Në thelb | Media

Kur gazetaria bëhet profesion i rrezikshëm

Nga - 10.06.2021

Gazetarët në Evropë ballafaqohen me kërcënime dhe frikësim për shkak të punës së tyre.

“Nëse vritet një gazetar, i bie që një shtet paralel ka marrë pushtetin, në mos më keq”.

Ky është një citim nga një artikull i Kostas Vaxevanis, gazetar dhe redaktor për të përditshmen greke Documento, i shkruar pas vrasjes së kolegut të tij Giorgos Karaivas në prill të vitit 2021.

Karaivaz është gazetari i katërmbëdhjetë që është vrarë në Evropë që nga fillimi i vitit 2017. Shumë të tjerë janë frikësuar, kërcënuar dhe sulmuar për shkak të punës së tyre dhe përkushtimit ndaj publikut.

Më të cenueshmit janë gazetarët që hetojnë lidhjet mes rrjeteve të krimit të organizuar dhe elitës politike. Një nga ta, Bojan Jovanović, i cili është zëvendëskryeredaktor i Rrjetit për Raportimin e Krimit dhe Korrupsionit (KRIK) në Serbi e shpjegon gazetarinë sot si profesion të rrezikshëm.

“Autoritetet përbëjnë kërcënim më të madh sesa organizatat kriminiale”, shpjegon Jovanović, i cili e di mjaft mirë sa rrezik është të jesh gazetar në Serbi.

Shembujt nga vendet e tjera, përfshirë edhe disa shtete anëtare të BE-së, tregojnë për një situatë të ngjashme.

Kërcënimet e shënjestruara

Një grup organizatash të shquara ndërkombëtare që merren me lirinë e medias së voni kanë nxjerrë një raport për situatën në Serbi, ku ngrenë shqetësime për liritë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Një nga shumë shembujt e sulmeve ndaj medias në Serbi është KRIK-u, një rrjet me seli në Beograd, gazetarët e së cilit janë cak i sulmeve dhe ngacmimeve tash e shumë vjet. Në disa raste, këto sulme vijnë drejtpërdrejt nga politikanë të lartë që nuk hezitojnë të përdorin mediat besnike të partive dhe qeverisë për të shpifur kundër mediave të tjera.

Sidoqoftë, kjo nuk ka zmbrapsur KRIK-un, i cili është bërë një ndër organizatat më të spikatura mediale në Ballkan me disa shpërblime të fituara në Serbi dhe jashtë saj. Që nga viti 2015, KRIK-u është po ashtu pjesë e rrjetit OCCRP, i cili synon “të shpërfaq dhe të shkoqisë marrëdhënien mes parasë dhe fuqisë” në botë.

Bojana Jovanović ishte një nga kolegët që themeluan KRIK-un para gjashtë vjetësh me besimin se publikut i duhet që media të vë në pah “praktikat e dyshimta dhe korruptive të liderëve, lidhjet e tyre me njerëzit nga organizatat kriminale të organizuara dhe me keqpërdorimin e buxheteve shtetërore”.

Zëvendësredaktorja dhe gazetarja e KRIK Bojana Jovanović thotë që është e domosdoshme që mediat të shpërfaqin keqpërdorimet e zyrtarëve publikë. Foto: Arkivi privat i Bojana Jovanović.

“Të mos ishte për ne, qytetarët nuk do të dinin kurrë që Ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin nuk mund të shpjegojë prejardhjen e parave që ka tharë për të blerë banesën e tij”, thotë ajo duke përmendur disa nga storiet më të rëndësishme të viteve të fundit.

“Ose që Ministri i Financave Siniša Mali ka qenë drejtor i një kompanie offshore që ka blerë 24 banesa në Bullgari; ose për të njohurit e përbashkët të Ministrit të Shëndetësisë Zlatibor Lončar dhe organizatës kriminale “Klani i Zemunit”, të cilët po ashtu kanë pasur lidhje me policinë dhe struktura të tjera shtetërore”.

