Sytë u kthyen kah Shqipëria verën e vitit 2006, kur artisti i mozaikut Saimir Strati hyri në librin e rekordeve Guinness. Gozhdë pas gozhde, ai kishte krijuar portretin e Leonardo da Vincit, në tetë metra katrorë. Ky ishte veç rekordi i parë. Ai ndër vite, deri në vitin 2019, ka thyer gjithsej 11 rekorde.
Studion modeste, ku punon përditë e ka në Tiranë, mirëpo Strati shëtit gjithandej botës në koloni arti apo ekspozita të shumta. Edhe pse bota e njeh si një prej mozaicistëve më të mirë, puna e tij nuk gjendet e ekspozuar as në Galerinë e Arteve të Shqipërisë e as nuk ka një sallë ku t’i ekspozojë veprat, për të cilat shquhet gjithandej.
Arsyen për këtë nuk e di as ai.
Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi vetëm e K2.0.
A jeni kurreshtarë ta dini se si financohet gazetaria që prodhojmë? Klikoni këtu për të mësuar më shumë.