Në thelb | Roma

Në teatrin rom

Nga - 08.04.2024

Dita Ndërkombëtare e Romëve me aktorët/et e teatrit rom.

Teatri rom, që mban emrin e dramaturgut të ndjerë rom Nexhip Menekshe, u themelua në vitin 1989. Tash e dy vjet shfaqjet e tij luhen në hapësirat e Kino “Lumbardhi” në Prizren meqë Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”, ku teatri zhvillonte aktivitetin e vet është ende në renovim. 

Të dielën, në ato hapësira u dha premiera e shfaqjes “Funny Money”, me autor Ray Cooney dhe regjisor Deniz Dadale. Komedia është një rrëfim i aventurave të Henry Perkins, një personazh që përjeton ngjarje të papritura pasi gjen një çantë të mbushur me para në një situatë të çuditshme në metro.

Repriza do të shfaqet sot, më 8 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Sejnur Veshall, drejtor artistik i teatrit, me nostalgji kujton fillet e aktivizmit të tij në teatrin rom, r që në klasën e parë, kur siç thotë ai “nisi edhe aktivizmi im për çështjet e komunitetit tonë”.

Javën e kaluar, K2.0 ndoqi provat për shfaqjen “Funny Money” dhe kaloi kohë me ekipin e teatrit dhe shfaqjes. Të gjithë të angazhuarit/at mbanin më shumë se veç kapelën e aktorit/aktores. Asnjëri/a nuk e kishte profesion aktrimin. Ishin aktorë/e, por edhe producent/e. Aktorë/e, por edhe skeonografë/e, edhe përkthyes/e, edhe fotografë/e. Mbi të gjitha, të gjithë aktorët/et ishin edhe aktivistë.

Hapësirat punuese të teatrit janë të integruar në studion e radios së vetme rome, Radio Romano-Avazo. E njëjta hapësirë strehon edhe bibliotekën rome, e cila ndonëse e vogël, ruan përmbledhje të rëndësishme për historinë dhe kulturën rome. Në të gjendet edhe Monografia e Teatrit Rom, e botuar në vitin 2019, në 30-vjetorin e themelimit të teatrit.

“Përpos dëshirës, u bë edhe obligim”, thotë Veshalli për punën që teatri rom “Nexhip Menekshe” bën për ta ruajtur gjuhën dhe kulturën rome. 

Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Melisa Menekshe, aktiviste e shoqërisë civile, e diplomuar në infermieri. Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Shenoll Qylanxhi, fotograf/kameraman, studion për produksion dhe njihet si një ndër aktorët më të shquar në komedi. Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Gynesh Veshall, aktiviste e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, është angazhuar në teatër që nga klasa e parë. Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Melisa dhe Gyneshi janë të vetmet gra në teatrin rom. Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Gjynejt Kallo, student në Fakultetin e edukimit për Gjuhë Turke. Editor i zërit ne radion "Romano Avazo”, skenograf i shfaqjes i cili po i përfundonte detajet e fundit skenike. Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Fatmir Menekshe, qe luan karakterin e Sllejtër ne shfaqjen “Funny Money” njëkohësisht edhe Drejtor i OJQ Durmish Aslano. Ai ka diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe është përkthyes i të gjitha shfaqejeve në gjuhën rome. Është pjesë e teatrit që 20 vjet. Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Sejnur Veshall, drejtor artistik i teatrit “Nexhip Menekshe”. Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Benjamin Menekshe ka diplomuar në Komunikimin masiv/Produksion dhe vazhdon ta studiojë dramaturgjinë. Përveç aktrimit, ai është përgjegjës për pjesën multimediale të organizatës.Në këtë fotografi është i rrethuar me posterat e shfaqjeve që inskenuan, pjesa dërrmuese e së cilave janë shkruar nga babai tij, dramaturgu Nexhip Menekshe, emrin e të cilit e mban teatri rom. Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0
Fotografia: Majlinda Hoxha/K2.0

Fotografitë: Majlinda Hoxha / K2.0.

Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi vetëm e K2.0.

A jeni kurreshtarë ta dini se si financohet gazetaria që prodhojmë? Klikoni këtu për të mësuar më shumë.

Në Kosovo 2.0, përpiqemi të jemi shtyllë e gazetarisë së pavarur e me cilësi të lartë, në një epokë ku është gjithnjë e më sfiduese t’i mbash këto standarde dhe ta ndjekësh të vërtetën dhe llogaridhënien pa u frikësuar. Për ta siguruar pavarësinë tonë të vazhdueshme, po prezantojmë HIVE, modelin tonë të ri të anëtarësimit, i cili u ofron atyre që e vlerësojnë gazetarinë tonë, mundësinë të kontribuojnë e bëhen pjesë e misionit tonë.