Në thelb | COVID-19

Pandemia goditi artet: a do të vazhdojë shfaqja?

Nga - 17.09.2021

Dritat u fikën në sektorin e artit dhe kulturës në Kosovë në vazhdën e pandemisë.

Kufizimet fillestare të mbylljes së pranverës së vitit 2020 ishin pengesat e para. Me kufizimet e vazhdueshme për ngjarjet me prani fizike, shumë institucione dhe vende kulturore po përpiqen të mbijetojnë. Sponsorizimet e pasigurta, financimi i dobët publik dhe sfidat e tjera po e bëjnë të vështirë jetesën për punëtorët dhe organizatat e pavarura të artit.

Si ndikoi COVID-19 në ngjarjet dhe festivalet kulturore gjatë gjithë pandemisë? A kanë qenë në gjendje këto institucione ta rikthejnë audiencën e tyre në rihapjet e fundit? Çfarë ka bërë qeveria për ta ndihmuar mbijetesën e sektorit të kulturës? Dhe si po organizohen punonjësit e kulturës në gjetjen e një mënyre për të vazhduar?

 

 

 

 

 

 

Kjo video është prodhuar mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e projektit “Qytetarë Angazhohuni”, që realizohet nga Kosovo 2.0 në partneritet me Institutin GAP. Përmbajtja e kësaj videoje është përgjegjësi e vetme e Kosovo 2.0 dhe Institutit GAP dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.