Monografitë

Zinat tona tematike elektronike

Të Drejtat e Njeriut


K2.0 ju sjell artikuj thelbësor si pjesë e ciklit të parë të Bursës së Gazetarisë për të Drejtat e Njeriut. Këto tetë tregime i theksojnë realitetet e ashpra dhe të shkelura të atyre që zhvlerësohen, përjashtohen dhe abuzohen në Kosovë. Shpresojmë se këto tregime do ta kthejnë vëmendjen tek çështjet që deri tani nuk janë adresuar dhe të shërbejnë si thirrje për veprim nga zyrtarët qeveritarë dhe anëtarë të komunitetit.

E kaluara, tani


Të kaluarës s’ke ku t’i ikësh! Sidomos kur krimet janë aty. K2.0 vrojton periudhën e pasluftës nëpër të gjithë Ballkanin Perëndimor: Si kanë luftuar viktimat për drejtësi dhe si institucionet kanë dështuar kundrejt tyre; si janë përpjekur politika, arsimi dhe përkujtimi t’i shpëtojnë helmit të viteve ‘90; dhe si pajtimi vazhdon të jetë i largët.

Shëndeti


K2.0 vendos sistemin e shëndetësisë të Kosovës nën mikroskop, duke u përqendruar në disa prej problemeve më themelore dhe sfidave që do vijnë. Nga shëndetësia publike vs private, te medikamentet me çmime të shumëfishuara (dhe të cilat mund apo mund të mos funksionojnë) dhe mbledhja e fondeve për trajtim… Me çfarë përballen me të vërtetë kosovarët kur u rrezikohet shëndeti?

Kosova X


K2.0 ju çon në një udhëtim dhjetëvjeçar që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, duke u zhytur në nostalgjinë e vitit 2008 dhe duke përfytyruar mundësitë distopike të vitit 2028. Shtjellojmë mënyrën se si politikat botërore e kanë formësuar Kosovën, dhe se si ky shtet i pavarur e ka formësuar shoqërinë civile dhe shoqërinë në përgjithësi. Çfarë është krijuar për sportistët, artistët dhe rininë? A jemi sot më të barabartë? A është Kosova laike? A ka mundësi të ikjes? Mësoni më shumë këtu.

Zgjedhjet lokale 2017


K2.0 thellohet në një analizë lokale të zgjedhjeve komunale të tetorit të vitit 2017. Çka bëjnë komunat tona për ne? Si mund t’i angazhojnë ato qytetarët që këta të jenë krenarë me vendbanimet e tyre? Cilat janë sfidat me të cilat përballen ato? Dhe çka bëjnë qytetarët - mirë apo keq - kur komunat nuk funksionojnë si duhet?

Të drejtat e LGBTI


K2.0 i nxjerr në shesh proceset e daljes haptas, përvetësimit të një gjinie tjetër, përballjes me interseksualitetin dhe tejkalimin e paragjykimeve. I hedhim një vështrim historisë së lëvizjes LGBTI dhe njerëzve të cilët luftojnë për të drejtat e barabarta në Kosovë dhe në rajon, dhe analizojmë legjislacionin për të parë se çka mungon për mbrojtjen e të drejtave LGBTI njëherë e përgjithmonë.

Zgjedhjet 2017


K2.0 po i shqyrton me kujdes qasjet specifike të partive politike ndaj çështjeve kyçe si: arsimi, punësimi, barazia gjinore, energjia elektrike dhe ambienti, kultura, sporti, të drejtat LGBT, korrupsioni, sigurimet shëndetësore dhe ushtria. Në këtë raportazh informativ, përveç analizave e pikëpamjeve, i përfshijmë edhe shkrimet e lexuesve tanë në blogs.

Sport


K2.0 analizon  përvojën e re të sportit në Kosovë. Po ndalemi pak për të festuar, duke iu hedhur një sy  sukseseve të para të kësaj epoke të re. Analizojmë mjedisin transformues të sportit kosovar, infrastrukturën, drejtuesit dhe financat e sportit kosovar.  Dhe takohemi me yjet e së nesërmes, Hajde të luajmë.