Tani që zgjedhjet kanë mbaruar dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka publikuar rezultatet zyrtare, e kemi një ide më të qartë se si do të duket mandati i ri i Kuvendit të Kosovës.
Ajo që është e qartë është se dy partitë opozitare, Vetëvendosje (VV) dhe LDK, kanë fituar dhe – tani për tani – do ta kenë shumicën e ulëseve në Kuvend, edhe pse me apelet dhe betejat ligjore që po vazhdojnë, konfirmimi i aritmetikës finale të kuvendit duhet të presë.
Por, me rezultatet zyrtare që përfshijnë listën me deputetët e sapozgjedhur, një pjesë tjetër e figurës bie në vend. Dhe një inspektim më i afërt sjell më shumë qartësi për drejtimin e rrugëtimit të secilës parti si dhe disa fakte interesante.
Kush janë deputetët e rinj dhe kush janë ish-deputetët që nuk ia dolën të zgjedhen kësaj radhe? Kush janë gratë më të votuara në këto zgjedhje dhe sa prej grave deputete u zgjodhën pa ndihmën e kuotës gjinore?
Kush është mbajtësi i ri i rekordit me numër të votave dhe kujt ia zuri këtë pozitë? Cili është numri dy më i votuar në historinë e zgjedhjeve në Kosovë? Cilët kandidatë morën individualisht më shumë vota sesa partitë qeverisëse së bashku?
Çka na tregojnë këto zgjedhje për garën e mundshme për kryeqytetin në zgjedhjet lokale të vitit 2021?
Çfarë thonë numrat?
Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe kandidati i saj për kryeministër — dhe sipas të gjitha gjasave kryeministri i ri i Kosovës — triumfoi dyfish. Përveçse e udhëhoqi partinë e tij drejt fitores së parë, vendosi rekord të ri për vota personale, me 183,868 vota në tërësi.
Kësisoj ai e theu rekordin e presidentit aktual, Hashim Thaçi, i cili në zgjedhjet e vitit 2014 kishte marrë 166,422 vota si kandidat i PDK-së për kryeministër. Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, me 176,000 vota personale gjithashtu e theu rekordin e Thaçit.
VV-ja ishte afër thyerjes së një rekordi tjetër. Glauk Konjufca, i cili ishte numri dy në listën e VV-së për deputetë, ishte kandidati i dytë në listë që pranoi më së shumti vota — 72,775 — për pak sa rekordi prej 75,689 votash i Fatmir Limajt kur garoi si kandidat i PDK-së në zgjedhjet e vitit 2010. Konjufca fitoi pothuajse dyfish më shumë vota se koalicioni parazgjedhor i përbërë nga Nisma, AKR dhe PD.
Përkundër shumë zërave dyshues, Vjosa Osmani ishte kandidatja për kryeministre me mbështetjen më të madhe nga votuesit e partisë së saj.
Albulena Haxhiu nga VV-ja mori 46,861 vota ose rreth 15 herë më shumë sesa në 2010 kur u zgjodh pasi kandidoi për herë të parë. Haxhiu ishte kandidatja e tretë më e votuar e VV-së, por siguroi më shumë vota se secili kandidat i dytë më i votuar nga partitë e tjera në parlament.
Një statistikë tjetër me rëndësi është përqindja e votave për kandidatët për kryeministër në proporcion me votat e përgjithshme të secilës parti përkatëse.
Përkundër shumë zërave dyshues, Vjosa Osmani ishte kandidatja për kryeministre me mbështetjen më të madhe nga votuesit e partisë së saj, duke siguruar mbështetje personale nga 85% e elektoratit të LDK-së. Albin Kurti fitoi mbështetje nga 83% e elektoratit të VV-së, ndërsa Kadri Veseli fitoi mbështetje nga 82% e elektoratit të PDK-së.
Ramush Haradinaj i mori 78.35% të votave të përgjithshme për AAK-PSD, duke u bërë kësisoj lideri shqiptar me përqindjen më të ulët të përkrahjes në mesin e votuesve të partisë së vet. Do të thotë, 1 në 4 ose 5 votues të AAK-së vendosi të mos e votonte liderin dhe kandidatin e tyre për kryeministër.
Ramush Haradinaj fitoi 78% të votave të përgjithshme për koalicionin AAK-PSD, që e bënë liderin me mbështetjen më të vogël nga votuesit e listës së partisë së tij. Kjo do të thotë se gati një në katër votues të AAK-së vendosi të mos votojë për kandidatin për kryeministër.