Secila nga këto rrëfime ka bërë KRIK-un dhe gazetarët e tij më të cenueshëm, por edhe më të vendosur për të vazhduar hulumtimet. Sidoqoftë, kjo është bërë më e vështirë jo vetëm për shkak të kërcënimeve, por edhe si pasojë e qasjes së kufizuar te informatat që do të duhej të ishin publike.

“Zyrtarëve qeveritarë që ua kemi hulumtuar asetet nuk duan të intervistohen; ata nuk duan t’u përgjigjen pyetjeve tona në konferenca shtypi, iu shmangen gazetarëve, ose madje na sulmojnë”, shpjegon Jovanović.

Por pavarësisht nga trysnitë, KRIK bën çmos të vazhdojë raportimin.

Mbi 50 njerëz kanë vdekur në këtë luftë për ndikim dhe hakmarrje që rëndom quhet “Lufta klanore e Malit të Zi”.

Kryeredaktori Stevan Dojčinović dhe ekipi i tij janë rregullisht të pranishëm në media ku ofrojnë njohuri për hulumtimet që bëjnë.

Dojčinović po ashtu ka shkruar një libër për “Mbretin e Drogës në Ballkan” Darko Šarić, i cili është arrestuar në Amerikën Jugore në vitin 2014 dhe është ekstraduar në Serbi. Katër vjet më vonë, Šarić — bashkë me simahorët e tij — është dënuar me 15 vjet në burg për kontrabandimin e kokainës.

Pas rënies së klanit të tij filluan betejat e vazhdueshme për mbizotërim dhe kontroll të trafikimin e drogës mes Amerikës Jugore dhe Evropës në rajonin e Ballkanit dhe dolën në publik disa emra të tjerë. Sipas OCCRP-së, që nga viti 2014, lufta e mafias është zgjeruar mes dy klaneve malaziase të Kotorit — familjet Škaljari dhe Kavač — ndërsa vrasjet janë transferuar përtej kufijve.

Sipas raportimeve të medias, mbi 50 njerëz kanë vdekur në këtë luftë për ndikim dhe hakmarrje që rëndom quhet “Lufta klanore e Malit të Zi”.

Publiku rajonal u ndërgjegjësua për luftën përmes raportimit të KRIK-ut, gazetarët se së cilit kanë shpërfaqur disa nga lidhjet mes autoriteteve në Serbi dhe mafias.

Lufta ndaj KRIK-ut

Në vitin 2016, ministri i brendshëm i Serbisë kishte shpallur përpjekjet zyrtare për shtypjen e mafias. Dojčinović nga KRIK ka thënë se aktakuzat pasuese nga gjykatat serbe ishin orvatje e qëllimshme për dobësimin e klanit Škaljari me arrestime dhe ndjekje penale, pasi hulumtimet e KRIK-ut kanë treguar që klani Kavač ka lidhje me lidershipin politik serb, policinë dhe madje birin e Vučić-it. Raportimi për këtë çështje ua ka shtuar presionin akoma më tepër gazetarëve të KRIK-ut.

Fushata shpifëse ndaj KRIK-ut është përkrahur nga mediumet proqeveritare sikur stacioni televiziv Pink dhe tabloidet sikur Informer, Kurir dhe Srpski Telegraf; për më tepër Alo e quan KRIK-un “gazetë mafioze”.

“Jemi etiketuar si kriminelë, armiq të autoriteteve, mercenarë dhe spiunë të huaj”, kujton Jovanović.

Fushata damkosëse e bazuar në keqinformim dhe lajme të rreme është mbështetur edhe nga disa anëtarë të partisë qeverisëse SNS. Gjatë një seance parlamentare në mars 2021, deputetët Sandra Božić dhe Vladimir Orlić pretenduan se KRIK-u ka bashkëpunuar me grupe të krimit të organizuar.

