Në thelb

Kush jam unë, unë jam kush jam

Nga - 11.01.2024

Mini-dokumentari nga K2.0.

Njomzë Arifi, grua në të njëzetat e saj përshkon jetën midis qytetit të saj të lindjes, Gjilanin dhe Prishtinës. Ajo flet për rrugëtimin e saj si grua e re queer — rrugëtim që përcaktohet prej përpjekjes së pandalur për ta shkundur e çrrënjosur mospranimin, pritshmëritë kufizuese gjinore e padrejtësinë. Njomza, protagonistja e vetme e dokumentarit, xhiruar gjatë vitit 2023, “Kush jam unë, unë jam kush jam.”, sfidon përkufizimet e ngushta, sipërfaqësore dhe shpeshherë armiqësore rreth asaj se çka do të thotë të jesh grua queer në Kosovë. 

Flet për përditshmërinë e saj dhe shpalos shumësinë e shtresave të identitetit të saj — e pasionuar ndaj pianos e këngës, e përkushtuar në biznesin e saj të bizhuterive, e vendosur në aktivizmin e saj për drejtësi. 

Në ecjen e saj drejt njohjes së vetes, Njomza flet për solidaritetin e gjetur dhe kultivuar në familje, për rëndësinë e shoqërisë me bashkëaktiviste/ë dhe mbi të gjitha, për kërkimin e përbashkët për drejtësi e pranim, në të cilin ka ende shumë punë e përpjekje. 

Ky aktivitet mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Pikëpamjet e prezantuara gjatë aktivitetit nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.