S`fundmi | Punë

Po kërkojmë: Menaxher/e i/e Projektit

Nga - 01.12.2023

Apliko tani për t’iu bashkuar organizatës sonë inovative mediale.

A je i/e pasionuar pas nismave kreative, ideve të reja dhe avokimit? A mendon se pikëpamjet e reja, bashkëpunimi dhe mësimi i vazhdueshëm mund të sjellin ndryshim në shoqëri? A je i/e dhënë pas detajeve si dhe ke aftësi t’i menaxhosh proceset e ndërlikuara? Nëse po, ti mund jesh personi që po e kërkojmë!

Si publikim multimedial, që shtrihet në të gjithë rajonin dhe përtej, gazetaria jonë mbështetet nga projekte të ndryshme, që përqendrohen në prodhimin gazetaresk, ngjarjet, programet për ngritje të kapaciteteve apo më shumë. Këto nisma sigurojnë që KOSOVO 2.0 të mbetet një platformë ku qytetarët/et aktivë/e mund t’i shprehin shqetësimet, shpresën dhe idetë e tyre, duke u përpjekur të gjejnë zgjidhje për çështjet shoqërore, qofshin të mëdha apo të vogla. Menaxheri/ja i/e Projektit luan rol qenësor për t’u siguruar që ne t’i arrijmë këto qëllime.

Kjo është mundësi e shkëlqyer për dikë me përvojë në aspekte të ndryshme të menaxhimit të ciklit të projekteve, që dëshiron të jetë pjesë e gazetarisë dhe medies përparimtare dhe që do të luajë rol vendimtar në suksesin dhe rritjen e vazhdueshme të organizatës sonë.

Po kërkojmë një Menaxher/e të Projektit që t’i bashkohet ekipit tonë dhe të ndihmojë në realizimin e programeve tona dinamike.

Pozita: Menaxher/e i/e Projektit
Orari: 40 orë në javë (orar i plotë)
Vendi: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 8 Janar 2023
Fillimi i punës: Janar/shkurt, 2024

Përgjegjësitë:

  • Të menaxhojë projektet e caktuara, përfshirë përgatitjen e raporteve narrative të progresit dhe atyre përfundimtare, komunikimin e drejtpërdrejtë me donatorët e caktuar dhe mbikëqyrjen e të gjitha detyrave dhe obligimeve që lidhen me projektet, në koordinim me menaxheren e programit.
  • Të kontribuojë në mbledhjen e fondeve të organizatës përmes zhvillimit të projekteve dhe shkrimit të propozimeve.
  • Të mbështesë, kur është e nevojshme, ekipet e redaksisë dhe të prodhimit në organizimin e ngjarjeve, aktiviteteve dhe programeve për ngritje të kapaciteteve të organizatës.
  • Të sigurohet që puna e K2.0 të përputhet me kërkesat e vazhdueshme të projekteve.
  • Të marrë pjesë në zhvillimin strategjik të organizatës, duke u përqendruar në efikasitetin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e programeve të K2.0. Kjo përfshin inovacionin programatik, sistemimin, si dhe monitorimin, vlerësimin dhe mësimin.
  • Të mbajë sisteme të qarta organizative dhe të gjurmojë të dhëna dhe informacione përkatëse rreth projekteve të zbatuara.

Kandidati/ja i/e duhur për këtë pozitë duhet të jetë:

  • I/e organizuar dhe i/e sigurt në menaxhimin e njerëzve dhe projekteve;
  • Ka aftësi të shkëlqyera në të shkruar, si dhe aftësi për t’i kthyer shpejt idetë në projekte të plota dhe për ta komunikuar në mënyrë efektive ndikimin e tyre.
  • Dëshmon menaxhim të shkëlqyer të kohës dhe burimeve.
  • I/e orientuar drejt zgjidhjeve dhe i/e qëndrueshëm/me, i/e pa frikësuar prej aspekteve administrative të menaxhimit të ciklit të projektit.
  • Iu përmbahet afateve dhe kryen detyrat nën presion.
  • Është komunikues/e i/e shkëlqyer, i/e saktë dhe fleksibël.
  • I/e vetë-motivuar dhe i/e pasionuar për të kontribuuar në mënyrë proaktive në rritjen e organizatës.
  • I/e mirëinformuar për zhvillimet aktuale në gazetari, medie dhe çështjet e të drejtave të njeriut.
  • Shfaq nivel të lartë profesionalizmi kurdo që përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja që kërkohet:

  • Diplomë Bachelor/Master në fushën përkatëse, si gazetari, marrëdhënie ndërkombëtare ose menaxhment;
  • Së paku tri vjet përvojë në menaxhimin dhe zbatimin e projekteve dhe programeve komplekse në OJQ;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze në të shkruar;
  • Gjuhët: Flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze (gjuha serbe është plus, por jo kusht).

Për të aplikuar, kliko këtu, deri të enjten, më 21 dhjetor 2023. Në aplikim ju lutem bashkëngjitni:

  • C.V.;
  • Letër motivimi, duke theksuar përvojën në menaxhimin e ciklit të projektit;
  • Emrat dhe detajet e kontakteve të dy personave që K2.0 mund t’i kontaktojë për të marrë referencë.

Ju lutemi dërgoni dosjen tuaj të aplikimit ekskluzivisht në anglisht.

Kosovo 2.0 është punëdhënës me mundësi të barabarta. Ne jemi të përkushtuar të ofrojmë një vend pune ku nuk ka vend për diskriminim dhe ngacmim bazuar në racë, ngjyrë, fe, moshë, seks, origjinë kombëtare, aftësi të kufizuar, orientim seksual, identitet gjinor ose çdo status ose karakteristikë tjetër të mbrojtur me ligj. Vendimet e punësimit bazohen në kualifikimet, meritat dhe nevojat e K2.0. Ne inkurajojmë në mënyrë aktive aplikimet nga kandidatë/e të të gjitha prapavijave për të siguruar që kemi një fuqi punëtore që pasqyron diversitetin e komuniteteve, të cilave u shërbejmë.

 

Imazhi i ballinës: Ferdi Limani / K2.0.