Ktheje Kasetën Me Kosovo 2.0 – Lansimi i Edicionit të Revistës për Vitet ’90

  • Kronikë dhe fotografi nga ngjarja
  • Mbrëmje për ta kujtuar – Vitet ’90

    Nga Devron Graham – 10.06.2016

    Udhëtim në vitet e 90-a, me lansimin e revistës së fundit të K2.0 në shtyp. 

    Ishte mbrëmje e së martës. Dyert u hapën, një staf i përgatitur për të pritur mysafirët e parë. Një punë e përfunduar, tani e bërë publike, gati për t’u shqyrtuar dhe shfletuar me kujdes prej shumë gishtave kurioz. Kulminacioni i shumë netëve pa gjumë, plot ushqim të shpejtë. Një zbulim: revista e fundit, e titulluar “Vitet ‘90”.

    Stafi pret me ëndje në hyrje të hapësirës së re, të gatshëm për të pritur mysafirët e parë. Shihet një lloj ankthi në sytë e tyre.

    Pastaj vjen grupi i parë; nisin përshëndetjet. Disa përqafime, shtrëngime duarsh, buzëqeshje, komplimente. Hynë në dhomën e ditës, vendtakim për familje e shokë; sot një kapsulë kohe që mbulon një epokë, pasionet, dashuritë, frikët, mundimet, triumfet, dështimet dhe rilindjen e shpresave të një populli; një gjeneratë. Një ekspozitë e kompletuar me televizion me Rreze Katodë, video të lëshuara në kaseta, dikur në modë, tani të dala nga përdorimi; koha duke kaluar shpejtë. Punime artistike në mure, disi të thjeshta e bazike; vet punë arti, fotografitë dhe pikturat: koleksion i rezistencës, i lirisë.

    Dalin në oborr, ekipi televiziv interviston anëtarët e stafit, mysafirët ulen në karrige, qeshje, buzëqeshje, pije. Hapësira që normalisht mbretërohet prej bimëve tani mbulohet prej njerëzisë; ka vend vetëm për të qëndruar në këmbë. Prapa skenave, lëvizje të shpejta për t’u siguruar se gjithçka do të jetë e përkryer; lehtësimi, i vetmi mysafir që ende nuk ka ardhur.

    Shprehje të mirëseardhjes për masën e personave të mbledhur; ka ende që po vijnë. Fillojnë leximet nga revista, disa në anglisht, shumica në shqip, përkthime ipen për të dyja. Të gjithë të mirëpritur për ta ndarë momentin. Telefonët e mençur që po kapnin momentin e ndriçuan turmën; paradoks, kur marrim parasysh temën e natës: “Ktheje Kasetën për Vitet ’90”.

    Revista e fundit e Kosovo 2.0, të paktën për një kohë, u lansua; fundi i një koleksioni, secili edicion unik me sfidat e veta, me kuptimet e veta. Moti i ftohët; qielli i kaltërt errësohet, gishtat kryqëzohen, dhe kështu kjo lehtësohet. Mbrëmja u mbush me përqafime, buzëqeshje, puthje, duartrokitje.

    Në fund të natës: ankthi iu dorëzua ekzaltimit. Vallëzim, qeshje, muzikë që ringjallë kujtimet e një dekade të kaluar.

    Fotografitë: Petrit Rrahmani.

  • Rreth kësaj bisede
  • (Koleksion i Relikeve të ’90-tave + Orë Leximi + Party)

    Kaseta, Nirvana në MTV, sakëza Turbo, jakne me ngjyra të ndezura, një tigan dhe një lugë për të protestuar me zë… I’u kujton diçka?

    Nëse jeni më në moshë, do të duhej t’ua kujtonte një dekadë të paharrueshme për njerëz kudo në botë, dhe një dekadë shumë të rëndësishme për Kosovën; një dekadë që ka luajtur rol të madh në formësimin e shoqërisë bashkëkohore në shtetin më të ri në Evropë.

