Në thelb | Shëndeti mendor

Mes miteve dhe paragjykimeve për shëndetin mendor

Nga - 08.09.2020

Vazhdon stigmatizimi i personave me telashe mendore në Bosnjë e Hercegovinë.

Në Bosnjë e Hercegovinë, personat që përballen me çrregullime të ndryshme mendore detyrohen që në të njëjtën kohë të përballen me paragjykime të shumta nga njerëzit përreth. Ashtu si plot të tjerë, një grua që kishte përjetuar depresion e sulme paniku për një kohë gjatë jetës tregon se nuk gjeti shumë mirëkuptim nga rrethi i saj. 

Ndonëse viteve të fundit është rritur rrjeti i profesionistëve të shëndetit mendor dhe i organizatave e shërbimeve që ofrojnë mbështetje, ka ende vend për ndryshime në mënyrë që njerëzit të mos ngurrojnë për të kërkuar ndihmë. 

Kjo video është prodhuar nga Diskriminacija (Bosnjë e Hercegovinë) me mbështetjen e Internews në kuadër të projektit Forcimi i Mediave të Pavarura në Evropë dhe Euroazi (Strengthening Independent Media in Europe and Eurasia — SIMEE).