A jeni të pasionuar për media të pavarura dhe të cilësisë së lartë? A jeni specialist/e në produksion dhe post-produksion të videove?
Jemi duke kërkuar një Redaktor/e për Video që do të na ndihmojë t’i zgjerojmë përmbajtjet tona në formate të ndryshme multimediale.
Personi që e punësojmë do të punojë nga afër me redaksinë për të krijuar video dinamike për çështje sociale, qeverisje dhe drejtësi, të drejta të njeriut dhe kulturë. Gjithashtu do të zhvillojë në mënyrë kreative përmbajtje që angazhojnë shikuesit me video të shkurtëra (teasers), video shpjeguese, të formatit të gjatë dhe formate të tjera inovative.
Kjo është një mundësi interesante për video-krijuesit që duan të jenë pjesë e gazetarisë progresive dhe cilësore gjersa zgjerojmë produksionin tonë multimedial.
Detajet kyçe:
- Pozita: Redaktor/e për Video
- Vendi: Prishtinë
- Lloji i kontratës: 40 orë në javë/me orar të plotë
- Afati i fundit për aplikim: E dielë, 4 prill 2021
- Data e fillimit: 15 prill.
Përgjegjësitë:
- Të bëjë punë të pavarur si dhe punë ekipore për të krijuar dhe zhvilluar përmbajtje kreative multimediale (audio/video) për revistën online të K2.0;
- Të bashkëpunojë afërsisht me Menaxherin e Produksionit dhe Ekipën për Video që të ndihmojë në krijimin e përmbajtjeve multimediale;
- Të planifikojë xhirimet; të hulumtojë, të përzgjedhë dhe të rezervojë lokacionet e xhirimeve;
- Të xhirojë video dhe të incizojë audio në terren, dhe të asistojë me xhirime në studio;
- Të montojë xhirimet dhe incizimet audio, të krijojë dhe shtojë grafikat statike dhe lëvizëse, të titrojë, të shtojë muzikën/narracionin, të menaxhojë mediat dhe arkivojë projektet mediale;
- Të bëjë live-stream të gjitha ngjarjet e K2.0;
- Të xhirojë ngjarjet dhe programet e K2.0 dhe të përgatisë video-materialet për publikim;
- Të mbledhë dhe ruajë incizimet për video-produksion dhe arkiv;
- Të asistojë në ngjarje promocionale të Kosovo 2.0 dhe me çështje ad hoc.
Kandidati/ja ideal/e:
- Posedon aftësi teknike për video, audio dhe post-produksion;
- Punon brenda afateve kohore;
- Ka karakter dinamik dhe të organizuar, me aftësi për të prioritizuar ngarkesën e punës;
- Ka sy të mprehtë për detaje;
- Ka aftësi për të zhvilluar dhe krijuar projekte, përfshirë gjatë punës nga larg;
- Ka aftësi për të toleruar stresin dhe punën efektivisht edhe kur është nën presion.
Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:
- Përvojë pune me Adobe Premiere Pro, Adobe After Effects dhe aplikacione të tjera të Adobe Creative Cloud;
- Përvojë në xhirim të videove të cilësisë së lartë (preferohet edhe me audio);
- Gjuha e folur: Rrjedhshmëri në gjuhën shqipe; preferohet edhe në gjuhën angleze;
- Aftësi të shkëlqyera të komunikimit;
- Ndonëse kjo lëmi e punës nuk kërkon kualifikime formale, do të keni mundësi më të mira nëse mbani diplomë në një nga këto drejtime: komunikim masiv, produksion, studime mediale, teknologji informative dhe studime audiovizuale. Nëse nuk keni diplomuar në degët e lartpërmendura por keni përvojë praktike, mos ngurroni të aplikoni.
Për të aplikuar, ju lutem klikoni këtu dhe dërgoni aplikacionin tuaj deri të dielen, 4 prill, duke përfshirë:
- CV-në tuaj
- Portfolion tuaj (apo vegëza të punimeve të mëparshme në YouTube, Vimeo etj.) Ju lutemi specifikoni rolin e juaj në secilin produksion.
- Një letër të shkurtër ku shpjegoni pse mendoni se jeni të përshtatshëm për këtë pozitë.
Foto kryesore e huazuar dhe përshtatur nga Instituti Britanik i Filmit.