    Kosovo 2.0 po lanson edicionin e 10-të dhe të fundit në koleksionin tonë aktual të revistave në shyp: ‘Edicioni i Viteve ’90’. Nëpërmjet kësaj revisteje, e kthejmë nga harresa frymën e solidaritetit dhe tolerancës që mbretëronte në atë dekadë, bashkë me mundimet e aktivizmin e njerëzve, muzikën dhe ngjyrat, dhe historitë më personale. ‘Edicioni i Viteve ’90’ jep kontekstin e shumë ndryshimeve politike dhe sociale që ndodhën në Kosovë gjatë dekadës së fundit të shekullit 20, i’u risjell fytyrat që dolën në kryetituj ndërkombëtar, dhe analizon me kujdes historitë e shumë prej atyre që janë anashkaluar deri më tani.

    Për lansimin e edicionit special, Kosovo 2.0 ju fton të kteheni në kohë. Të martën, më 26 prill, bashkohuni me ne për një mbrëmje të kujtimeve personale, të zbulimit të së kaluarës dhe të relikeve të harruara.

    Koleksioni jonë i Përkohshëm i Relikeve të Viteve ’90 i hap dyert në orën 18:30, dhe do të përcillet me një orë shumë speciale leximi në orën 19:00. Të gjitha aktivitetet do të mbahen në hapësirën e re të Kosovo 2.0, te Parku i Qytetit, [Adresa: Rrustem Statovci 50, Prishtina].

    **18:30: HAPJA E EVENIMENTIT: ‘Koleksioni i Përkohshëm i Relikeve të Viteve ’90’**

    Pas një jakneje, një palë këpucëve, një vizatimi ose një TV-je, çdo gjë dhe çdo njëri e ka nga një histori – ose shumë. Reliket janë objektet e mbajtura ose të mbledhura për shkak të interesit historik ose rëndësisë personale. Për shumë njerëz, objektet në këtë koleksion do të kishin përfunduar në plehra; për ne, ato përfaqësojnë identitete dhe zbulime unike të së kaluarës dhe së tashmës. Kosovo 2.0 e ka shpëtuar një pjesë të relikeve të harruara të kësaj dekade, dhe u’a sjell ato juve në formë të një koleksioni të përkohshëm.

    **19:00: ORË LEXIMI: Ktheje Kasetën me Kosovo 2.0**

    Përgatituni për një orë të veçantë ku disa prej shkrimtarëve të revistës sonë dhe të ftuarve special do t’u sjellin tregimet më personale të tyre gjatë viteve ’90, të përcjellura me muzikë nga Liburn Jupolli. (Do të ketë përkthim të drejtpërdrejtë).

    – ARIF MUHARREMI: “Jeta Nëpërmjet Ndryshimit” – Vitet ’90 ishin dekadë e rëndësisë – pra pse jemi munduar aq shumë t’i harrojmë?
    – VETON NURKOLLARI: “Dita kur Vdiq Muzika” – Një dekadë që nisi me Bowie-n dhe Nirvanen, e përfundoi në një kakofoni të luftës dhe varfërisë.
    – AVNI RUDAKU: “Jetët Paralele të Sorrave” – Ndarja e zogjve pasqyroi ndarjen e njerëzve në Gjilan gjatë viteve ’90.
    – MIHANE SALIHU-BALA: “Ngjyra e Rezistencës” – “Gratë në të zeza” e kanë sfiduar luftën dhe mizoritë e saj për më shumë se 20 vjet.
    – ERALDIN FAZLIU: “Duke Vrapuar për të Jetuar” – Ndërhyrja e NATO-s solli shpresë, por edhe kundërsulm, duke i detyruar shumë që të ikin prej shtëpive të tyre.
    – ISAK VORGUCIC: “Kur Lufta Vjen në Qytet” – Si shumë tjerë, familja e Danilo Lukic u detyrua të largohet nga Kosova nga rreziku i dhunës.
    – DAFINA HALILI: “Një Talent, Një Tragjedi” – Adriana Abdullahu ishte diçka speciale, por kariera e saj në aktrim – dhe jeta e saj – përfunduan shumë shpejt.

    **Prej 20:30: Ringjallja e Viteve ’90**

    Qëndroni me ne për një party veror në oborr (me DJ) pas orës së leximit; ringjallje e mirëfilltë e Viteve ’90.K

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    6:30 pm

    Place:

    Kosovo 2.0

    Date:

    26/04/2016