Nga - 29.04.2022

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

 

Data: 5 maj 2022

Vendi: Amfiteatri, sheshi “Zahir Pajaziti”*, Prishtinë

*në rast të motit të keq apo me shi, K2.0 do të bëjë një njoftim që ngjarja mbahet në Hub 2.0.

Këtë vit, më 3 maj është dita e Bajramit. Por çdo vit, kjo datë shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, datë kjo në të cilën ua rikujtojmë institucioneve detyrën e tyre për ta mbrojtur lirinë e shtypit që është shtyllë themelore e demokracisë. Ne po ashtu ndalemi për të reflektuar për rolin e medias në shoqëri dhe për nevojën që media të veprojë në mënyrë të pavarur dhe të drejtë.

Ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis lirisë së shtypit dhe të drejtave të gazetarëve në njërën anë dhe aftësisë së medias për të qenë palë e përgjegjshme dhe pozitive në shoqëri, në anën tjetër. Për të qenë në gjendje që t’i mbrojnë të pambrojturit, t’i tregojnë historitë e të shtypurve, t’ia thonë të vërtetën pushtetit dhe ta mbrojnë diversitetin dhe demokracinë, gazetarëve duhet t’u ofrohet siguri. Përndryshe, kush do t’i mbrojë mbrojtësit?

Më 5 maj i ftojmë qytetarët dhe institucionet t’i në aktivitetet e organizuara nga K2.0, ku do të mund t’i dëgjojnë rrëfimet e gazetarëve dhe punojnësve të mediave, përmes së cilave do ta shënojmë Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit. 

Çka do të ndodhë:

10.00 – 11.00 

Ballafaqimi me seksizimin dhe gjuhën denigruese në media me:

  • Adelina Berisha, menaxhere e programit për adresim të dhunës në bazë gjinore në Rrjetin e grave të Kosovës
  • Leonida Molliqaj, drejtore dhe kryeredaktore e QIKA

    Moderuar nga Aulonë Kadriu, redaktore në K2.0

11.00 – 12.00

Sigurimi i mbijetesës së radiostacioneve, pavarësisht sfidave të shumta, me:

  • Denis Galushi, gazetar në RTK
  • Visar Hoti, zëvendës president i Asociacionit të mediave të pavarura elektronike të Kosovës

    Moderuar nga Gentiana Paçarizi, redaktore në K2.0 

12.00 – 13.00 

Thyerja e heshtjes për temat e ndjeshme dhe të margjinalizuara me:

  • Fitim Gashi, reporter i lartë në Koha
  • Dafina Halili, gazetare në K2.0

    Moderuar nga Lirika Demiri, gazetare në K2.0

13.00 – 14.00 

Sa e pasqyron RTK-ja diversitetin e Kosovës? me:

  • Shkumbin Ahmetxhekaj, U.D. drejtor i përgjithshëm në RTK
  • Imer Mushkolaj, gazetar, kolumnist dhe opinionist. 

    Moderuar nga: Besa Luci, kryeredaktore e K2.0

Ka ende… Në ora 18.00 do të mbledhemi sërish në Amfietatër, sheshi “Zahir Pajaziti”, për bisedën tonë: Tregoji një gazetari

Ne u drejtohemi mediave për informacion. Qoftë përmes shtypit, televizionit, radios apo mediave online, gazetarët na tregojnë rreth komuniteteve tona dhe rreth botës. Gazetarët na tregojnë rrëfime për veten tonë dhe shoqërinë përreth nesh. Nganjëherë këto rrëfime sfidojnë nocionet që ne i dimë e nganjëherë i përforcojnë idetë diskirminuese.

Jemi mësuar që rrëfimet në media t’i lexojmë apo dëgjojmë në mënyrë disi pasive dhe lehtë mund të harrojmë se shoqëria dhe media ekzistojnë në një bisedë të dyanshme. Përmes kësaj bisede ne mund t’i ndryshojmë pikëpamjet dhe t’u krijojmë hapësirë rrëfimeve që ekzistojnë përtej mbizotërueses. Aty ku media është e aftë dhe e gatshme ta pasqyrojë kompleksitetin dhe diversitetin e shoqërisë tek lexuesit, do të pasojë një botë më gjithëpërfshirëse.

Po sikur, për një herë të vetme, t’i ndërronim rolet: po sikur të ishim ne ata që do t’u tregonim gazetarëve se cili mendojmë se është problemi dhe cili duhet të jetë rrëfimi? Çka do t’i tregonim një gazetari që i ka treguar rrëfimet tona gjatë tërë kohës? Çfarë politike apo praktike do të kërkonim prej tyre që ta zbatojnë?

Gjatë aktivitetit, publiku do të inkurajohet t’i ndajë mendimet me:

  • Arta Avdiu, kryeredaktore e TV “Dukagjini”
  • Erjonë Popova, gazetare 
  • Taulant Osmani, redaktor në “Kallxo”
  • Vullnet Krasniqi,  gazetar multimedial në “Nacionale”

    Moderuar nga: Aulonë Kadriu, redaktore në K2.0

Do të ketë përkthim në shqip/anglisht/serbisht.

Imazhi i ballinës: Ferdi Limani / K2.0

Kjo ngjarje organizohet si pjesë e projektit “Rrjeti për Raportim të Diversitetit 2.0”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, Trustit Ballkanik për Demokraci, një projekt i Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë.