Më 24 mars, 1999, NATO i lëshoi bombat e para kundër ushtrisë serbe në Kosovë dhe në Serbi. Ishte fillimi i një fushate që zgjati 78 ditë dhe i dha fund luftës në Kosovë. 21 vjet më vonë, nevoja për t’u ballafaquar me të kaluarën është më e madhe se kurrë.
Para dy javësh, ne kërkuam nga lexuesit tonë t’i shkruajnë kujtimet e tyre rreth këtyre ngjarjeve. Hasan Rrahmani ishte njëri prej atyre që iu përgjigj thirrjes, “Ku ishit ju kur ranë bombat?” “Një kujtim” është shkrimi i tij personal në lidhje me ato ngjarje dhe ditët që pasuan. Tani mund ta dëgjoni si pjesë e podcast-it tonë “Outloud”.
Klikoni butonin play për ta dëgjuar këtë episodë të re të Outloud, “Një kujtim”, autor i së cilës është Hasan Rrahmani. Shkrimin e ka lexuar një narrator i K2.0. Mund ta dëgjoni në uebfaqen tonë, si dhe në Apple Podcasts, Google Podcasts, apo çfarëdo aplikacioni tjetër për podcast-e.
Lexoni versionin e shkruar të episodës këtu.
Dëgjoni episoda tjera të Outloud.
Mësoni më shumë për K2.0 Podcasts.