S`fundmi | K2.0

Kosovo 2.0 Kërkon Korrespodentë për Ballkanin Perendimor

Nga - 11.05.2017

Po kërkojmë gazetarë në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

A jeni të lodhur nga gazetaria në status-quo? A doni t’i tregoni botës për çështjet më të rëndësishme dhe më të diskutueshme në vendin e juaj?

Nëse jeni nga Shqipëria, Maqedonia ose Mali i Zi, ju mund të jeni një prej korrespodentëve tonë të ri nga Ballkani Perëndimor!

Kosovo 2.0 po e rrit mbulueshmërin e saj mediale nëpër gjithë Ballkanin Perëndimor. Por për këtë na duhen njerëz të ri nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, për t’u bërë korrespodentët tonë të ri. Kjo është mundësi shumë e mirë për gazetarë që duan të jenë pjesë e gazetarisë më të përparuar e progresive në rajon. Me suksesin tonë të vazhdueshëm, Kosovo 2.0 është e gatshme të rrit numrin e korrespodentëve për t’i ofruar audiencës sonë edhe më shumë përmbajtje magjepsëse e të guximshme prej Ballkanit Perëndimor.

Pozita: Korrespodent i Ballkanit Perëndimor.

Afati i fundit për të Aplikuar: e dielë, 28 maj, 2017

Detyrat:

– Prodhimi i kryeartikujve të hollësishëm prej vendit përkatës në lidhje me politikë, kulturë, shoqëri, ngjarje aktuale e më shumë.

– Bashkëpunimi me ekipin tonë redaksional me bazë në Prishtinë për detyra, udhëzime, afate kohore dhe redaktim.

– Të punojë (nga larg) me ekipin redaksional gjatë procesit të publikimit.

Aplikantët duhet të kenë aftësi të fuqishme gjuhësore dhe të jenë të aftë për të shkruar në mënyrë të thukët, të saktë dhe interesante në gjuhën angleze dhe / ose malazeze (serbe, kroate, boshnjake).

Duhet të jeni miqësor, profesional dhe vetëmotivues. Do të punoni prej vendit të juaj kështu që duhet të jeni komunikues të shkëlqyer që të rrini në kontakt me ekipin tonë redaksional. Pjesë e përgjegjësive të juaja do të jetë edhe gjetja dhe gjurmimi i ideve për artikuj; kështu që duhet të jeni person që pëlqen atë nivel të pavarësisë profesionale.

Pra nëse doni të ndjeni kënaqësinë e shkrimit për një revistë të respektuar ndërkombëtarisht, dërgoni email në [email protected], me subjekt ‘Aplikim për Pozitën e Korrespodentit/es së Ballkanit Perëndimor’ duke bashkëngjitur:

  • Rezymenë e juaj
  • 2 shembuj të shkrimeve të juaja; dhe
  • Një letër shoqëruese ku shpjegoni pse mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë pozitë. Duhet të përfshini dy ide për artikuj për kontributin e juaj të parë, duke shpjeguar pse ato çështje janë të rëndësishme, dhe qasjen që do ta merrnit në raportimin e tyre.

Presim me ëndje të dëgjojmë prej juve!K

Foto kryesoreWellcome Library, London. Wellcome Images (Creative Commons license).