S`fundmi | Punë

Po kërkojmë: Menaxher/e të Komunitetit

Nga - 21.12.2022

Apliko tani për të punuar me ekipin e K2.0.

A je i/e interesuar rreth rritjes dhe zhvillimit të medias? A i përcjell zhvillimet në industrinë e medias? A ke ide për zgjerimin e audiencës dhe ndikimit? Nëse po, dëshirojmë që t’i bashkohesh ekipit tonë në Kosovo 2.0. Për momentin po kërkojmë një person të talentuar dhe entuziast për t’iu bashkuar ekipit tonë si Menaxher/e Komuniteti.

Në këtë pozitë, do të kesh rol vendimtar për të na ndihmuar në rritjen e audiencën dhe rrjetit tonë të kontribuesve, duke ruajtur dhe krijuar komunitetin e lexuesve dhe kontribuesve të K2.0. Nëse e ke pasion gazetarinë dhe je në kërkim të një mundësie dinamike dhe pune shpërblyese, të ftojmë të aplikosh për këtë pozitë.

Detajet kryesore:

Pozita: Menaxher/ i/e komunitetit

Orari: Me orar të plotë (preferueshëm)

Vendi: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: 10 janar 2023

Fillimi i punës: Shkurt

Përgjegjësitë përfshijnë:

  • Mbajtjen dhe krijimin e komunitetit të lexuesve dhe kontribuesve të K2.0 përmes aktiviteteve online dhe fizike;
  • Udhëheqjen e aktiviteteve strategjike që synojnë ta rrisin shtrirjen dhe ndikimin e përgjithshëm të K2.0;
  • Identifikimin e audiencave të synuara dhe hartimin e strategjisë për rritjen e audiencës;
  • Monitorimin, gjurmimin dhe raportimin rreth komenteve dhe reagimeve online;
  • Hartimin dhe zbatimin e fushatave për rritje;
  • Asistimin në zbatimin e strategjisë së mediave sociale të K2.0;
  • Përditësimin e vazhdueshëm me trendet strategjike në media.

Kandidati/ja ideal/e do të jetë: 

  • I/e mirë-informuar për tema dhe çështje aktuale në fushat tona të mbulimit;
  • Miqësor/e, social/e dhe me vetë-iniciativë;
  • I/e mirë-organizuar, i/e aftë për të menaxhuar projekte të shumta në të njëjtën kohë;
  • I/e vetë-motivuar dhe pasionuar pas gazetarisë cilësore dhe etike;
  • Anëtar/e pozitiv/e dhe fleksibil i/e ekipit.
  • I/e mirë-informuar për mediat përkatëse dhe tendencat e mediave sociale.

Aftësitë/përvoja e kërkuar:

  • Komunikues/e i/e shkëlqyer;
  • Aftësi në përdorimin e produkteve të Google Drive në mënyrë të organizuar;
  • Aftësi në përdorimin e Excel në mënyrë të organizuar dhe për t’i komunikuar të dhënat dhe statistikat në mënyrë të qartë;
  • Njohuri profesionale të nivelit të lartë të gjuhës angleze;

Ju lutem aplikoni këtu, deri më 10 janar 2023 dhe përfshini:

  • C.V. (në gjuhën angleze);
  • Letër motivimi (në gjuhën angleze)
  • Shembuj të mëparshëm të fushatave apo iniciativave informuese, nëse keni;
  • Emri dhe informacioni i kontaktit të dy personave që K2.0 mund t’i kontaktojë për një referencë.

 

Të gjithë aplikuesit do të njoftohen rreth statusit të aplikimit të tyre.

Imazhi i ballinës: Arrita Katona / K2.0