K2.0 po kërkon një person ambicioz dhe të motivuar për ta zhvilluar strategjinë tonë të marketingut dhe shitjes, për ta krijuar një rrjet të klientëve të mundshëm dhe për të na ndihmuar që ta zgjerojmë tutje praninë tonë online dhe offline.
Kjo është mundësi ideale për dikë që dëshiron t’i sjell sjellë aftësitë, idetë dhe energjinë e shitjes dhe marketingut në një media përparimtare. Do të punosh për së afërmi me të gjitha departamentet e një organizate që po rritet dita-ditës, prandaj, teksa kryen detyra tjera, duhet të jesh gati ta përvetësosh informacionin në mënyrë të saktë dhe efikase.
Nëse je person kreativ, profesionist dhe i adaptueshëm dhe dëshiron të punosh në shitje, na shkruaj!
Detajet kryesore:
- Pozita: Zyrtar/e të Shitjes dhe Marketingut
- Orari: 40 orë në javë
- Vendi: Prishtinë
- Afati i fundit për aplikim: E diel, 27 shkurt 2022
- Fillimi i punës: Mars 2022.
Përgjegjësitë përshijnë:
– Angazhimin në përmirësimin dhe krijimin e planit strategjik të marketingut dhe shitjeve të organizatës, përfshirë këtu, por pa u kufizuar në: reklamat në internet, shitjen e revistave të shtypura, dhënien me qira të hapësirave tona, sponsorizimet, etj.
– Monetizimin e uebfaqes së K2.0 dhe platformave të mediave sociale përmes reklamave tradicionale dhe mundësive të tjera në internet (online).
– Identifikimin e burimeve të reja të mbështetjes nga individët dhe bizneset private, duke përfshirë kontaktimin e reklamuesve të mundshëm, mbledhjen dhe shqyrtimin e ofertave, lidhjen e kontratave, etj.
– Mbajtjen e të dhënave të shitjeve, mirëmbajtjen e inventarit të materialeve promovuese, planifikimet e takimeve dhe ngjarjeve për shitje, mirëmbajtjen e databazave dhe përgatitjen e raporteve.
– Përgatitjen e planeve strategjike të marketingut, duke përfshirë objektivat dhe treguesit kryesorë të performancës (KPI).
Aftësitë dhe përvoja që kërkohen:
- Të paktën dy vite përvojë pune në marketing dhe shitje;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit, të mund të komunikojë qartazi në gjuhët shqipe dhe angleze, si në të folur ashtu edhe në të shkruar;
- Aftësi të mira të punës ekipore;
- Diploma në Marketing apo fushat tjera të ngjashme është përparësi.
Për të aplikuar, klikoni këtu. Aplikimi mbetet i hapur deri të dielën, më 27 shkurt 2022. Ju lutem, bashkëngjitni në aplikacionin tuaj:
– CV
– Letër Motivimi.