S`fundmi | Punë

Po kërkojmë: Menaxher/e të financave

Nga - 10.03.2020

Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e ekipit tonë dinamik.

A keni dëshirë të punoni në një ekip dinamik? A jeni të organizuar dhe të vëmendshëm ndaj detajeve? A ju shkon për dore puna me financa dhe administratë?

K2.0 po kërkon një menaxher/e financiare me orar të plotë për ta plotësuar ekipin tonë novator medial.

Personi që do ta punësojmë do të punojë nga afër me Drejtoreshën dhe Menaxheren e Programit për t’i mirëmbajtur dhe zhvilluar procedurat efektive financiare dhe administrative. Do të punojë gjithashtu me pjesën tjetër të stafit për t’u siguruar që gjithmonë të zbatohen politikat dhe procedurat financiare të K2.0.

Po kërkojmë një koleg/e të përgjegjshëm/me, proaktiv/e dhe të aftë për të gjetur zgjidhje. Nëse jeni të 

interesuar, ju lutemi të na kontaktoni.

Pozita: Menaxher/e i/e financave

Orari: 40 orë në javë (orar i plotë)

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: E diel, 22 mars 2020

Data e fillimit të punës: Prill 2020

 

Përgjegjësitë:

Të ruajë shënimet financiare të organizatës dhe të mirëmbajë buxhetet;
Të sigurohet që kontratat për procedurat e prokurimit janë në pajtueshmëri me ligjet në fuqi dhe rregulloren e brendshme;
Të përgatisë buxhetet për financimin e projekteve në bashkëpunim me Drejtoreshën dhe Menaxheren e Programit dhe të mbikëqyrë implementimin e projekteve në aspektin finaciar;
Të përgatisë raporte finaciare për raportime te donatorët dhe për aplikime, në bashkëpunim me Menaxheren e Programit;
Të marrë pjesë në takime organizative, të mbajë shënime për statusin financiar të projekteve dhe të koordinojë komunikimin ndërmjet Drejtoreshës, Menaxheres së Programit dhe organizatave partnere apo financuese;
Të mbajë shënime mbi ndryshimet e kontabilitetit të të dhënave të organizatës në librin kryesor dhe në librat shtesë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;
Të sigurojë që metoda e zhvlerësimit të pajisjeve dhe aseteve të organizatës aplikohet sipas normave të kontabilitetit dhe ligjit;
Të mbikëqyrë arkën e organizatës;
Të plotësojë formularët e taksave, bilancin e taksave dhe llogaritjet tjera që duhet të dorëzohen në ATK, në përputhje me afatet ligjore;
Të mirëmbajë arkivin e dosjeve të organizatës sipas ligjeve në fuqi dhe kërkesave të donatorëve;
Të zbatojë politikat dhe procedurat e organizatës për buxhetin dhe financat;
Të zbatojë autorizimin e pagesave për organizatën;
Të përgatisë raporte financiare për auditimin e projekteve dhe për auditimin e përgjithshëm të organizatës.

Kandidati/ja ideal/e:

– Ka aftësi të shkëlqyeshme të menaxhimit të kohës dhe kryerjes së disa detyrave njëkohësisht;
– Është entuziast/e, fleksibil/e dhe i/e orientuar drejt gjetjes së zgjidhjeve;
– Ka aftësi të punojë brenda afateve kohore dhe të performojë detyra nën presionin e një ambienti dinamik;
– Është komunikues/e i/e shkëlqyeshëm/me;
– E motivon veten dhe ka pasion për të kontribuar në rritjen e organizatës;
– Është shumë profesional/e në të gjitha rastet kur përfaqëson K2.0.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

– Diplomë baçelor/master në Banka dhe Financa, Kontabilitet, Ekonomi apo ndonjë fushë tjetër relevante;
– Të paktën tri vjet përvojë pune në financa, preferohet në sektorin joqeveritar;
– Përvojë pune me Quickbooks;
– Aftësi të mira të gjuhës së shkruar angleze.

Për të aplikuar ju lutem klikoni këtu, deri të dielën, më 22 mars 2020. Përfshini të dhënat në vijim:

  • CV-në;
  • Letrën e motivimit;
  • Emrat dhe kontaktet e dy personave të cilët K2.0 mund t’i kontaktojë për referencë.

Të gjithë kandidatët do të kontaktohen.K