PA-PA-PAVARËSIA? – KOSOVA X

  • Kronikë dhe fotografi nga ngjarja
  • Të mërkurën, më 28 shkurt, K2.0 organizoi Bisedën e Shkurtër të rradhës për të reflektuar mbi dhjetë vitet e fundit të Kosovës si shtet.

    E moderuar nga kryeredaktorja e K2.0, Besa Luci, panelistët Agon Maliqi, Artan Mustafa dhe Jeta Rexha filluan diskutimin, për t’i dhënë hapsirën edhe të tjerëve të kyçen në bisedë.

    Fotografitë: Majlinda Hoxha / K2.0.

  • Rreth kësaj bisede
  • Bashkohuni me ne për një diskutim të hapur mbi dhjetë vite pavarësi!

    Vallja e Rugovës e Rita Orës dhe ekipit të saj mund t’i ketë mbushur bateritë tona — të paktën e 300.000 prej nesh — për pak kohë. Por, tani që zhurma ka përfunduar dhe zëri është ulur, ne dëshirojmë të ju ftojmë të merrni frymë thellë para se të reflektojmë së bashku për shtetin tonë.

    Përderisa Kosova fillon dekadën e re si shtet i pavarur, temat e vjetra vazhdojnë të jenë kryefjala kryesore në realitetin kosovar. Papunësia, emigrimi, korrupsioni, njohjet e integrimi ndërkombëtar janë disa nga temat që e kanë ndjekë Kosovën që nga viti 2008, dhe vazhdojnë të jenë sfidë për të vazhduar përpara.

    Ju ftojmë të merrni pjesë në një diskutim të hapur se si politikat botërore e kanë formësu Kosovën; a mund të bëhemi pjesë e shoqërisë civile… apo duhet të regjistrohemi diku? Çka është kriju për sportistët, artistët dhe rininë? A jemi sot më të barabartë? A është Kosova laike? Si do të duket Kosova në vitin 2028? A jemi duke shkuar drejt një distopie të dhimbshme apo kosovarët do marrin përsipër pavarësinë?

    Për me e nisë diskutimin kemi ftu:

    – Artan Mustafën (studiues i politikave sociale),
    – Jeta Rexhën (aktiviste),
    – Agon Maliqin (konsulent i politikave publike),
    – Sibel Halimin (sociologe)

    Kryeredaktorja e K2.0, Besa Luci do ta moderojë këtë diskutim.

    Pijet prej neve, për me ju nxitë me fol.

    Të mërkurën, më 28 shkurt, nga ora 18:00 @ Dit’ e Nat’ – Mos e leni pa ardhë!K

    Foto kryesore: Majlinda Hoxha.

  • Shikojeni këtë edicion tani
  • LIVE: Diskutimi "Pa-pa-pavarësia". #Kosova10Nëse dëshironi të kyçeni në bisedë, ju lutemi t'i adresoni pyetjet tuaja këtu.

    Posted by KOSOVO 2.0 on Wednesday, February 28, 2018

  • Rreth folësve/eve
  • Time:

    6:00 pm

    Place:

    Dit’ e Nat’

    Date:

    28/02/2018