Fushatat shpifëse janë një nga veglat e përdorura nga të pushtetshmit kundrejt gazetarëve të KRIK-ut, përfshirë kryeredaktorin Stevan Dojčinović, i cili ka paditur me sukses një tabloid. Foto: Katja Lihtenvaler.

These false accusations were met with disbelief and were widely rejected by the public, with KRIK receiving support from many different corners, including Vladimir Bilcik, the European Parliament’s Permanent Rapporteur on Serbia, who expressed his concern over the campaign directly targeting KRIK journalists.

According to Jovanović, the goal of the campaign against KRIK was to stop them from investigating corruption and criminal connections between government officials.

Unfortunately, fighting these types of smear campaigns has become part of their work for KRIK journalists over the past few years.

In 2016, Dojčinović successfully sued the tabloid Informer for harming his reputation and disclosing details from his private life after they called him a “sadomasochistic French spy,” “mafia associate” and “terrorist.” 

“The pro-government media operates under the dictatorship of the authorities,” Jovanović says. “It would be difficult to say that this kind of reporting has anything to do with journalism.”

A journalist killed in Athens

In early April this year, two strangers on a moped, shot and killed 52-year-old journalist Giorgos Karaivaz. The attack was committed outside of his home in the Alimos neighborhood of Athens. Colleagues describe Karaivaz as an extremely knowledgeable crime reporter. 

Before his tragic murder, Karaivaz was a staff journalist for the private TV channel STAR, which among much of the Greek public and journalists does not enjoy a credible reputation. Their reporting is considered controversial, and as has been proved in some cases, has at times involved disinformation, video montages and adapted reports in order to adjust events to a certain agenda.

Karaivaz was also the editor-in-chief of a crime reporting site, Bloko.gr, where his skills, expertise and good connections with police authorities were evident.

Matthaios Tsimitakis, a journalist and former communications officer for Alex Tsipiras during his time as Greek prime minister, told K2.0 that Karaivaz used to report on organized crime in Greece “which was gaining more influence in the country by corrupting officials, including the police.”

Këto akuza të rreme janë pritur me habi dhe janë kundërshtuar gjerësisht nga publiku, me ç’rast KRIK-u ka marrë mbështetje prej këndeve të ndryshme, përfshirë Raportuesin e Përhershëm të Parlamentit Evropian për Serbinë Vladimir Bilcik, i cili ka shprehur shqetësim për fushatën që shënjestron drejtpërdrejt gazetarët e KRIK-ut.

Sipas Jovanović-it, qëllim i fushatës kundër KRIK-ut ishte t’ua pamundësonte hulumtimin e korrupsionit dhe lidhjeve kriminale mes zyrtarëve qeveritarë.

Fatkeqësisht, lufta kundër këtyre fushatave shpifëse është bërë pjesë e punës për gazetarët e KRIK-ut gjatë viteve të fundit.

Në vitin 2016, Dojčinović paditi me sukses tabloidin Informer për dëmtim të reputacionit dhe zbulim të detajeve nga jeta private pasi e quajtën “spiun francez sadomasokist”, “ortak mafiozësh” dhe “terrorist”.

“Mediat proqeveritare veprojnë nën diktaturën e autoriteteve”, thotë Jovanović. “Do të ishte vështirë të thuhej që raportimi i tillë ka lidhjen më të vogël me gazetarinë”.

Një gazetarë i vrarë në Athinë

Në fillim të prillit këtë vit, dy të panjohur në një skuterë qëlluan me armë dhe vranë gazetarin 52-vjeçar Giorgos Karaivaz. Sulmi u krye afër shtëpisë së tij në lagjen Alimos të Athinës. Kolegët e përshkruajnë Karaivaz-in si gazetar tepër të ditur të krimit.