Sidoqoftë, fakti që e gjithë fushata u përqendrua në fjalimet e kandidatëve për kryeministër dhe në polemikat mes tyre, si dhe fakti që secili lider politik shqiptar mori së paku tri të katërtat e votave nga elektoratet e partive përkatëse, janë dëshmi të varësisë së vazhdueshme të partive politike në figurat e tyre udhëheqëse.
“E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë…”
Në kryeveprën e tij “Wilhelm Tell”, poeti i madh gjerman Friedrich Schiller e shkroi këtë varg të famshëm. Ngjashëm, poeti i madh shqiptar, Migjeni, shkroi: “Na të birtë e shekullit të ri, që plakun e lamë në ‘shejtnin’ e tij”.
Natyrisht, do të ishte e tepruar të thuhet se këto zgjedhje do të sjellin ndryshime revolucionare në partitë politike, por është e dukshme që çdo parti politike e ka përjetuar një element të përmbysjes. Në masë të madhe, elektorati vendosi ta ndëshkojë “të vjetrën” — më shumë në kuptimin e jetëgjatësisë në skenën politike sesa në moshën e vërtetë — dhe t’i shtyjë përpara përfaqësuesit e një brezi të ri politik.
Pesëdhjetë e gjashtë përqind e grupit të paraparë parlamentar të LVV-së përbëhet nga figura të reja pasi që duket se partia do të ketë 18 deputetë të rinj. Ish-deputetët Ismail Kurteshi, Sami Kurteshi, Shemsi Syla dhe Xhelal Sveçla, ndër të tjerë, mbesin jashtë.
Kërkesat për ndryshime brenda PDK-së janë të dukshme në përjashtimin e disa figurave të shquara të partisë.
Diçka tjetër që bie në sy në listën e re të deputetëve të VV-së është numri i madh i aderimeve të reja në parti, njerëz që ishin bashkuar në parti vetëm disa muaj para se të zgjedheshin. Për më tepër, disa prej tyre performuan shumë mirë — Hekuran Murati fitoi mbi 23 mijë vota, Haki Abazi 16 mijë, Yllza Hoti 15 mijë, Mefail Bajqinovci mbi 14 mijë, Labinot Demi mbi 13 mijë, Hajrulla Çeku mbi 12 mijë, e kështu me radhë.
Në mesin e 20 deputetëve më të votuar të LDK-së janë 15 deputetë të cilët ose janë zgjedhur për herë të parë, ose janë perceptuar si pjesë e gjeneratës së re reformuese të LDK-së, pavarësisht se ishin deputetë më parë.
Përjashtimi më befasues nga grupi i paraparë parlamentar i LDK-së është ai i Ismet Beqirit, sekretar i përgjithshëm i partisë dhe ish-kryetar i Prishtinës. Shumë nga figurat e tyre të reja politike, të cilat kryesisht u promovuan nga drejtuesi i partisë Veseli, arritën të zgjedhen për herë të parë.
Pavarësisht se u zgjodhën figura të reja si Uran Ismaili, Eliza Hoxha, Abelard Tahiri, Besa Ismaili dhe Kujtim Gashir, ish-drejtorët e sektorëve të ndryshëm të Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës (SHIK) Elmi Reçica, Ferat Shala dhe Fatmir Xhelili gjithashtu do të jenë pjesë e grupit parlamentar të partisë.
c, përfshirë Xhavit Halitin, Rrustem Mustafën-Remin dhe Ramë Bujën.
Elektorati i AAK-së ishte më konservatori kësaj radhe. Vetëm tre emra të rinj do të jenë në mesin e 13 deputetëve të paraparë të AAK-së: Albena Reshitaj, Gazmend Syla dhe Arbër Tolaj. Ndërkohë, Ahmet Isufi, Burim Ramadani, Gazmend Abrashi dhe Muharrem Nitaj mbetën jashtë.
PSD, e cila do të jetë partia e pestë në Kuvend, do të ketë vetëm një deputete, Natyra Kuçi, poashtu pjesë e gjeneratës së re, ndërsa figura të shquara si udhëheqësi i partisë Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj dhe Visar Ymeri nuk arritën të sigurojnë ulëset.
Koha për ta rritur kuotën gjinore?
Këto zgjedhje vërtetuan se gratë po njihen gjithnjë e më shumë nga elektorati, me 26 nga 39 deputete të reja të zgjedhura drejtpërdrejt pa u mbështetur në kuotën 30%, sipas Albert Krasniqit, analist i procesit zgjedhor. Kjo paraqet rritje të konsiderueshme nga dy vjet më parë, kur 17 gra u zgjodhën pa kuotë.
Të gjitha 11 deputetet e LVV-së u zgjodhën pa ndihmën e kuotës gjinore. Në krahasim me legjislaturën e fundit, vetëm njëra — Drita Millaku — nga gjashtë ish-deputetet e LVV-së që kandiduan për rizgjedhje nuk u rizgjodh në mandatin e ri.
PDK është partia me shumicën e deputeteve të zgjedhura me mbështetjen e kuotës gjinore (gjashtë nga tetë), ndërsa tri nga katër deputetet e AAK-së u mbështetën në kuotën gjinore për t’u zgjedhur, ashtu si deputetja e vetme e PSD-së. Shtatë deputete të LDK-së u zgjodhën drejtpërdrejt, ndërsa dy hynë në Kuvend duke u mbështetur në kuotë.
Janë përforcuar argumentet e atyre që thonë se 30% nuk mjafton për të siguruar përfaqësim të barabartë gjinor.
Befasi tjetër në këto zgjedhje ishte performanca e kandidatëve për deputetë nga komuniteti serb. Personi më i votuar nga Lista Srpska (Lista Serbe) është grua, Jasmina Dedić, e cila fitoi 19,703 vota — 34% e votave të përgjithshme të partisë së saj. Dy nga tre kandidatët më të votuar të Listës Serbe janë gra, duke e lënë udhëheqësin e listës së kandidatëve, Igor Simić, në vendin e katërt.
Megjithëse kishte akoma deputete që kishin nevojë për kuotën gjinore për t’u zgjedhur, me trendin që më shumë e më shumë po kalojnë pa nevojën e saj, janë përforcuar argumentet e atyre që thonë se 30% nuk mjafton për të siguruar përfaqësim të barabartë gjinor.
Por, cilat janë gratë më të votuara në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës?
Vjosa Osmani (LDK) është shumë përpara në krye të listës, e ndjekur nga Albulena Haxhiu (LVV) me 46,000, Mimoza Kusari (LVV / Alternativa) me mbi 22,000, Saranda Bogujevci (LVV) me mbi 18,000, Marigona Geci (LDK) ) me mbi 17,000 dhe Yllza Hoti (LVV) me mbi 14,000.
Gruaja më e votuar e PDK-së, Eliza Hoxha siguroi mbi 9,000 vota, e ndjekur nga Ariana Musliu me mbi 8,000, ngjashëm me gruan më të votuar të AAK-së, Time Kadriaj.
Befasitë e (pa)këndshme
Procesi kishte shumë befasi.
Një nga befasitë ishte që aq shumë kandidatë që ishin në 20 vendet e para të listave të partive përkatëse nuk arritën të zgjedhen.
Nga lista “100% Kosova” e AAK-PSD, vetëm 75% e 20 kandidatëve të parë — 10 nga AAK dhe 5 nga PSD — nuk arritën të zgjedhen, megjithëse kjo mund të shpjegohet pjesërisht nga fakti se koalicioni mori vetëm 13 deputetë dhe nga performanca përgjithësisht e dobët e PSD-së. Ishte befasuese për shumëkë që PSD-ja pati fuqi ta kalojë pragun, duke siguruar një ulëse në momentet e fundit.
Suksesi dhe dështimi i kandidatëve të AAK-së tregon se afërsia personale me bazën ishte më e rëndësishme sesa renditja në listën e kandidatëve.
Sasia e ekspozimit në media të kandidatëve dhe trajnimi i tyre profesional duket se ka qenë faktor i rëndësishëm për votuesit e VV-së.
Tridhjetë përqind e 20 kandidatëve të parë të LDK-së nuk u zgjedhën, përfshirë Ismet Beqirin, Valon Murtezajn, Besa Gaxherrin, Fidan Rekaliun, Vlora Dumoshin dhe Florian Dushin. Duket se votuesit i kanë preferuar kandidatët që i perceptojnë si reformatorë.
Njëzet kandidatët e parë të VV-së dhe PDK-së u ndanë pak më mirë, por 20% nga secila parti megjithatë nuk ia dolën të zgjedhen.
Xhelal Sveçla i VV-së ishte i nënti në listën e partisë së tij, por nuk arriti të zgjedhet, njësoj si Taulant Kryeziu, Avni Zogiani dhe Ismail Kurteshi. Sasia e ekspozimit në media të kandidatëve dhe trajnimi i tyre profesional duket se ka qenë faktor i rëndësishëm për votuesit e VV-së.
