Kushtet e Punës
Në nëntor, Kosovo 2.0 do organizojë një konferencë për liritë e mediave, inovacionin, komunitetin dhe qëndrueshmërinë. Konferenca do t’i mbledhë deri në njëqind gazetarë dhe redaktorë nga Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Bosnja & Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, si dhe folës të ftuar prej vendeve të ndryshme të botës. Kjo konferencë është në mesin e konferencave më të mëdha të mediave që organizohen në rajon, dhe jemi krenarë të lajmërojmë që sivjet do të mbahet në Kosovë.
Konferenca do të mbahet prej 19 deri më 22 nëntor, 2019.
Përmes kësaj konference ne synojmë:
– Të promovojmë sinergji dhe bashkëpunim në mes e entitetesh mediale lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, duke krijuar hapësirën e nevojshme ku përfaqësuesit e mediave mund të shkëmbejnë biseda domethënëse me potencial tw shndwrohen nw bashkëpunime në të ardhmën;
– Të frymëzojmë për zgjidhje të reja për qëndrueshmërinë e mediave në rajon në të ardhmen, duke krijuar një platformë për diskutime rreth zgjidhjeve dhe për ndarje të përvojave me modele të ndryshme me njëri-tjetrin si dhe me partnerë progresivë ndërkombëtarë;
– T’i pajisim gazetarët dhe redaktorët konvencionalë me vegla dhe njohuri që i mundësojnë atyre të prodhojnë formate të reja mediale që janë ndërvepruese dhe angazhuese, me qasje të ndjeshme ndaj komuniteteve të tyre.
Me qëllim që të ftuarve të konferencës t’u ofrohet ndihma e nevojshme, mbështetja dhe mikpritja para arritjes, gjatë qëndrimit dhe deri te largimi i tyre, ne po kërkojmë një Koordinator/e të Konferencës.
Koordinatori/ja i/e Konferencës do të jetë përgjegjës/e:
– Për ta krijuar listën e pjesëmarrësve të konferencës, në bashkëpunim me ekipin e projektit të K2.0;
– Për të gjetur detajet e kontaktit për të gjithë pjesëmarrësit dhe për t’i kontaktuar ata;
– Për të përgatitur ftesa të veçanta për secilin pjesëmarrës;
– Për ta mirëmbajtur një sistem të qartë që i shënon konfirmimet, kohët e udhëtimeve dhe detajet tjera në lidhje me arritjen, qëndrimin dhe shkuarjen e pjesëmarrësve;
– Për ta organizuar dhe mbikëqyrur menaxhimin e akomodimit të vizitorëve dhe udhëtimeve të tyre, përfshirë këtu rezervimin e të gjitha fluturimeve;
– Për të ofruar mbështetje të menjëhershme dhe të vazhdeshme për të gjitha kërkesat për informata nga pjesëmarrësit gjatë gjithë kohës, në të gjitha situatat;
– Për t’i ndihmuar të gjithë pjesëmarrësve kur aplikojnë për viza; për t’u dhënë atyre informata të hollësishme në lidhje me kërkesat; për t’i përgatitur ftesat dhe për t’u siguruar që të gjithë pjesëmarrësit i kanë të gjitha dokumentet e nevojshme për të aplikuar për viza (në ato raste në të cilat është e nevojshme) brenda afateve kohore;
– Për t’u siguruar që përmbushen të gjitha kërkesat e pjesëmarrësve në lidhje me udhëtimet e tyre nga aeroporti/pika e arritjes e deri te salla e konferencës dhe anasjelltas;
– Për t’i mirëpritur të gjithë pjesëmarrësve gjatë qëndrimit të tyre dhe për t’i adresuar me kohë të gjitha pyetjet e tyre në lidhje me orientimin, objektet, lokacione dhe çështjet tjera;
– Për të qenë pika kryesore e kontaktit për të gjithë pjesëmarrësit para arritjes dhe gjatë qëndrimit të tyre;
Kandidati/ja ideal/e për këtë rol:
– Është mirëpritës/e dhe gjithmonë i/e gatshëm/me për të ndihmuar;
– Është shumë i/e organizuar;
– Është shumë komunikativ/e dhe të jetë i/e pasionuar për punën;
– Përgjigjet në çdo kohë, është fleksibil/e dhe i/e qasshëm/me
– Është i/e aftë për të gjetur zgjidhje shpejt për problemet që dalin ndërkohë;
– Paraqitet gjithnjë në mënyrë profesionale;
– Ka plot energji dhe aftësi për të kryer detyra të ndryshme dhe komplekse nën presion;
– Ka sy të mirë për detaje.
Përvoja/aftësitë e kërkuara:
– Diplomë baqellors/masters në Komunikim, Shkenca Sociale, Menaxhment apo ndonjë fushë tjetër relevante.
– Gjuhët: Rrjedhshmëria në gjuhën shqipe dhe angleze është thelbësore. Njohuria e gjuhës serbe është aset, megjithatë nuk e kërkuar.
– Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit.
– Të paktën dy vjet përvojë me organizimin dhe/apo drejtimin e ngjarjeve, marrëdhënie me publikun, apo ndonjë fushë tjetër të ngjashme;
– Njohuri për mediat në Kosovë dhe rajon; njohuria dhe/ose përvoja paraprake e punës me media vlerësohet shumë;
Orari i punës: Orar i plotë. Aplikanti/ja duhet të jetë fleksibil/e dhe i/e aftë për t’u përgjigjur ndaj pyetjeve sa më parë.
Data e fillimit: Sa më parë
Periudha: Shtator – Dhjetor
Për të aplikuar, klikoni këtu.
Afati për aplikim: 8 shtator 2019.
Të gjithë aplikantët do të lajmërohen në lidhje me procesin e përzgjedhjes.K