-
Time:
6:30 pm
Place:
Klubi i Boksit
Date:
04/03/2015
Kosovo 2.0 Flet për Sportin!
-
Kronikë dhe fotografi nga ngjarja
-
Rreth kësaj bisede
-
Pas viteve plot aplikime të dështuara për njohje nga organet ndërkombëtare të sportit, Kosova më në fund po i fiton këto njohje në arenën e Sportit që të gjitha shtetet tjera të pavarura në botë i kanë. Në përputhje me këtë, Kosovo 2.0 iu fton në evenimentin lansues të edicionit të 8 të revistës së saj që ka për temë ‘Sportin’, për të kuptuar dimensionet e ndërlikuara sociale, kulturore, politike dhe ekonomike të sportit në Kosovë.
Kjo revistë analizon se si sporti luan rol në ndërtim të identitetit dhe kombit, në integrim social, dhe në zhvillim kulturor, por gjithashtu flet për mënyrën se si kosovarët arritën të bëhen kampionë edhe kur u përballën me mungesë të madhe të mbështetjës institucionale në një kontekst të ashpër politik dhe social, shpeshherë duke luftuar diskriminimin gjinor, papunësinë, migrimin, varfërinë etj. Tani që sportistët kosovar mund të garojnë ndërkombëtarisht në kampionate evropiane, botërore, si dhe në Lojërat Olimpike – çfarë vjen tani?
Ejani dhe na u bashkoni për një diskutim të gjërë në hapësirën e Klubit të Boksit të Prishtinës, (lexoni udhëzimet më poshtë), me folësit tonë të ftuar special:
– Erolld Belegu, President i Federatës së Basketbollit të Kosovës
– Eugen Saraqini, President i Federatës së Hendbollit të Kosovës
– Afërdita Fazliu, Zëvendës Drejtoreshë e departamentit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe trajnere e skuadrës kombëtare të futbollit të femrave të Kosovës
– Arben Lila, zëvendës kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës dhe President i Federatës së Alpinistëve të KosovësModerator: Virtyt Gacaferri, gazetar dhe kontribues në edicionin e revistës së Kosovo 2.0 mbi ‘Sportin’.
Kur: E mërkure, 4 mars, nga ora 18:30
Ku: Klubi i Boksit —
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë në bashkëpunim me Prishtina Jazz Festival, Dam Festival, Skena UP Festival, Kosovo 2.0 dhe Cultural Heritage without Borders, CHwB).Rruga Mark Isaku, 10000
Udhëzimet: Lokacioni është në ndërtesën e përdorur më herët nga Klubi i Boksit të Prishtinës, që gjindet në fillim të rrugës Mark Isaku (kur vjen nga rruga UÇK).K
-
Shikojeni këtë edicion tani
-
Sot flasim për sportin dhe më shumë…. tune in #miqt pub
Posted by KOSOVO 2.0 on Saturday, March 18, 2017
-
Rreth folësve/eve
-
Time:
6:30 pm
Place:
Klubi i Boksit
Date:
04/03/2015