Mos e prek: Artisti

  • Kronikë dhe fotografi nga ngjarja
  • Dje kishim një grup shumë të mirë të artistëve, arkitektëve, dizajnerëve, dhe veçanërisht të qytetarëve të rinj, që u mblodhën për të diskutuar për uzurpimin e paligjshëm të ndërtesave të pabanuara, mundësitë për qytetin, dhe punën kolektive, në evenimentin tonë "Mos e Prek - Artisti". Ata shkëmbyen mendime shumë të mira me njëri tjetrin së bashku me folësit tonë: Liburn Aliu, prej departamentit të Planifikimit Urbanistik të Komunës së Prishtinës; Rron Tresi, arkitekt dhe anëtar aktiv i European, dhe Rrita Pula, arkitekte dhe anëtare e një projekti për krijimin e një qendre artistike në Prishtinë. Moderator ishte Bekim Ramku, nga Java e Arkitekturës në Prishtinë. Iu falenderojmë juve për pjesëmarrje aktive dhe Tetë 8 që na ndihmuan në krijimin e një mjedisi të rehatshëm dhe mirëpritës për kulturën në rezistencë!

  • Rreth kësaj bisede
  • A i shikoni ndonjëherë ndërtesat e shumta të braktisura në Prishtinë dhe mendoni për potencialin e tyre? A imagjinoni se si mund të ishin përdorur? A përfytyroni diçka më produktive që mund të përmbajnë brenda katër mureve të tyre përpos rrënoja e mbeturina? Edhe ne, kështu që duam të flasim për këtë.

    Eja dhe na u bashkangjit të enjten me 4 shkurt në 7pm, në 8 Tetë (Shkolla e Moçme).

    Folësit e listuar më poshtë do t’i përcjellë një diskutim.

    Moderator: Bekim Ramku, kryetar i Javës së Arkitekturës së Prishtinës.

    Folësit:
    Liburn Aliu, departamenti i Planifikimit Urbanistik të Komunës së Prishtinës.
    Rron Tresi, arkitekt
    Rrita Pula, arkitekte
    ———————————————————————–
    Prishtina ka tepër shumë hapësira të braktisura dhe të papërdorura – private e edhe publike. Ka edhe një komunitet të madh dhe të shumëllojshëm të artistëve, prej dizajnerëve te performuesit, piktorët, artistët konceptual, prodhuesit e filmave, fotografët etj. Çfarë mund të marrim nëse i vendosim të dyja elementet në të njejtin ekuacion? Në shumë vende rreth botës, komuniteti artistik ka rol shumë të rëndësishëm në krijimin e hapësirave të reja, ose më konkretisht, në ripërdorimin e ndërtesave të vjetra dhe të braktisura ku rrëfenjat sociale dhe politike haptas sfidohen nëpërmjet një atmosfere të lirë, kreative dhe liberale. Për më tepër, shumë workshope, publikime, punime artistike dhe diskutime joformale që janë mbajtë në Kosovë vitet e fundit sfiduan çështjen e përdorimit (dhe keqpërdorimit) të hapësirës. Si mund të ndihmojnë institucionet publike në këtë çështje? Dhe më me rëndësi, si mund të punojë komuniteti artistik drejt interesave të përbashkët?

    Duam t’i ftojmë të gjithë artistët, aktivistët, kalimtarët e rastit, dhe këdo tjetër që është i/e interesuar në fillimin e veprimit për këtë çështje, të diskutojnë haptas okupimin jo të ligjshëm të hapësirave të pabanuara, hapësirat me potencial, përfshirjen e komunitetit artistik, dhe mundësitë e reja për një Prishtinë më lozonjare. K

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    7:00 pm

    Place:

    8 Tetë (Shkolla e Moçme)

    Date:

    05/02/2015