KOSOVO 2.0 Migrimi: Biseda të Shkurtëra

  • Rreth kësaj bisede
  • Kosovo 2.0 iu fton në evenimentin “Migrimi [Biseda të Shkurtëra]” të mërkurën me 17 dhjetor, në ‘dit e ‘nat, ora 19:00. Na u bashkangjitni për shfaqjen e dokumentarit të shkurtër “Philoxenia”, një seancë pytësore me regjisoren Iliriana Banjska, dhe një diskutim të hapur për mënyrën se si përballemi me migrimin.

    PHILOXENIA (2013)
    Përmbledhje:
    Dashuria për të huajin, a është kjo ajo që duhet të definojë kulturën greke prej kohëve antike, deri në kohët moderne? Philos (dashuri) dhe Xenia (i/e huaj) së bashku formojnë idealin e mikpritjes të cilin në kontekstin e krizës së kohës së fundit dhe imigrimit në masë duket se është kontestuar. Philoxenia është dokumentar i cili i jep zë historive të migrantëve të përjashtuar e margjinalizuar nga shoqëria në qytetin e Athinës, dhe reflekton në nocionin e Philoxenia dhe kufijtë e saj që po bëhen shumë e më shumë të ngulitur për shkak të politikës shtetërore dhe rritjes së ksenofobisë.

    Shkruar nga Iliriana Banjska, Dagmar Donners & Fabian Pop
    TEASER: https://www.youtube.com/watch?v=INew-Ou1K9I
    GJUHA: Disa gjuhë. Titrat vetëm në anglisht.

    DISKUTIMI I HAPUR
    Si i pajton Bashkimi Evropian vlerat e tij të diversitetit me politikat dhe qëndrimet në rritje të anti-imigrimit? Çfarë përvoja ka në Greqi – si është përballë shoqëria greke me arritjen e migrantëve gjatë viteve? Po përvojat e shteteve tjera anëtare të BE-së? Cilat janë disa nga pasojat për vendet si Kosova, një kandidat frymëzues për BE? Ndëkohë, si reagon dhe komenton komuniteti artistik ndaj realiteteve të tilla politike dhe sociale? Çfarë prodhime kulturore dhe artistike i dallojmë në lidhje me këtë? Dhe dëshirojmë t’i dëgjojmë edhe pyetjet e juaja.

    Moderatore: Besa Shahini, analiste politike në European Stability Initiative (ESI) të bazuar në Berlin dhe kontribuese e rregullt gazeten online në gjuhën shqipe, Gazeta Jeta në Kosovë.

    Folësit:
    Iliriana Banjska, regjisore. Ka përfunduar studimet BA ne Antropologji Kulturore dhe studimet MA në Studime Konflikti dhe te Drejtat e Njeriut ne Universitetin Utrecht. Së bashku me Dagmar Donner dhe Fabian Pop, ajo ka prodhuar njw dokumentar mbi cështje të migrimit në Athinë, Greqi.

    Iliriana Kaçaniku, Koordinatore e Programit për integrim të KFOS EU

    Albert Heta, Drejtor Artistik në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë

    Moderatore: Besa Shahini, analiste politikash në Iniciativën Europiane për Stabiliteti (ESI) me seli në Berlin dhe është kontribuese e rregullt e gazetës online në gjuhën shqipe, Gazeta Jeta në Kosovë.K

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    7:00 pm

    Place:

    Dit' e Nat'

    Date:

    17/12/2014