Në thelb | Shtyp | SHPRESË

Kur sporti thyen barriera

Nga - 23.07.2020

Mundësia e Ilija Ivić-it në fushëlojë është edhe gjasë për shërim kulturor.

Vjet, kur Arbnor Morina u bë drejtori sportiv i KF Flamurtari, njëri nga vendimet e tij të para të mëdha ishte edhe njëri nga më të lehtit. Morina, veteran i skenës së futbollit të Kosovës dhe ish-trajner i kombëtares për nën 21-vjeçarët, e njeh perspektivën kur e sheh me sy dhe qendërmbrojtësi i shkathët në ekipin e të rinjve menjëherë ia kapi syrin.

Ilija Ivić ishte i ashpër, kishte këmbë të majtë të zhdërvjellët dhe tregonte atë lloj qëndrimi që lypsej për t’u ngjitur shumë më lart se e zakonshmja. Fjala përhapet shpejt në futboll dhe, pas përparimit të vazhdueshëm nëpër ekipet e të rinjve të Flamurtarit dhe integrimit të suksesshëm në grupin e seniorëve, kishte ardhur koha për ta lidhur atë.

“Ia bëra një kontratë profesionale dhe e solla në Turqi në një kamp stërvitjeje me ekipin e parë në janar”, thotë Morina. “Duam t’ia japim shansin për të qenë lojtar profesional sepse kjo është ëndrra e tij”. 

Pothuajse në çdo situatë tjetër, ky do të kish qenë fillimi dhe fundi. Fanfarat do të ishin minimale tani për tani dhe Ivić, si çdo 17-vjeçar premtues, do ta kishte rastin që të fundosej ose të notonte. Por, për t’ia shpërblyer talentin Ivić-it, Morina dhe Flamurtari kishin ndërmarrë një hap të paprecedent që kur Kosova kish qenë pjesë e Jugosllavisë.

Çelësi, kuptohet, ndodhej në emrin e të riut.

“Kosova ka qenë gjithmonë popullsi e përzier dhe para luftës kemi pasur lojtarë serbë në ekipet tona”, thotë Morina. “Më kujtohen lojtarët te Flamurtari por edhe te klubet e mia të tjera — Ferizaji dhe Gjakova për shembull. Por Ilija është i pari i brezit të ri që ka ardhur dhe po luan në ligën kombëtare”.

Ajo që ndodhi më pas ilustron tensionet që sporti — dhe shoqëria — në Kosovë ende pritet t’i tejkalojë një dekadë e ca pas pavarësimit.K

Ky është fragment nga një shkrim i hollësishëm në botimin tonë të ri në shtyp SHPRESË. Për ta lexuar artikullin e plotë, bleni kopjen tuaj të revistës tani — klikoni këtu për më shumë informata. 

Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.