Në thelb

Përtej vetes

Nga - 04.04.2024

Rrëfimet frymëzuese të aktivisteve/ëve nga Ferizaji.

Aktivistët e aktvisitet kudo nëpër Kosovë shpeshherë kanë marrë mbi supe detyra të vështira e të pazgjidhura prej strukturave qeveritare, qofshin lokale a qendrore. Duke operuar në ambiente sfiduese, ata e ato kanë parë e shohin përtej vetes, teksa të mirën e përjetojnë si diçka që duhet të jetë e qasshme për të gjithë, barabartë. 

Me këtë në qendër të gjithçkaje që bëjnë, aktivistet e aktivistët sfidojnë çdo pengesë që i largon qytetarët/et nga kjo qasje. Në të kuptuarit e tyre se çka do të thotë qytetar/e hyjnë sidomos ata e ato që shpesh shtypen, përjashtohen e nuk dëgjohen. Përmes kanaleve të ndryshme, prej kolektiveve, organizatave jo-qeveritare, nismave individuale e komunitare deri te angazhimi partiak — të rinjtë e të rejat vazhdimisht gjejnë e krijojnë forma për të folur, për të ngritur zërin e për ta bërë jetën në komunitet më të mirë.

Për dokumentarin “Përtej vetes”, K2.0 përqendroi objektivin e kamerës te aktivistet/ët e Ferizajit, të cilat/ët përditë angazhohen kundër rrymave që përpiqen të heshtin kritikën — për të mirën publike. Dëgjoni rrëfimet frymëzuese të Fortuna Hazirit, Ardian Sadikut e Elsa Aliut dhe mësoni për udhën që ato/ata kanë zgjedhur për ta bërë qytetin e tyre më të jetueshëm.

Ky dokumentar mbështetet nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë. Pikëpamjet e paraqitura në të nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës.