Fotografi nga pandemia e COVID-19 në Prishtinë.
Nga Ferdi Limani - 10.04.2020E gjitha nisi aq shpejt, saqë gjithsesi m’u kujtuan ditët e rënda para bombardimeve rreth 20 vjet më parë.
Në atë kohë i shikoja prindërit ndërsa nguteshin për t’i grumbulluar miellin dhe ushqimet që do t’i përdornim sa ishim të mbyllur në shtëpi, ose që do t’i merrnim me vete nëse do të dëboheshim.
Në mesin e asaj paqartësie kalonim shumë kohë para televizorit, të druajtur për lajmet që do t’i mësonim. Pavarësisht se a kishin filluar sulmet, ne duhet të prisnim, sepse aq mund të bënim.
Për çudi, e njëjta qetësi mbizotëron tash me pandeminë e COVID-19.
Ishim të qetë, gati të shtendosur, me mendimin se nuk do të mbërrijë te ne.
Përpiqeshim disi t’i lidhnim pikat dhe të lehtësoheshim logjikisht. Kina është larg dhe gjasat që një virus të udhëtojë aq larg janë të vogla, apo jo? “Po merren me të si duhet. E kanë ndërtu një spital brenda disa ditësh”.
Duke kujtuar se virusit s’mund të na mbërrijë, jeta vazhdoi si zakonisht.
Me ardhjen e pranverës — pas një dimri të çuditshëm — erdhën edhe kafenetë, parqet dhe këndet e lojërave përplot me njerëz. Gjithmonë kishte qenë kështu, sikur të gjithë presim që pranvera disi do të na çlirojë.
Punëtorët e një kompanie të dezinfektimit duke nisur punën në një kopsht të kryeqytetit.
Dezinfektimi i shtretërve në një qendër të mjekësisë familjare në Prishtinë.
Rrugët e Prishtinës duke u pastruar me tretësirë dezinfektuese.
Një punëtor i kompanisë së dezinfektimit duke spërkatur shkallët e një banese sociale.
Fakti që Kosova ishte ndër shtetet e funda në rajon që konfirmoi rastet e para duket se ndihmonte këtë mendësinë dhe besimin që ishim “larg tij”. Sidoqoftë, nuk u desh shumë kohë para se të shpalleshin dy rastet e para, dhe rrjedhimisht ajo qetësi u trazua. Gjërat u vunë në lëvizje.
Ndërsa një pjesë e fshehte këtë tension, të tjerët u dorëzuan ndaj tij. Supermarketet u vërshuan nga njerëzit, sikur po afronte një luftë e re.
Kafenetë, shkollat dhe këndet e lojërave u zbrazën sa hap e mbyll sytë. Jepej një përshtypje e gjithmbarshme që jeta njerëzore papritmas kishte pushuar, dhe dëgjoheshin vetëm këngët e papenguara të zogjve. Nuk më kishte pikëlluar kurrë aq shumë mungesa e zhurmës nga loja e fëmijëve.
Rrugët filluan të laheshin me dezinfektues dhe shkallët e banesave sociale nisën të spërkateshin. Për ironi, maska u bë moda më e re, nëse mund ta quaj kështu.
për t’i kontrolluar pacientët e karantinuar.
Infermierët duke dalë nga reparti mjekësor në qendrën e studentëve në Prishtinë
Infermieret duke i bërë kontrollat e fundit të pajisjeve mbrojtëse para se t’i vizitonin pacientët e karantinuar.
Infermierët në qendrën paradiagnostikuese për pacientët që mund të kenë simptoma të COVID-19.
gjatë vlerësimit të nevojave të tyre në një qendër të mjekësisë familjare.
Një infermiere duke i kërkuar një çifti të moshuar ta mbajnë distancën
Një pacient i mundshëm me COVID-19 duke u kontrolluar para testeve vijuese në një qendër të mjekësisë familjare.
për pacientët që mund të kenë simptoma të COVID-19.
Infermierët duke përgatitur pajisjet në një qendër paradiagnostikuese
Një infermiere duke pirë cigare jashtë një qendre të mjekësisë familjare në Prishtinë.
e cila është shndërruar në qendër karantinimi.
Familjarët vizitojnë të dashurit e tyre nga distanca në qendrën e studentëve,
Një grua duke e vizituar fqinjin e vetizoluar.
Dalëngadalë, gjithçka ra në fashë — e disi ra edhe përtokë.
Gjithçka, përveç politikës, e cila u bë më e zhurmshme, herë-herë më e zhurmshme se vetë virusi, sikur ishte një garë se kush mund të na thithte energjinë më shumë — virusi apo politika.
Ndërsa ndodhnin ballafaqimet e para me pandeminë, përfaqësuesit e sapozgjedhur u mblodhën për një votë të jashtëzakonshme, kështu duke e rrëzuar qeverinë dhe duke e përdorur atë si mundësi për ta shfaqur frustrimin, zemërimin dhe kushedi se çfarë tjetër, sikur barrën s’e kishim boll të rëndë.
Ia dolëm aq mirë, saqë u bëmë i vetmi shtet në planet — në këtë kohë më vjen më mbarë të them “planet” sesa “botë” — që votuam për mosbesimin ndaj qeverisë.
Një qen duke ecur përgjatë një shtegu këmbësorësh afër Bibliotekës Kombëtare.
Stolet e zbrazëta në qendrën e Prishtinës, ku rinia kosovare zakonisht mblidhet në çdo kohë gjatë ditës.
Një kafene në qendrën e Prishtinës që zakonisht është e mbushur me njerëz.
Pëllumbat fluturojnë sipër rrugëve të boshatisura të qendrës së Prishtinës.
Tash, rrugët janë të zbrazura.
Zakonisht është vështirë të gjesh parking në Rrugën B, e cila njihet për kafenetë dhe baret e saj.
Policët në sheshin Muharrem Fejza gjatë orës policore.
Tekembramja, ne ende jemi këtu, të mbyllur në shtëpitë ose banesat tona, dhe duke ëndërruar për filxhanët e espresos dhe cigaret në tarracat me diell.
Para se të mblidhemi të gjithë në festën e lirisë, rrini në shtëpi dhe lajini duart. Mos harroni, vdekja është vërtet matanë pragut të shtëpisë dhe po na bën me dorë nga rrugët.
Një sorrë mbi një shteg këmbësorësh në Fakultetin Teknik, i cili zakonisht vlon me vrapues.