Natyrisht, viti 2020 do të mbahet mend për pandeminë — për frikat dhe paqartësinë, ngujimet dhe masat shtrënguese, si dhe konfliktet e vështirësitë personale që kemi tejkaluar ndërsa jemi përpjekur të pajtohemi me mungesën e imponuar të lirive.
Megjithatë, as në kohë të këtilla, rebelët e rajonit nuk janë strukur në heshtje.
Ata kanë refuzuar të heqin dorë nga protesta ose ngritja e zërit në publik, nga luftërat ligjore ose mënyrat e ndryshme të ushtrimit të demokracisë në praktikë — nga beteja për të drejtat dhe liritë e të gjithëve. Të patrembur, ata kanë vazhduar t’i sfidojnë njerëzit në pushtet duke kërkuar llogari dhe mbi të gjitha ndryshim.
Për të ditur më shumë se çfarë i motivon qytetarët e rajonit të dalin në ballë të luftës kundër padrejtësive të ndryshme, K2.0 ka identifikuar gjashtë rebelë që jetojnë rreth nesh në rajon. Ata janë njerëzit që janë të vendosur kundër absurditeteve të jetës në Ballkan dhe vazhdojnë të luftojnë, edhe pse shpesherë duket se shanset nuk janë në favorin e tyre dhe ballafaqohen me kërcënime e sulme.
Natyrisht, ka shumë rebelë të tjerë meqë arsyet për rebelim janë të pafundme. Por ata që kemi zgjedhur për këtë varg shkrimesh përbëjnë një grup të larmishëm individësh dhe çështjesh; njerëz që kanë bërë një hap përtej, kanë mobilizuar të tjerët dhe kanë gjetur një mënyrë për të arritur ndryshim në fushat e tyre përkatëse.
Rebelja e K2.0 nga Kroacia — me një motiv të fuqishëm për revoltë — është Maja Sever. Si gazetare dhe spikere televizive udhëheqëse në Sindikatën e Gazetarëve Kroatë (SGK), ajo njihet për përfshirjen në shoqëri dhe përkushimin ndaj lirisë së shprehjes dhe të medias, si dhe për mosngurrimin të flasë çfarë i vjen ndër mend, për daljen në rrugë ose për ndihmën e njerëzve në nevojë përmes aksioneve të drejtpërdrejta.
Një nga fushatat që mbështet Maja Sever është “Mjesto pod suncem” (Vend nën diell), një organizatë bamirëse “për fëmijëri me mundësi të barabarta”. Foto nga arkivi privat i Maja Sever-it.
K2.0: Nëse nesër do ta organizonit një protestë që me siguri do të tërhiqte shumë njerëz, çfarë çështjeje me rëndësi të madhe do ta zgjedhnit për ta vënë në qendër të protestës?
Maja Sever: Ka aq shumë gjëra që do të doja t’i ndryshoja! Megjithatë, supozoj që çdokush duhet të niset nga fusha e vet e veprimit, pra do të zgjidhja diçka nga bota e medias dhe gazetarisë.
Jam e gatshme të shpenzoj shumë energji për çështjen e televizionit publik. Besoj se është me rëndësi, pa marrë parasysh faktin që disa nga miqtë dhe kolegët e mi thonë se është e kotë. Nuk është e kotë. Çdo shoqëri duhet të luftojë për televizionin publik, por jo me qëllimin për të pasur licensë televizioni ose për ta ruajtur sistemin e tanishëm me çdo kusht. Nuk është se do të dilnim në rrugë kundër cilitdo menaxhment. Në vend të kësaj, mendoj se ia vlen të luftohet për një model të televizionit që përfshin transmetimin publik dhe një të mirë të përgjithshme.
Sa i përket gazetarisë në përgjithësi, jemi në bisht të sorrës, si në Kroaci ashtu edhe jashtë saj. Tash, gazetarët po fajësohen për çdo gjë: janë bërë cak. Gjithnjë e më pak njerëz kanë besim te gazetarët. Për mua, kthimi i besimit në gazetari është luftë domethënëse — jo për shkak se duhet t’i mbrojmë pozitat ose vendet tona të punës, por sepse gazetaria ësthë e rëndësishme në vetvete.
Informatat e sakta dhe me kohë, si dhe gazetaria hulumtuese që do të vinin në pah shpërdorimet dhe aferat e ndryshme edhe në politikë, edhe në fushat e tjera të jetës janë shumë të rëndësishme për të gjithë. Këtë luftë jemi duke e humbur, edhe pse lidhet me një aspekt qendror. Është diçka së cilës personalisht do t’i kushtoja kohë dhe përpjekje, diçka që meriton energjinë time.
Si janë punët tani sa i përket televizionit publik? Programi juaj “Hrvatska uživo” është anuluar thuajse brenda natës në vitin 2017, paçka se ka qenë i popullarizuar.
Nuk mund të flas për atë se si HRT-ja [Radiotelevizioni kroat] po mbahet për nga aspekti biznesor meqë ende kam kontratë me ta. Sidoqoftë, gjëja për të cilën mund të flas — dhe kjo është diçka që askush nuk mund të më ndalë ta diskutoj — është besimi im te ideja e televizionit publik.
Të gjitha shteteve u duhet televizioni publik, sidomos shoqërive si ne, të ngarkuara me luftë të kohës së shkuar. Një shërbim publik i radios dhe i televizionit duhet t’i kryejë detyrat që i takojnë një transmetuesi publik, pra të qenët i hapur ndaj të gjitha anëve të shoqërisë dhe të gjithë aktorëve shoqërorë, si dhe të raportojë për çdo ngjarje, politikan dhe parti në mënyrë të drejtë dhe të saktë.
Arsyeja përse ende jam në televizion është pikërisht besimi im për transmetimin publik që është i qasshëm për të gjithë, një shërbim transmetimi publik që u shërben të gjithëve: si një teatri të vogël në Viroviticë, ashtu edhe fëmijëve me sëmundje të rralla ose një klubi të futbollit.
Ideja e së mirës së përgjithshme është e rëndësishme për mua në një rrafsh intim dhe personal. Është e rëndësishme për mua dhe duhet të jetë e tillë për gazetarët në përgjithësi. Beteja për një transmetues të tillë vazhdon dhe nuk duhet ta braktisim.
Në maj të vitit 2019, ju jeni zgjedhur presidente e Sindikatës së Gazetarëve Kroatë (SGK), një organizatë që përqendrohet në mbrojtjen e të drejtave themelore shoqërore, profesionale dhe të punës të gazetarëve. Për çfarë lufton sot Sindikata?
Gazetarët po shohin se të drejtat e tyre po dobësohen, ndërsa pasiguria ekzistenciale dhe financiare po çojnë drejtpërdrejt te kufizimi i të drejtave të tyre. Ç’është e vërteta, në mënyrë që të mund të shkruash lirshëm, që të mund ta ngritësh zërin kundër turlifarë “sherifëve” dhe mujsharëve lokalë pa frikë, gazetarët duhet të jenë të sigurt dhe të fuqizuar.
Si presidente e Sindikatës së Gazetarëve Kroatë (SGK), Maja Sever avokon për punën në terren: vizitat e rregullta te kolegët e saj në qytete të tjera. Foto nga arkivi privat i Maja Sever-it.
Siguria e gazetarëve varet nga siguria e tyre ekzistenciale, dijenia se do të paguhen, do të mund ta lajnë borxhin dhe do të mund t’i ushqejnë fëmijët e tyre. Vetëm në këtë pozitë mund të jenë gazetarët të lirë në qëllimet e tyre raportuese.
Në vitin 2018, në kontekst të krizës globale financiare, gazetarët dhe skena mediatike në vend pësoi goditje të rëndë. Më duket se gjysma e gazetarëve ndryshuan karrierën dhe lanë gazetarinë njëherë e mirë. Prej atëherë, gazetaria kurrë nuk është kthyer në vend të vet, as nga ana e të ardhurave, as nga ajo e mbrojtjes. Vetëm dy subjekte mediatike — Radiotelevizioni Kroat dhe Agjencia Kroate e Lajmeve (HINA) — kanë mbajtur marrëveshjet kolektive; para nëntë vjetësh ishin 11 sosh. Marrëveshjet kolektive ë punës janë garanci shtesë se s’do të të dëbojnë nga puna brenda natës, ndërsa edhe nëse pushohesh do të jesh më i mbrojtur.
Përveç kësaj, numri i gazetarëve të pavarur po rritet. Punëdhënësit zakonisht mbështesin kontratat për shërbime dhe punën e pasigurt, për marrjen e punëtorëve të jashtëm dhe për punësimin e të pavarurve në bazë të projekteve. Ndërkaq, punëtorët freelance as që njihen në ligjin tonë. Ata nuk kanë qasje në sigurim shoqëror ose shëndetësor dhe nuk u garantohet paga minimale. Nuk ka asnjë legjislacion që i mbron.
Mendoj që sindikalizmi është mekanizëm përgjithësisht shumë i rëndësishëm, paçka se punëtorët i mbështeten më pak sesa që munden. Në vendet paskomuniste, nocioni i sindikatave dhe i të drejtave të punëtorëve janë shndërruar në diçka të parehatshme; sesi termi “punëtor” është tash i papranueshëm në vetvete. I kemi flakur mënjanë sindikatat, rolin e tyre si ndërmjetëse mes punëtorëve dhe punëdhënësve, detyrën e tyre për të luftuar në të mirë të punëtorëve.
Kur vjen puna te skena e mediave, mendoj se duhet të bëhemi bashkë për ta ndryshuar legjislacionin dhe ndërkohë ta shfrytëzojmë sindikatën më shumë. Qëllimi i Sindikatës së Gazetarëve Kroatë (SGK) është ndryshimi i legjislacionit që lidhet me gazetarët e pavarur dhe ta arrijmë një marrëveshje kolektive në rrafshin kombëtar për të gjithë punëtorët e medias, gjë që do të shërbente si garanci për mbrojtjen e të drejtave të tyre themelore. Kjo është thelbësore jo vetëm për të drejtat e punëtorëve tanë, por edhe për profesionin tonë, për shkollimin tonë dhe për të drejtën tonë që të shkruajmë.
Puna e pasigurt nuk është i vetmi problem që mëkeq gazetarinë kroate. Në maj, Shoqëria e Gazetarëve Kroatë (ShGK) njoftoi se janë dorëzuar së paku 905 padi kundër kompanive mediatike dhe gazetarëve. Ata paralajmëruan se qëllimi i këtyre padive (të quajtura SLAPP — padi strategjike kundër pjesëmarrjes publike) është t’i “frikësojnë gazetarët dhe kompanitë mediatike në mënyrë që të heqin dorë nga temat serioze hulumtuese”. Në çfarë shkalle minojnë këto padi liritë e medias në Kroaci?
Qëllimi i atyre padive ishte pikërisht për të bërë presion dhe për të frikësuar! Nëse një zyrtar publik ngre 40 padi kundër një gazetari, ose nëse një ish-ministër e çon në gjykatë një portal dhjetëra herë, kjo jep një mesazh.
Shpeshherë, paditë e tilla nuk ngriten me qëllim për të fituar, por thjesht për t’i rraskapitur dhe për t’i frikësuar mediat dhe gazetarët, gjë që në fund kufizon lirinë e shtypit.
Maja Sever ngre zërin në përkrahje të të drejtave të punës për të gjithë profesionistët e medias dhe përforcon solidaritetin te anëtarët e Sindikatës. Foto: Sindikata e Gazetarëve Kroatë (SGK).
Nëse flasim për një subjekt mediatik që nuk ka fonde publike sikur HRT-ja, një numër i vogël veprimesh ligjore mund ta detyrojnë të mbyllet për shkak të shpenzimeve të mëdha ligjore dhe kompenzimeve. Për shembull, një uebsajt i pavarur i lajmeve në Shibenik, TRIS — oazë e raportimit të mirëfilltë në atë pjesë të Kroacisë — është dashur ta mbrojë veten disa herë në gjykatë. Në një nga këto raste, një gjykatëse e Gjykatës Supreme i paditi për një “vlerësim” të bërë në një profil gazetar sepse ajo kishte përjetuar “dhimbje mendore”.
Për më shumë, meqë fondet për mediat e vogla jofitimprurëse sikur TRIS-i janë zvogëluar në vitin 2016, si dhe për shkak se Ministria e Kulturës është vonuar me rezultatet e thirrjes së Fondit Shoqëror Evropian për financimin e mediave të komunitetit që ka për qëllim mediat e vogla jofitimprurëse, nuk është fare befasi që e ardhmja e një portali të vogël sikur TRIS-i është në rrezik. Nuk është fare befasi që njerëzit janë të prirur të vetëcensurohen dhe të kenë frikë të shkruajnë për zyrtarët publikë dhe politikanët. Ata frikësohen nga paditë.