Para vrasjes tragjike, Karaivaz ishte gazetar i rregult për kanalin televiziv privat STAR, i cili nuk gëzon besueshmëri të madhe nga publiku dhe gazetarët grekë. Raportimi i tyre shihet si kontravers dhe siç është vërtetuar në disa raste, ata kanë përfshirë keqinformata, montazhe të videove dhe raportime të përshtatura për t’u pajtuar me një agjendë të caktuar.

Karaivaz ishte po ashtu kryeredaktor i portalit për raportimin e krimit Bloko.gr ku janë vërejtur qartë aftësitë, ekspertiza dhe lidhjet e mira që kishte me policinë dhe autoritetet.

Matthaios Tsimitakis, gazetar dhe ish-zyrtar për komunikim i Alex Tsipras gjatë kohës kur ishte kryeministër i Greqisë, ka thënë për K2.0 se Karaivaz raportonte për krimin e organizuar në Greqi, “gjë që kishte shumë e më shumë ndikim në vend përmes korruptimit të zyrtarëve, përfshirë edhe policinë”.

Sulmet ndaj selive të mediave në Greqi janë mjaft të shpeshta, por vrasjet e gazetarëve janë tepër të rralla.

“Ndryshe nga profesionistët e tjerë të fushës, ai nuk ka pasur namin e dikujt që vepron si zëdhënës i policisë”, thotë Tsimitakis. “Kjo i ka dhënë respekt edhe prej përbrenda polcisë, edhe në komunitetin e gazetarëve. Por kjo gjithashtu e ka armiqësuar me disa zyrtarë policorë të korruptuar dhe grupe të krimit të organizuar”.

Vrasja e Karaivaz-it tronditi edhe Komisionin Evropian. Komisionerja për vlerat dhe transparencën Vera Jourova ka nxjerrë një postim në Twitter po të njëjtën ditë që thotë: “Jam thellësisht e tronditur pas raportimeve që gazetari Giorgos Karaivaz është qëlluar për vdekje në Athinë”.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka pritur një ditë të tërë për të nxjerrë një deklaratë përmes së cilës kërkonte “hetim të shpejtë për rastin”.

Sulmet ndaj selive të mediave në Greqi janë mjaft të shpeshta, por vrasjet e gazetarëve janë tepër të rralla. E funda para Karaivaz-it ka ndodhur para 11 vjetësh kur u vra gazetari Socratis Giolias afër shtëpisë së tij në Atinë. Para vdekjes, Giolias, punonte në një hulumtim për korrupsionin.

Shkrepje nga rikonstruktimi i Star TV i vrasjes së Giorgios Karaivaz-it. Imazhi: Katja Lihtenvaler.

Edhe Giolias, edhe Karaivaz janë vrarë nga breshëritë e plumbave të njerëzve akoma të panjohur. Sipas policisë, Karaivaz është goditur si pjesë e një ekzekutimi të stilit mafioz dhe hetuesit e lidhën menjëherë tragjedinë me të ashtuquajturën “Mafia Greke”.

Mediat greke kanë raportuar se policia ka shqyrtuar rreth 100 video, ka kërkuar deklarata nga 22 njerëz dhe ka kontrolluar telefonin personal të Karaivaz-it kur u bë e qartë se vrasja nuk kishte motive personale por lidhej me punën e tij.

“Prej 2016 deri 2018, Karaivaz ka mbuluar një varg vrasjesh si pjesë e luftës lokale të mafias në Athinë dhe nuk ka ngurruar të zbulojë emra publikisht, të flasë për rolin e secilit aktor, përfshirë edhe policët e korruptuar dhe kriminelët që kanë lidhje me sistemin politike”, kujton Tsimitakis.

Në një nga raportimet e tij të fundit, Karaivaz hulumtonte rastin e Menios Fourthiotis, një prezantues televiziv  jo fort i shquar dhe konservator që ka lidhje me partinë udhëheqëse Demokracia e Re. Më vonë, Fourthiotis është implikuar në një skandal të mashtrimit dhe është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar.