Valon Murati ishte numri pesë në listën e PDK-së, por nuk arriti të zgjedhet, mbase për faktin se është drejtuesi i Lëvizjes për Bashkim (LB), e cila hyri si pjesë e listës së PDK-së. Safete Hadërgjonaj, gjithashtu nuk arriti të rizgjedhet, ndërsa të porsaardhurit në parti, Butrint Batalli dhe Migjen Kelmendi, gjithashtu nuk u zgjedhën, meqë si duket përkatësia e mëparshme në një parti tjetër ose bashkimi i vonshëm në PDK nuk priten mirë nga votuesit e PDK-së.
Dështimi i Nismës dhe partnerëve të koalicionit që ta kalojnë pragun zgjedhor mund të ishte parë si befasi nga shumëkush para zgjedhjeve, edhe pse me ankesat në pritje, mund të ketë një befasi tjetër nëse koalicioni e kalon pragun përmes rinumërimit.
A u hodhën zaret për kryetarin e ri të kryeqytetit?
Duket se në këto zgjedhje ”u hodhën zaret” për zgjedhjet e ardhshme lokale, sidomos për kreun e kryeqytetit.
Në fakt, megjithëse zgjedhjet e ardhshme lokale parashihet të mbahen në vjeshtën e vitit 2021, disa parti politike tashmë i kanë paraqitur kandidatët e tyre për kryetar të Prishtinës, ndërsa të tjerët nuk i kanë mohuar spekulimet nëpër media për emrat e mundshëm.
Por, si u ndanë nga këto zgjedhje disa prej kandidatëve të mundshëm për të parin e kryeqytetit?
Në VV, Arben Vitia, ish drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës për të cilin flitet se mund të jetë kandidat i partisë për kryetar të kryeqytetit më 2021, fitoi 11,415 vota në Prishtinë më 6 tetor. Dy ish-drejtorë të tjerë brenda Komunës, Liburn Aliu dhe Saranda Bogujevci, fituan respektivisht 6,515 dhe 5,211 vota.
“Ma bëtë të qartë drejtimin e angazhimit tim politik.”
Lumir Abdixhiku, LDK
Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës më 2017, Arban Abrashi, më 6 tetor i fitoi 6,799 vota në kryeqytet, kurse Lumir Abdixhiku i fitoi 10,168. Në fakt, pasi KQZ-ja publikoi rezultatet, Abdixhiku, duke falënderuar votuesit e tij në Prishtinë në veçanti, deklaroi: “Ma bëtë të qartë drejtimin e angazhimit tim politik”. Zëdhënësi i Partisë Besian Mustafa fitoi 6,553 vota.
Në PDK, Uran Ismaili, kandidati zyrtar i partisë për kryetar të kryeqytetit në zgjedhjet e vitit 2021, fitoi 7,110 vota në Prishtinë, ndërsa Abelard Tahiri fitoi 2,903, Memli Krasniqi 2,382, dhe Eliza Hoxha 2,554. Me kandidatin zyrtar që ka marrë shumë më pak vota se rivalët e mundshëm, dhe kandidatët e tjerë potencialë që nuk kanë arritur të marrin 3,000 vota, nuk duket se do të ketë gjasa që PDK të jetë garuese serioze pas dy vitesh.
Lista e AAK-PSD, me këtë të fundit që udhëheq Komunën e Prishtinës, fitoi pak vota në kryeqytet. Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, fitoi vetëm 1,698 vota, ndërsa Visar Ymeri fitoi 1,339, dhe ish nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ishte kandidati më i votuar i PSD në kryeqytet me 1,776 vota. Duke marrë parasysh që Ahmeti ka udhëhequr Prishtinën për gjashtë vitet e fundit dhe ende ka marrë kaq pak vota nga qytetarët e Prishtinës, duket pothuajse e pamundur që kryetari i PSD-së ta sigurojë mandatin e tretë.
Nga radhët e AAK-së, përveç kryetarit të partisë Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj (1.800), Brahim Mehmetaj (1,221), Besnik Tahiri (1,209) dhe Bekë Berisha (1200) gjithashtu morën vota në Prishtinë por jo mjaftueshëm për të sugjeruar se do të jenë forcë politike në kryeqytet dikur së shpejti. K
Feature image: Atdhe Mulla / K2.0.