Pikëpamje | Shtyp | SHPRESË

Lufta e Havës, lufta jonë

Nga - 20.07.2020

Përpjekja për barazi gjinore është përplot me heroina që njihen fare pak ose aspak.

Në vitin 1912, në prag të Luftës së Parë Botërore, sufrazheteve të burgosura u ishin futur gypa nëpër hundë dhe fyt, ku mandej derdhej ushqim i lëngshëm. Kjo ushqyerje brutale me zor nga policia e Londrës synonte t’i ruante gratë nga vdekja — ato po mbanin grevë urie në luftën e tyre për të drejtën e votës.

Ndërsa sufrazhetet e zjarrta protestonin dhe vuanin nga uria për t’i hapur shteg një të ardhmeje të ndryshme, në anën tjetër të Evropës, jeta e grave shkruhej nga burrat. Tradita gojore dhe dëshmitë personale në periferinë rurale të Ulqinit, një qytet i vogël që gjendet në anën malazeze afër kufirit me Shqipërinë, tregojnë se tërmetet dhe pandemitë shkaktuan edhe më shumë vuajtje për vajzat dhe gratë.

Ishte një sëmundje e tillë infektive që ia ndryshoi jetën një vajze sykaftë me emrin Hava. Ajo mbeti jetime që në moshë të hershme pasi kolera ia vrau prindërit. Të afërmit që e morën atë dhe vëllezërit e motrat e saj e martuan kur ishte 13 vjeçe, para se t’i kishte menstruacionet e para.

Lufta e Dytë Botërore e la të ve dhe me pesë fëmijë. Ajo gjeti punë në një shtëpi të re të shëndetit në fshat. Atëherë ishte rreth 30 vjeçe, pa shkollim formal, por bënte gjithfarë punësh në shtëpinë e shëndetit: pastronte korridoret, ndihmonte gratë gjatë lindjes, nxirrte dhëmbë dhe trajtonte bajame. Ajo vepronte si gjinekologe, dentiste, pediatre dhe mjeke e fytit — të gjitha këto pa diplomë në një kohë kur sa kishin nisur të hapeshin shkollat e para në gjuhën shqipe.

Asaj i duhej të vraponte vazhdimisht mes punës dhe shtëpisë, prandaj hoqi dorë nga dimitë e papërshtatshme, një veshje e poshtme e grave që ishte përvetësuar gjatë periudhës osmane sidomos nga gratë myslimane. Tok me ngritjen e socializmit, në atë kohë kishin nisur të popullarizoheshin fustanet në qytezat e qytetet më të mëdha të rajonit, si simbol i emancipimit të gruas. Por në një fshat të okupuar nga italianët, ku ngadhënjimi i komunizmit ishte ende larg, flakja e dimive në të mirë të rrobave më të arsyeshme kishte pasoja.

Ajo ndërroi kodin e veshjes, theu normat e katundit dhe kështu u quajt kurvë. Hava është stërgjyshja ime.K

Ky është fragment nga një shkrim i hollësishëm në botimin tonë të ri në shtyp SHPRESË. Për ta lexuar artikullin e plotë, bleni kopjen tuaj të revistës tani — klikoni këtu për më shumë informata. 

Imazhi i ballinës: Atdhe Mulla / K2.0.

KOMENTET

0
KOMENTO

KOMENTO

Kthehu n'fillim

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.

THANKS FOR SUBSCRIBING

THANKS FOR YOUR COMMENT

AFTER A QUICK CHECK IT WILL BE PUBLISHED HERE. PLEASE BE PATIENT.