Në thelb | Media

Me objektiv në komunitet

Nga - 08.11.2023

Njihuni me Mergita Hotin, ndër të paktat kameramane në Kosovë

Rreth tetë vjet më parë, në një festë familjare, babait të Mergita Hotit, i cili ishte kameramani i i ngjarjes, iu desh të largohej nga festa për shkak të një tjetër angazhimi. 

Hoti, atëherë 17 vjeç, veç kishte ushqyer kërshëri për profesionin e të atit. Atë ditë, ajo, pa hezituar, e mori në dorë kamerën dhe me të, vazhdoi të përjetësojë momentet e festës.

Prej asaj feste, Hoti nuk iu nda kamerës. Sot, ajo është ndër të paktat në Kosovë e ndoshta e para në vendlindjen e saj, Gjakovë, që ushtron profesionin e kameramanes –– profesion që ende me të madhe mbizotërohet nga burrat. 

Pas objektivit të kamerës, ajo dokumenton çështje dhe tema lokale , që shpesh kalojnë pa u vënë re nga mediet më të mëdha në vend. Kohën e mbetur ia kushton një lloj tjetër dokumentimi. Ajo dhe kamera e saj janë aty — në secilin aheng të komunitetit të saj.

Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi vetëm e K2.0.

A jeni kurreshtarë ta dini se si financohet gazetaria që prodhojmë? Klikoni këtu për të mësuar më shumë.