Kjo është arsyeja përse Sindikata e Gazetarëve Kroatë këmbëngul për forcimin e Fondit për Pluralizëm të Medias dhe për formimin e një fondi publik për gazetarinë. Kjo do ta hapte rrugën për financimin e raportimit hulumtues dhe dokumentar, gjë që do të thotë se njerëzit do të mund të bënin gazetari hulumtuese pavarësisht nga zhvillimet politike dhe nga përbërja e qeverisë së tanishme. Ata do të mund ta kryenin punën e tyre. Dhe ka më pak prej nesh që bëjnë këtë pikërisht për shkak të problemeve që i folëm deri tash.
Politikanët po ashtu ju kanë bërë presion. Për shembull, në një debat parazgjedhor të mbajtur së fundi, Kryeministri Andrej Plenković nga HDZ [Unioni Demokratik Kroat] ju ka përmendur si person që ka ndihmuar opozitën për organizimin e debatit… çfarë na tregon kjo për qasjen e politikanëve ndaj gazetarëve?
Më është dukur qesharake. Nuk mund t’u besoja veshëve të mi. Mendoj se politikanët thjesht nisen nga vala e mosbesimit të medias, pra kështu dalin në publik dhe pretendojnë që mediat janë fajtore për gjithçka ose se mediat i japin rëndësi diçkaje të caktuar. Kjo funksionon për merak.
Sindikata dhe Shoqëria kanë filluar një fushatë të quajtur “Thjesht përgjigjjuni pyetjes”. Detyra jonë është të shtrojmë pyetje, qofshin të rehatshme ose të parehatshme. Detyra e politikanëve është të përgjigjen, meqë pyetjet tona janë në interes të qytetarëve. Ne jemi zëri i publikut dhe ata duhet ta respektojnë këtë. Fyerja e gazetarëve, adresimi i tyre në mënyrë joformale dhe me emër, ose komentet sikur ato të Kryeministrit Plenković në debat janë krejtësisht të papranueshme.
A e kundërshtojnë njerëzit shpesh aktivizmin apo bindjet tuaja?
Po, njerëzit shpesh më qortojnë se jam aktiviste, edhe pse jo çdo herë në mënyrë të drejtërdrejtë.
Sidoqoftë, mendoj se është e natyrshme që çdo individ të rebelohet kundër padrejtësive ose çdo gjë tjetër që u pengon. Askush nuk mund të ma heqë të drejtën e rebelimit kundër dikujt që pret drurë afër shtëpisë sime vetëm sepse jam gazetare.
Nuk shoh se si jam në kundërshtim me Kodin e Sjelles të HRT-së ose me ndonjë obligim tjetër që lidhet me sjelljen time si gazetare nëse protestoj për të drejtat e grave ose shkoj në një marsh për Ditën e Grave. Ndonjëherë planifikoja të mos raportoja për një demostratë në mëngjes nëse do të merrja pjesë pasdite. Por mendoj se do të ishte në rregul edhe nëse është një protestë që mbahet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ose një protestë kundër dhunës ndaj grave. Nuk besoj se ka ndonjë konflikt interesi.
Kroacia nuk është njohur për njerëzit që dalin në rrugë për të kërkuar ndryshim. Sidoqoftë, në vitet e fundit janë organizuar protesta të shumta dhe ju vetë keni qenë pjesë e tyre. A po ndryshon situata ngadalë? A po angazhohen njerëzit më shumë?
Gjithmonë e kam pasur frymën e protestës brenda meje. Ashtu jam rritur. Mendoj se ky hov i protestës ka ekzistuar gjithmonë, së paku në disa fusha. Pra po, nuk jam e sigurt nëse është duke u rritur. Mendoj se disa grupe njerëzish do të protestojnë gjithmonë — kryesisht në Zagreb dhe në qytete të tjera të mëdha — por problemi është se nuk është askush në shoqërinë tonë që ka aftësinë ta artikulojë mirë një protestë më të madhe. Jemi shumë të fragmentuar.
