
- VV-ja ka tejkaluar 359,851 votat e marra nga LDK-ja e Ibrahim Rugovës në vitin 2001, duke thyer rekordin për numrin më të madh të votave të fituara nga ndonjë parti në historinë e Kosovës së pasluftës. Ajo po ashtu pritet të kapërcejë rekordin e përqindjes së votave të LDK-së prej 45.65% (po ashtu në vitin 2001).
- Para zgjedhjeve të sivjetme, përqindja më e lartë e votave që ka fituar VV-ja ka qenë 27% (2017).
- Të gjitha partitë e tjera të mëdha kanë shënuar rënie të përqindjes së votave krahasuar me vitin 2019.
- Përqindja e votave për LDK-në ka kolapsuar në rreth 13%, që pritet të jetë rezultati më i dobët në historinë e kësaj partie. Përqindja e tyre më e dobët para zgjedhjeve të sivjetme ka qenë 24.54% në vitin 2019.
- PDK-ja pritet të përfundojë e dyta, por përqindja e tyre e votave prej 17% është po ashtu më e dobëta deri më tash. Përqindja e tyre paraprake më e dobët ka qenë 21.23% në vitin 2019.
- Nisma nuk duket se do ta kalojë pragun prej 5% që kërkohet për të siguruar ulëse në Kuvend.
- Dalja në zgjedhje është rreth 47% — më e larta prej vitit 2004.