Vetëm dy ditë para vrasjes së Karaivaz-it, kryeredaktori i Documento-s Vaxevanis ishte kontaktuar nga një burim që i kishte thënë se Fourthiotis po planifikonte “ta vrante atë [Vaxevanis-in] dhe një gazetar tjetër”.

Më vonë, Fourthiotis është arrestuar pas dyshimeve për shkelje të ndryshme, përfshirë inskenimin e një sulmi në shtëpinë e tij, formimin e bandave kriminale dhe shkeljet me armë. Ai është akoma në burg, por deri më sot nuk është sqaruar ndonjë lidhje me vrasjen e Karaivaz-it.

Policia e korruptuar dhe lufta mes grupeve kriminale

Puna hulumtuese e Karaivaz-it dhe zbulimet e tij në kanalin Star TV kanë dëshmuar se ai nuk frikohej të fliste me emra. Duke raportuar për ekzekutimet në nëntokën greke, Karaivaz ishte i drejtpërdrejtë dhe thoshte: “Disa nga vrasjet mes grupeve të krimit të organizuar shpërfaqin lidhje mes pronarëve të pasur të bizneseve, politikanëve, por në disa raste edhe zyrtarët e policisë dhe stafin e Kishës Ortodokse”.

Puna e Karaivaz-it para vdekjes tregon se po hynte në botën e rrezikshme të zyrtarëve të korruptuar policorë, politikanëve me dikim dhe grupeve të krimit të organizuar, por vrasja e tij prapë se prapë shkaktoi tronditje.

“Meqë Karaivaz-i punonte për kompaninë mediatike të një nga familjet më të fuqishme në vend, pritej që ai të ishte i mbrojtur”, thotë Tsimitakis duke iu referuar familjes Vardinogiannis, e cila ka pronësinë e konglomeratit mediatik New Television S.A. ku bën pjesë Star.

Tsimitakis mendon se vrasja e Karaivaz-it nuk përbën thjesht sulm ndaj shtypit, por mund të zbulojë edhe çështje të jera në të ardhmen.

Bota e krimit të organizuar në Greqi është e ngjashme me atë të Malit të Zi dhe Serbisë; bëhet një luftë për dominim që ka nisur para katër vjetësh dhe regjistrohen viktima çdo muaj. Prej vdekjes së Karaivaz-it në prill janë vrarë edhe tre njerëz të tjerë në rrethana të ngjashme në Athinë.

“Raportimi për krimin e organizuar është punë e rrezikshme në çdo vend,"

Matthaios Tsimitakis, gazetar grek

Por shumë grupe ndërkombëtare kanë ardhur në Greqi ose kanë shfaqur praninë e tyre në vitet e fundit. Disa emra janë tanimë të njohur për publikun serb për shkak të raportimeve të KRIK-ut.

Në janar 2020, dy anëtar të të ashtuquajturit Klani Škaljari të Malit të Zi janë goditur për vdekje në Athinë gjatë një darke me familje. Gjashtë muaj më vonë, dy anëtarë të tjerë të bandës së njëjtë janë ekzekutuar duke kaluar kohë në ishullin grek të Korfuzit. Policët kanë zbuluar gjatë hetimit se 10 deri në 15 njerëz nga Ballkani që janë të lidhur drejtpërdrejt me konfliktin Škaljari-Kavač kanë gjetur strehim në Greqi.

Ndërsa grupet e krimit të organizuar vazhdojnë konfliktin e tyre, hetimet e policisë për këto krime nuk japin ndonjë rezultat dhe jetët e gazetarëve mbesin në rrezik.

“Raportimi për krimin e organizuar është punë e rrezikshme në çdo vend”, thotë Tsimitsakis. “Karaivaz ishte një nga pak njerëz që ia kanë dalë të hynë në botën e krimit të organizuar dhe të raportojnë për të hollësisht”.

Vdekja e Ján Kuciak dhe Martina Kusnirova

Në fund të shkurtit 2018, gazetari 27-vjeçar Ján Kuciak dhe e fejuara e tij, arkeologia Martina Kusnirova, u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në Velka Maca afër kryeqytetit sllovak të Bratisllavës.

“Ján Kuciak ka qenë një gazetar hulumtues shumë i talentuar”, thotë Lukas Diko, ish-drejtori i lajmeve të RTV Slovakia dhe tash kryeredaktor i Qendrës Hulumtuese Ján Kuciak (ICJK).

Diko shpjegon se pas vrasjes, shoqëria sllovake u gjet “në gjendje llahtarie dhe shoku”.

Kuciak punonte në portalin Aktuality.sk ku mbulonte dyshimet për evazion  dhe mashtrim fiskal që përfshinte zyrtarë të lartë me lidhje të forta politike, biznismenë të dyshimtë dhe grupe të krimit të organizuar. Ai po ashtu bashkëpunonte me OCCRP. Pas vrasjes së tij, grupi botoi një sërë artikujsh dhe një bosht kohor që shpjegon të gjitha ngjarjet deri në vdekjen e tij.

Sidoqoftë, vrasja solli disa ndryshime në Sllovaki, edhe politike, edhe sociale, por gjithashtu në media. Reagimi i parë erdhi nga publiku, i cili doli në rrugë në dhjetëra mijëra për herë të parë që nga rënia e komunizmit. Ata protestuan për vrasjen, si dhe për qeverisjen e kryeministrit Robert Fico.

Rënia e grupeve kriminale dhe ndjekja penale e zyrtarëve të lartë nuk do të thotë që gazetarët sllovakë punojnë paqësisht dhe janë të papenguar.

Si rrjedhojë, Fico dha dorëheqjen tri javë më vonë, dhe pas dy vjetësh, në mars 2020, Partia e tij Socialdemokrate humbi zgjedhjet pasi votuesit i dhanë një mundësi aktivistit kundërkorrupsion dhe populistit Igor Matovič

Qeveria e re çeli disa hetime për korrupsionin, përfshirë edhe për disa raste të hulumtuara nga Kuciak dhe kolegët e tij. Në këtë proces është arresutar një rrjet zyrtarësh që gjoja i kanë dhënë ryshfet biznesmenit të pasur  Marian Kočner — një nga protagonistët e punës së Kuciak-ut.

“Njerëzit që ishin të paprekshëm më parë janë arrestuar dhe akuzuar për shpëlarje parash dhe korrupsion”, thotë Diko ndërsa flet për atë që quan “transformim të sistemit gjyqësor”.

Por siç thekson, rënia e grupeve kriminale dhe ndjekja penale e zyrtarëve të lartë nuk do të thotë që gazetarët sllovakë punojnë paqësisht dhe janë të papenguar.

“Problemi më i madh për gazetarët në Sllovaki është presioni politike dhe fyerjet që vijnë nga politikanët e lartë”, thotë Diko.

Strehë për krimin e organizuar ndërkombëtar

Sipas një raporti të Departamentit të Shtetit nga viti 2014, Sllovakia ka qenë “vendi i tranzitit për mallrat e falsifikuara dhe të kontrabanduara, vjedhjet e automjeteve, mashtrimi i taksës së vlerës së shtuar dhe trafikimi i personave, armëve dhe ilaçeve të paligjshme të drejtuara nga krimi i organizuar vendas dhe i huaj”.

Prej viteve të 90-ta, pas rënies së Perdes së Hekurt, shumë grupe të krimit të orgnizuar, sidomos nga Evropa Lindore dhe Juglindore, ka gjetur shtrehë në Sllovaki. Për shembull Baki Sadiki, bosi shqiptar nga Kosovës i një rrjeti të trafikut të heroinës, gjeti një shtëpi dhe bëri marrëdhënie miqësore me një gjykatës të lartë atje në vitet 1990. Ai u arrestua më vonë në Kosovë dhe u ekstradua në Sllovaki, ku aktualisht po vuan një dënim me 22 vjet burg për akuzat e drogës.

