S`fundmi | Bisedë e Shkurtë

“Përtej”: Dy dekada të bashkëpunimit alternativ

Nga - 22.06.2018

Të enjten, datë 28 qershor, nga ora 17:30 në Qendrën Multimedia.

Kanë kaluar dy dekada që nga ekspozita “Përtej” e artistëve kosovarë, që u mbajt në vitin 1997 në Beograd. Tani, një libër që shqyrton natyrën dhe format e bashkëpunimit kulturor mes sferave të pavarura kulturore të Kosovës dhe Serbisë gjatë 20 viteve të fundit do të lansohet.  

I quajtur “Rasti i Studimit Përtej”, libri ofron një kronologji të ngjarjeve kryesore politike që kanë ndikuar në të dy shtetet, një kronologji kulturore e bashkëpunimeve të ndryshme që kanë ndodhur në mes kulturës së pavarur dhe botës së artit në të dyja shoqëritë, si dhe fragmente të intervistave me disa figura kyçe.

Ne dëshirojmë ta vazhdojmë diskutimin, për të pyetur se a kanë kontribuar këto bashkëpunime në ndërrim të diskursit të përgjithshëm në të dyja shoqëritë. A mund të bëhen këto pretendime? Cilat çështje kanë qenë në fokus të artistëve? A kanë arritur ngjarjet kulturore të shkojnë përtej diskutimeve të marrëdhënieve politike në mes të dy shteteve?

Për ta nisur diskutimin, të ftuar janë:

  • Shkëlzen Maliqi, filozof, kritik i artit dhe kurator i Përtej ‘97
  • Borka Pavicevic, dramaturg, aktivist kulturor dhe drejtor i CZKD-së
  • Aleksandar Pavlovic, studiues dhe hulumtues i marrëdhënieve serbo-shqiptare
  • Jeton Neziraj, dramaturg dhe drejtor i Qendrës Multimediale
  • Lura Limani, kryeredaktore e Prishtina Insight

Diskutimi do të moderohet nga kryeredaktorja jonë Besa Luci dhe fotografja Majlinda Hoxha. Bashkohuni me ne të enjten, më 28 qershor, në orën 17:30 në Qendrën “Multimedia”. Pijet prej neve, për me ju nxitë me fol.

Diskutimi do të ketë përkthim në gjuhën angleze dhe shqipe. Mos e leni pa ardhë!

Publikimi “Rasti i Studimit Përtej” është pjesë e projektit “Përtej/Beyond/Preko 20 Vite”, një bashkëpunim në mes Kosovo 2.0 dhe Center for Cultural Decontamination (CZKD). Publikimi është mbështetur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), brenda kornizës së projektit të Delegacionit të BE – EU/IPA (Përkrahës i shoqërisë civile) dhe Ambasada e Zvicrës në Beograd. Diskutimi është i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED).K

Foto kryesore: Majlinda Hoxha / K2.0.