Nuk e di nëse mediat sociale e kanë përmirësuar apo përkeqësuar situatën. Supozoj që kanë rritur dukshmërinë e disa çështjeve për të cilat njerëzit nuk kanë ditur më parë. Në anën tjetër, mediat sociale shpërndajnë vëmendjen, por kjo nuk më zmbraps aspak.
A mendoni se është e mundur të bashkohen njerëzit brenda një çështjeje më të gjerë, duke ditur se sa e përçarë është shoqëria kroate?
Është e vërtetë që shoqëria jonë është tejet e polarizuar […] Në anën tjetër, edhe pse mbaj opinione të fuqishme, unë nuk jam ekskluzive. E di, duhet të socializohemi dhe të bisedojmë me njerëz nga krahu i djathhtë. Nuk është se nuk kam folur me disa njerëz. A sjellin këto biseda dialog, bashkëpunim dhe ndryshim pozitiv? Po.

Disa ditë më parë, jam pyetur në qoftë se e kam ditur që njerëzit të cilët e organizuan grevën e punëtorëve në kantinën e universitetit të Zarës — të cilën e mbështes plotësisht — janë të krahut të djathtë. Çfarë rëndësie ka në këtë rast?
Mendoj se duhet të diskutojmë gjithçka, por duhet të ekzistojë një kufi. Dhe kufiri do të ishte respektimi i të drejtës së njerëzve për të jetuar normalisht dhe në paqe.
Për të pasur dialog, gjithkush duhet të bëjë lëshime. Është hapësira e ndërmjetme që do të mund të mblidhte njerëz me opinione të ndryshme që nuk duan t’i shkelin të drejtat e të tjerëve në bazë të orientimit seksual, ngjyrës së lëkurës dhe fesë. Jemi tepër të vegjël për të mos folur me njëri-tjetrin.
A lodheni ndonjëherë nga dialogu dhe përpjekjet shpeshherë të pafrytshme?
Ndonjëherë mërzitem, po, sepse mendoj për gjithë ato gjëra që mund t’i bëj në gazetari. Ndonjëherë, kur ka sulme të pista, kur dikush më fyen, më vjen një shtytje të shkoj në ishullin e Përviqit dhe të merrem me bujqësi. Sidoqoftë, kurrë nuk do të lodhesha ose të hiqja dorë deri në pikën që s’do ta bëja më, sepse do ta humbja sensin e qëllimit. Çfarë jemi nëse nuk luftojmë për të bërë ndryshim.
Unë jetoj në qendër të qytetit në Zagreb. Kam blerë dy saksi me lule dhe i kam vënë në hyrje të pallatit tim. Çdo 20 ditë vjen dikush dhe e merr njërën nga to. Pastaj shkoj e blej edhe një. I them komshiut: “E di çfarë? Nuk do të dorëzohem”. Dhe është motoja ime në çdo aspekt të jetës — përfshirë në luftën për gazetari ose kundër padrejtësisë. Pandeh se s’ka ndonjë mundësi tjetër.
A do t’i ndalni ndonjëherë cicërimat e përditshme ku shkruani “mirëmëngjes”?
As që kam ditur si përdoret Twitter-i kur kam bërë llogarinë. Thjesht i kam hyrë dhe ishte shumë qejf. Ndërkaq, jam besëtyte për disa gjëra.
Kur punoja me “Hrvatska uživo”, gjithherë kaloja nëpër rrugën e njëjtë për në punë dhe gjithmonë përshëndetesha njëjtë: “Mirëdita dhe mirësevini në ‘Hrvatska uživo’. Këtë kemi përgatitur për ju sot”.
Publiku mbase nuk e ka vërejtur, por përshëndetja ime ka qenë e njëjta për 14 vjet. Një ditë, një koleg imi shkroi fjalinë me formulim të ndryshuar dhe ma dha ta lexoj. Nuk desha ta komplikoja më tej. Më vonë, kolegu im i dashur që raportonte drejtpërdrejt u sëmur. Ishte tepër stresuese për mua. Prej atëherë, kurrë nuk kam ndryshuar përshëndetjen.
Pjesa në Twitter i takon kategorisë së njëjtë. Frikësohem se do të ndodhë diçka e keqe nëse nuk e cicëroj!
Imazhi i ballinës nga of SNH.