Hetimet dhe gjykimet e vazhdueshme po zbulojnë detaje për publikun publike të lidhjeve midis ish-strukturave shtetërore në Sllovaki dhe krimit të organizuar.

Sllovakia ishte një ndër vendet e BE-së që ka qenë mjaft bujare me dhënien e pasaportave për njerëz të ndryshëm të lidhur me krimin e organizuar. Ndër ta edhe Dragoslav Kosmajac, “një Escobar serb” dhe krijues i një shtegu të madh droge në Ballkan dhe që ka marrë shtetësinë Sllovake në Bratisllavë në 2004. Kosmajac ka vdekur vjet në Serbi si njeri i lirë.

Darko Šarić thuhet se gjithashtu kishte leje qëndrimi të përhershme në Sllovaki nga viti 1998 dhe fitoi shtetësinë sllovake në 2006. Me përdorimin e një pasaporte të BE-së, Zariq ishte në gjendje t’u shpëtonte autoriteteve.

Në një nga hulumtimet e tij përfundimtare, Kuciak po shikonte lidhjet midis bandës kriminale italiane “Ndrangheta” nga rajoni i Kalabrisë dhe elitës politike Sllovake, me një fokus në lidhjet e pretenduara midis “Ndrangheta” dhe një anëtare të kabinetit të Fico, Maria Troskova. Ai kurrë nuk e mbaroi punën e tij.

Hetimet dhe gjykimet e vazhdueshme po zbulojnë detaje për publikun publike të lidhjeve midis ish-strukturave shtetërore në Sllovaki dhe krimit të organizuar.

Në prill të vitit 2020, ish-ushtari Miroslav Marček u burgos për 23 vjet pasi pranoi se kishte kryer vrasjen e Ján Kuciak dhe Martina Kusnirova, ndërsa dy të dyshuar u burgosën për lehtësimin e sulmit. Marian Kočner, i cili u akuzua për organizmin e sulmit dhe një bashkëkomplotist i dyshuar u liruan nga gjykata e shkallës së parë. Gjykata e Lartë Sllovake do të marrë një gjykim përfundimtar për çështjen e vrasjes së dyfishtë më 15 qershor 2021.

Gazetarët në Sllovaki nuk po dorëzohen. Në mënyrë që të sigurojnë mbrojtje për njëri-tjetrin, por edhe të flasin për vështirësitë me të cilat përballen gjatë punës së tyre, ata kanë bashkëpunuar nëpër dhomat e lajmeve në një projekt të lidhur me hetimin e vrasjes të quajtur “Biblioteka e Kočner”, nën koordinimin e ICJK.

“Ky bashkëpunim është unik; gazetarët nga mediat konkurruese kanë bashkëpunuar”, shpjegon Diko. “Kjo i ndihmon ata të ndihen të sigurt, dhe së bashku ata kanë më shumë fuqi analitike.”

Ekipi së fundi fitoi “Çmimin e Gazetarit” të Sllovakisë 2020 për gazetari hulumtuese dhe analitike për hetimin e tyre në lidhje me pastrimin e parave nga oligarku Norbert Bödör.

“Kur gazetarët vriten dhe vrasësi nuk është një i çmendur, kjo do të thotë që demokracia është e kalbur, është katandisja përfundimtar e shtetit të së drejtës. Kur një gazetar vritet, është më shumë se një krim. Është provë e një realiteti të rrezikshëm”, përfundon Vaxevanis në rrëfimin e tij pas vrasjes së Karaviaz në Athinë.

Gazetarët në Greqi, Serbi dhe Sllovaki e kanë mësuar këtë mësim në mënyrën më të vështirë.

Imazhi i ballinës: Katja Lihtenvalner.