S`fundmi | Art

Ndikimi i artit/filmit në luftimin e pabarazisë gjinore

Nga - 23.05.2019

Kosovo 2.0 sjell filmin “Tri dritare dhe një varje’’ për të nisur diskutimin e parë në kuadër të Programit të Lokomotiva.

Përmes Lokomotivës, Kosovo 2.0 me anë të mjeteve artistike synon të përfshijë të rinjt e të rejat në diskutimin kuptimplotë rreth gjinisë, etnisë, religjionit dhe racës.

Diskutimin tonë të parë lidhur me temën e gjinisë do ta nisim me shfaqjen e filmit ‘’Tri dritare dhe një varje’’. Fabula e filmit në regji të Isa Qosjes, është e vendosur në një fshat tradicional të Kosovës, një vit pas përfundimit të luftës, ku njerëzit përpiqen të rindertojnë jetërat e tyre. Por, normaliteti i këtyre përpjekjeve ndërpritet kur merret vesh se disa gra të fshatit ishin përdhunuar gjatë luftës.

Stigmatizimi dhe përjashtimi që u bëhet protagonisteve, viktima të dhunës seksuale, në film përkon me realitetin e trishtë kosovar që nga viti 1999. Dhuna seksuale në cilëndo formë shpesh ëshrë vet rezultat i pushtetit të pabarabartë në mes burrave dhe grave, i paracaktuar nga vet strukturat patriarkale. Por, mediumi i filmit gjithnjë ka sfiduar dhe vënë në pikëpyetje pabarazitë e tilla, prandaj edhe kemi vendosur që projektimi i filmit të shërbejë si pikënisje për diskutimin rreth ndikimit të artit/filmit në luftimin e parabarazisë gjinore.

Diskutimit tonë do t’i bashkangjiten:

  1.  Irena Cahani- Në rolin e Lushes te filmi ‘’Tri dritare dhe një varje’’
  2.  Adelina Berisha- Koordinatore për Avokim pranë ‘’Rrjeti i Grave të Kosovës’’
  3. Sibel Halimi- Sociologe

Ky diskutim do të moderohet nga Ajete Kërqeli- Bashkëthemeluese e OJQ ‘’Shtatëmbëdhjetë’’.

Ju ftojmë të bashkangjiteni në ngjarjen tonë më 31 maj 2019, në Hapësirën e Kosovo 2.0. Filmi do të shfaqet prej orës 16:30, kurse diskutimi vazhdon prej orës 18:00.

Do të ketë përkthim të diskutimit në gjuhën angleze.K

Kjo ngjarje mundësohet me mbështetjen e Prince Claus Fund.