K2.0 është në kërkim të një personi kreativ/e dhe ambicioz/e që do të angazhohet në mirëmbajtjen dhe krijimin e imazhit së revistës.
Dizajneri/ja do të punojë brenda departamentit tonë vizual dhe multimedial, i cili është gjithnjë në rritje. Jemi duke kërkuar një dizajner/e të talentuar për të punuar përkrah fotografëve dhe producentëve të videove për të na ndihmuar t’i prezantojmë në mënyrë sa më kreative programet dhe përmbajtjet dinamike të revistës K2.0.
Nëse jeni person i/e kreativ/e, profesional/e, i/e shkathët, i/e gjindshëm/me, me dëshirë për të punuar, duam të dëgjojmë prej ju!
Dizajner/e Grafik/e
Orari: Orar i plotë
Lokacioni: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim: 9 qershor, 2021
Data e fillimit të punës: Qershor
Përgjegjësitë:
- Dizajnimi i materialeve promovuese dhe atyre të vizibilitetit për të gjitha ngjarjet / aktivitetet / programet e K2.0, të cilat përbëhen, por nuk kufizohen në: postera për ngjarje, banera, fletore, stilolapsa, logot, çanta, fotot për GIF, kornizat e fotografive për programet K2.0 dhe biografitë e folësve, USB, banerat e fotografive në rrjete sociale, fletëpalosjet, broshurat dhe materialet e tjera promovuese në varësi të nevojave për promovim për secilin aktivitet;
- Ueb dizajn për nevoja të uebsajteve të organizatës.
- Ilustrimi i përmbajtjes pamore për blogje, pikëpamje, reportazhe, ngjarje dhe detyra tjera që i cakton Redaktorja Menaxhuese.
- T’iu përgjigjet nevojave të ndryshme të dizajnimit siç kërkohet nga ekipi përkatës K2.0.
- Bashkëpunimi i afërt me ekipin multimedial për prodhim dhe bashkëveprimi me redaktorët dhe ekipin e programeve;
- Kryerja e hulumtimeve relevante dhe prodhimi i ideve, modeleve dhe stileve të reja me ekipin e dizajnit;
- Përgatitja e drafteve finale sipas kërkesave dhe përgatitja e skicave të përafërta për miratim;
- Garantimi i arritjes së standardeve të kualitetit për dizajnet e shtypura;
- Mësimi dhe përdorimi i programeve kompjuterike dhe teknikave të reja të dizajnit;
Kërkesat dhe kualifikimet
- Të ketë përvojë 2-3 vjecare në fushën e dizajnit grafik (preferohet përvoja dhe njohuria në fushën e shtypit / printit)
- Portfolio me punime të kryera;
- Njohuri të gjërë me redaktim të imazheve dhe përdorim të programeve kompjuterike për skica digjitale, si Photoshop, Indesign, Adobe Illustrator, Adobe XD etj.;
- Aftësi të forta estetike dhe konceptuale;
- Aftësi për të bashkëpunuar me efikasitet dhe brenda afateve të caktuara kohore.
Për të aplikuar ju lutem klikoni këtu, deri të mërkurën, më 9 Qershor, 2021, duke përfshirë:
– CV
– Portfolion.K
Imazhi i ballinës: Majlinda Hoxha / K2.0.
Kushtet dhe kerkesat e juaja i keni specifiku, e te ardhurat personale pse nuk specifikohen ju lutem
desha te pyes nese keni mundesi te vija te beja praktik per dizajn grafik tek ju